Fillo me pse, si udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë

Titulli: Fillo me pse, si udhëheqësit e mëdhenj frymëzojnë këdo që të veprojë
Titulli i origjinalit: Start With Why
Autor: Simon Sineku
Botues: Shtëpia Botuese Minerva
Përkthyes: Granit Zela

Pse e bëni atë që bëni?

Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses?

Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit Wright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme.

Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE.

Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?

Të fillosh me PSE funksionon si me bizneset e mëdha, ashtu dhe me ata të vegjël, si në botën jofitimprurëse, ashtu dhe në politikë. Ata që fillojnë me PSE nuk manipulojnë kurrë, vetëm frymëzojnë. Dhe njerëzit i ndjekin jo sepse janë të detyruar, por sepse duan. Duke marrë nga histori të vërteta në fusha të ndryshme, Sinek thur një vizion të qartë të asaj që duhet për të udhëhequr dhe frymëzuar. Ky libër është për këdo që do të frymëzojë të tjerët, ose këdo që do të gjejë dikë për t’u frymëzuar.

Vlerësime për librin:

“Libri Fillo me pse është një nga librat më të dobishëm dhe të rëndësishëm që kam lexuar prej vitesh. I thjeshtë dhe i qartë, na tregon se si liderët duhet të udhëheqin. E rekomandoj!” —William Ury, bashkautor i Getting to Yes; bashkëthemelues i Programit Mbi Negocimet në Harvard Law School

“Fillo me pse ndezi zjarrin brenda meje. Ky libër mund t’ju çojë në nivele përsosurie të cilat nuk i keni menduar kurrë të arritshme”. —Gjeneral Chuck Horner, shef i aeroplanmbajtëses, operacioni Desert Storm

“Fillo me pse ofron një alternativë të thjeshtë dhe pragmatike për të qenë një lider i madh. Çdo histori do t’ju bëjët’i shihni gjërat nga njëperspektivëkrejt tjetër. Njëperspektivëqënukështëasgjëmëpak se e vërteta”. —Mokhtar Lamani, ish-ambasador, emisar i veçantë në Irak, vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara

“Libri Fillo me pse do t’ju bëjë ta rivlerësoni biznesin tuaj. Është një libër i shkëlqyer dhe godet në shenjë. Do t’ju frymëzojë”. —Howard Putnam, ish-CEO, Southwest Airlines; folës dhe autor i The Winds of Turbulence

“Fillo me pse është një zbulim i rëndësishëm dhe depërtues i asaj që ndan kompanitë dhe liderët e mëdhenj nga pjesa tjetër. Shumë liderë (dhe autorë) e kërkojnë autenticitetin në vendin e gabuar – Sinek ju çon drejte te burimi”. —Polly LaBarre, bashkautorë e Mavericks at Work

CHF 19.90

5 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera
Nuk ka stok

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50