Etruskët e mistershëm

Libri: Etruskët e mistershëm – Origjinat e panjohura të popullit etrusk dhe zbulimi i gjurmëve të qytetërimit të tyre.
Redaktor: Ali Lleshi
Shqipëroi: Gent Ulqini
Faqe: 132
Botoi: Reklama
ISBN: 9789928308269

ETRUSKËT-MISTER APO REALITET?!

Etruskë e romakë, ilirë, maqedonas, epirotë, pellazgë e helenë, kartagjenas e përse – këta janë protagonistet mbi të cilët shtjellet vorbulla e historiografisë për mijëvjeçarin e parë para erës së re në pellgun e sipërm të Mesdheut. Ndërthurje e përballje, fuqi e nënshtrim, kulturë, art, fetari e qytetërim, e mbi të gjitha rropatje për të gjetur zanafillat e secilit prej popujve protagonistë. E historiografia moderne padyshim gjykon shpeshherë nën koncepte dhe premisa kushtëzuese të një botëkuptimi të krijuar vonë në kohë në raport me botën e lashtësisë, si dhe në shinat e një mendësie e postulatesh të paracaktuara. Kërkohet që edhe jeta e lashtësisë të inkuadrohet në përshtatje me shtratin e qytetërimit perëndimor modern, që pretendon se ka në themel botën heleno-romake, e gjithçka tjetër të sillet si një satelit përreth tij. Në këtë hulli duhen parë edhe orvatjet ngulmuese për të përcaktuar origjinat dhe zhvillimet e disa popujve të mëhershëm se heleno-romakët, të kushtëzuara me ketë realitet të ngjizur disi artificialisht dhe të amplifikuar nga mendimi politiko-historik i kohës moderne.

Kështu ndodh që, kur faktologjia e zbuluar e popujve nuk është në bashkërendim apo në përafrim me helenët e romakët, të hidhen gjithfarë hipotezash dhe të ngrihen deri dhe spekullime mbi jetën e fatin e tyre. Kjo ka ndodhur me etruskët, kjo ka ngjarë me pellazgët, kjo praktikë është shtjelluar edhe me ilirët, maqedonët dhe epirotet.

Ata janë parë në raportin që kanë pasur me “botën heleno-romake” dhe assesi në mëvetësi apo në një realitet tjetër ku në qendër nuk janë grekët e romaket. Dhe originat e këtyre popujve jane parë po në të njejtën linjë me të gjithë ecurinë e popujve që ngritën “qyteterimin perëndimor , pra duke iu kërkuar origjinat se nga kanë ardhur, ashtu si vetë helenët apo romakët, pasi nuk mund të kuptohet nga një mendësi e ngjizur në kushtëzim që qytetërime të mëhershme të mos jenë ngritur nga popuj që “nuk kanë ardhur” , nga popuj që kanë stade të ndryshme të zhvillimit dhe të progresit të tyre pa pasur nevojë të levizin dhe të krijojnë qytetërime “emigrantësh”, si në rastin e helenëve dhe romakeve. E më tej historiografia i shmanget faktit se helenët gjetën në vendet ku u ngulën si emigrantë shoqëri të tjera të organizuara politikisht e kulturalisht, prej të cilave përvetësuan shumëçka që sot iu njihet atyre.

Apo më tej, se themelet e qyteterimit romak, në përfytyrimin qe kemi sot per të, janë ngritur nga një popull tjetër, që emigrantët e Eneut jo vetëm e gjetën në kulmin e lulëzimit të tij, por edhe u sunduan prej tij deri në përmbysjen e mbretërisë së Romës në mesin e mijëvjeçarit të parë p.e.s. Pra, themelet e gjuhës, kulturës, shkrimit, artit, e deri dhe sundimi zanafillor në historinë e emigranteve helenë e romakë i përkët popujve parakë të territoreve ku ata erdhën.

CHF 14.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Valera minoxidil

Shampo inovative për rritjen e flokëve Valera, 250ml

CHF 11.90
Zimara komplet
Paris belle kutia

Parfum Zimara Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Najrah komplet
Najrah shishe

Parfum Najrah Parisbelle, 100ml

CHF 29.90
Collagen

Krem zbardhues për lëkurën me kolagjen dhe ekstrakt qumështi orizi

CHF 7.90
Mahraa
Mahraa shishe

Parisbelle Parfum Mahraa, 100ml

CHF 29.90
Zaar paketim
Zaar shishe

Parisbelle Parfum Za’ar, 100ml

CHF 29.90
Alara paketim
Alara shishe

Parisbelle Parfum Alara, 100ml

CHF 29.90
Sadoer paketim
Sadoer paketim

Sadoer Pluhur për pastrimin e dhëmbëve

CHF 9.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Qumesht i bletes

Qumësht i bletës Royal Jelly Natyral

CHF 39.90
Tespih
Tespih

Set Dhurate në kuti me numërues dhe tepsih

Valera
Valera

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Laser white

Pastë dhëmbësh Laser White me ngjyrë bambuje, 100gr

CHF 9.90
Kudret nari
Kudret nari kutia

Mjaltë Kudret Nari, 210gr

CHF 19.90
Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90