Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik – sfidat dhe përspektivat

Libri: Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik – sfidat dhe përspektivat
Këshilli organizues: Isa Mustafa, Hivzi Islami, Vinko Kandžija, Tina Harrison, Aziz Pollozhani, Arsim Bajrami, Justina Shiroka-Pula.
Redaktor: Justina Shiroka-Pula
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Faqe: 368
Formati: 17×25 cm
Lloji: konferencë shkencore: (26-27 tetor 2018)
ISBN 978-9951-26-006-01

Libri:
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Ky liber është përmbledhje e konferencës shkencore e mbajtur me daten (26-27 tetor 2018)

Seksionit i Shkencave Shoqërore i Akademisë së Shkencave dhe Arteve i Kosovës gjatë këtij viti ka iniciuar disa tema aktuale shoqërore, ka planifikuar dhe ka organizuar disa simpoziume, konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ka përuruar disa botime të veçanta. Në vazhdim të këtyre aktiviteteve, sot, kam nderin që në emër të Seksionit të Shkencave Shoqërore të paraaqes fjalën hyrëse në hapjen e punimeve të Konferencës shkencore:

“SISTEMI I ARSIMIT, TREGU I PUNËS DHE ZHVILLIMI EKONOMIK – SFIDAT DHE PERSPEKTIVAT”

Duke i analizuar trendet e rrjedhave po vërejmë se Kosova është duke ecur ngadalë në përballimin e ndryshimeve të cilat i sjell tranzicioni. Kosova po vazhdon të ballafaqohet me sfida të reja në fushën e edukimit, në sferën e ekonomisë dhe të sektorit privat, si dhe në rritjen e theksuar të papunësisë.

Edukimi për nevoja të ekonomisë në të gjitha vendet e regjionit ka një përvojë të konsiderueshme, ndërkaq në Kosovë kjo praktikë ka mbetur më shumë si përpjekje sesa e arritur reale.

Sistemi i arsimit është treguar jo shumë i aftë që të krijojë resurse humane të nevojshme për të cilat ka kërkesa tregu i punës, përkatësisht sektori privat.

Në anën tjetër, nëse i referohemi papunësisë, numri i njerëzve të regjistruar si të papunë (me afat më të gjatë të pritjes) te grupmoshat e reja sillet diku më shumë se 250.000 njerëz, që janë kryesisht të pakualifikuar ose nuk u përgjigjen kërkesave të tregut, ndërkaq është pjesa tjetër me më shumë se 60.000 punëkërkues, të cilët kanë kualifikime ose gjysmëkualifikime, si dhe shkathtësitë të cilat i posedojnë për punë të caktuara. Numri i njerëzve të regjistruar si të papunë është më shumë i theksuar te grupmoshat e reja (16-24 vjet) dhe sidomos te gjinia femërore.

Gjithashtu kemi edhe rreth 25.000 nxënës që diplomojnë në sistemin e edukimit parauniversitar dhe nga të cilët ekonomia mund të absorbojë vetëm 8.000 deri në 10.000 veta.

CHF 19.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90