• Kur’ani për disa dukuri negative të njeriut

    Ky punim në fushën e tefsirit është një përpjekje për të shtruar diç nga ajo që e tha Kur’ani, për disa dukuri negative të njeriut, mbase hiç më pak se para katërmbëdhjetë shekujve.

    CHF5.90
  • Tefsir Kur’ani – El-Gafir – En-Nas Vëllimi IV

    Të gjitha falënderimet, lavdërimet e admirimet janë për Allahun, i Cili i zbriti robit të Tij Furkanin (Kur’ânin), që është dalluesi dhe qartësuesi i hallallit nga harami, i lumturisë nga trishtimi dhe i të vërtetës nga e kota.

    CHF39.90
  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e pestë

    Komentimi i Suretu en Nisae

    E zbritur në Medine pas sures Mumtehine, ajete: 176
    Kjo kaptinë është e mbushur plot me ligje e dispozita të sheriatit, të cilat rregullojnë çështjet ebrendshme e të jashtme të jëtës së myslimanëve. Si çështje me më rëndësi parashtron ato që kanë të bëjnë me gruan, me shtëpinë, me familjen, me shoqërinë e gjerë, por pjesën më të madhe ia kushton dispozitave rreth pozitës së gruas, andaj edhe e merr emrin “Suretun Nisai” – Kaptina e grave.

    CHF15.90
  • Kompleti i Tefsirit të Ibn Kethirit prej 8 Vëllimesh

    Sidoqoftë, ky është margaritari i traditës sonë islame, respektivisht, Tefsiri i Ibn Kethirit i përkthyer në shqip, ku përfshihen të gjitha suret e Kuranit Fisnik El Fatiha – En Nas. Shpresojmë dhe lutemi që ky margaritar të jetë dije për zemrat e gjalla, shërim për zemrat e sëmura dhe ngjallje për zemrat e vdekura për të cilat edhe na flet Krijuesi i zemrave nëpërmjet Librit të Tij, të dërguarve të Tij si dhe trashëgimtarëve të tyre në këtë rast të dijetarit të nderuar Ibn Kethirit.

    Me botimin e versionit të shkurtuar dhe redaktuar të komentimit të Kuranit nga dijetari erudit Ibn Kethiri, shpresojmë që traditës së nënqiellit tonë i shtohet edhe një minare e lartë nga e cila vijnë thirrjet për shpëtimin e njeriut tonë.

    CHF259.90
  • SHKALLËT E TË DEVOTSHMËVE

    Në këtë libër autori nëpërmjet haditheve,ajeteve kuranore argumenton shumë dukuri të caktuara .Gjithashtu ai informon lexuesin dhe i mëson
    shumë gjëra në lidhje me edukimin e tyre ,sidomos rinisë së sotme.
    Një hallkë e rëndësihme së cilës autori i kushton një rëndësi mjaft të madhe në këtë libër është dhikri .Ai thotë se :
    Dhikri i bën zemrat e shkëlqyeshme dhe të ndritshme .Nëse sëmureni,ai shëron.

    CHF22.90
  • Të jetojmë me Kuranin

    Gjendja e myslimanëve sot dhe vuajtjet e shumicës së tyre nga prapambetja, injoranca dhe përçarja, zhveshja e tyre nga feja haptazi e fshehtazi, me fjalë e me vepra, ka ardhur si pasojë e largimit të tyre nga rruga e Allahut dhe librit të Tij, Kuranit, që është rruga e Zotit për të gjithë njerëzit.

    Shumë nga synimet janë drejtuar në përkujdesjen për recitimin e Kuranit dhe rregullat e recitimit të tij.

    Janë shpenzuar shumë vite e pasuri si dhe janë hapur me qindra kurse për realizimin e recitimit të saktë, nëpërmjet nxjerrjes së shkronjave dhe praktikimit të rregullave të leximit të Kuranit.

    Kjo gjë, në vetvete, konsiderohet një arritje e madhe dhe një punë e lavdëruar, sidomos pasi shoqëritë islame kanë qenë, për gati një shekull, të pavëmendshme ndaj mësimit të Kuranit ashtu siç duhet.

    Por, a mjafton kjo?!

    A kërkohet vetëm përmbushja e rregullave të recitimit dhe texhvidit, arritja e bereqetit dhe shpërblimit?!

    Ibn Mes’udi (r.a.) ka thënë me habi: “Kurani ka zbritur që të veprohet sipas tij, prandaj kthejeni recitimin e tij në vepër!”.

    Zaad El-Mead: 1/328.

     

     

    CHF24.90
  • Komenti i librit të TEUHIDIT

    Në këtë koment trajtohet gjerësisht TEUHIDI i Allahut të lartësuar që është tema më e rëndësishme e fesë islame.Shtjellohet Teuhidi rububije,uluhije dhe el esma ue sifaat.

    CHF49.90
  • Koment i sures NEML

    “Ky është libri më i ri në serinë e komentimeve të ajeteve dhe sureve të Kur’anit Famëlartë, të cilen ua ofrojmë lexuesve të nderuar nga komentimi mbreslënës i Dr. Shefqet Krasniqi. Emri më i njohur i kësaj kaptine është “Sureja e milingonave” për shkak të përmendjes së tyre në këtë kaptinë, poashtu është quajtur edhe “Suretu Hud-Hud” (Pupëza) etj.”

    CHF14.90
  • Koment i kaptinës Haxh

    Surja Haxh është surja e 22-të sipas renditjes në Kur’an, por e 105-ta sipas radhitjes së shpalljes. Ajo ka zbritur pas sures Nur dhe para sures Munafikun. Ka 78 ajete, 1291 fjalë dhe 5075 shkronja.

    CHF12.90
  • Dyzet Net, pjesa e katërtë

    Autori në këtë vepër ka përmbledhur ligjëratat e tij mbi komentimin e disa kaptinave të fundit kura’nore. Libri në fjalë është mjaft i qartë dhe i kapshëm për lexuesin. Si i tillë ai pasuron bibliotekën e lexuesve shqiptarë.

    CHF20.90
  • Dyzet Net, pjesa e tretë

    Autori në këtë vepër ka përmbledhur ligjëratat e tij mbi komentimin e disa kaptinave të fundit kura’nore. Libri në fjalë është mjaft i qartë dhe i kapshëm për lexuesin. Si i tillë ai pasuron bibliotekën e lexuesve shqiptarë.

    CHF20.90
  • Besimtarët, koment i kaptinës El – Muminun

    Ne veprën ’’Besimtarët ’’ të botuar nga autori Dr.Shefqet Krasniqi komentues i kaptinës El-Muminun vazhdimi i serisë së librave të tefsirit na ndihmon te kuptojme ne pergjithesi besimin dhe ne vecanti cilesite e besimtareve te devotshem te cilët do te jenë te shpëtuar, për shkak te pastërtisë se brendshme te tyre, racionalitetit, qendrueshmerise mendore, moralit, etjes per te kerkuar te verteten, qellimet e drejta si dhe perkushtimin e tyre ndaj Islamit.

    CHF9.90
  • Komentim i kaptinës TA – HA

    Ky libër është komentimi i Sures së Kuranit Famëlart TA – HA, këty janë përmbledhur ligjëratat e hoxhës së nderuar mbi këtë Sure të mbajtura në Xhaminë e madhe në Prishtinë.

    CHF11.90
  • Sqarime të shkëlqyeshme të komentit të dispozitave Kur’anore

    Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:

    CHF35.90
  • Nën mbrojtjen e Kur’anit, Xhuzi i I – III

    Kam jetuar duke u kënaqur nën mbrojtjen e Kur’anit – këtë koncept komplet të përsnsur dhe të pastër të ekzistimit – qenësisë… qëllimit të ekzistimit të çdo gjëje, qëllimit të ekzistimit të njeriut dhe e kam krahasuar këtë me konceptet e paditurisë ne të cilën jeton njerëzirni ne lindje, ne perëndim, ne veri e ne jug, andaj e kam pyetur veten, përse njerëzimi jeton ne moçal uji i të cilit nuk pihet dhe ne humnerë ne të cilën gjithnjë e më tepër po thellohet edhe ne errësirën e zezë, kurse ne afërsi të tij ndodhet toka e pastër dhe frytdhënëse, prosperiteti aq i lartë dhe drita aq shkëlqyese?

    CHF36.00
  • Komentimi i Nesefiut, pjesa e parë

    Komentimi i Nesefiut, pjesa e parë janë suret Fatiha, El-Bekare, Al-Imran, En-Nisa, El-Maide dhe El-En’am. Komentimi i Kur’anit që është burimi kryesor i Islamit, është një punë mjaft komplekse, delikate dhe me përgjegjësi. Është rruga dhe çelësi që hapë thesarin dhe begatitë e Kur’anit, i cili u shpall për ta udhëzuar njerëzimin.

    CHF17.90

Kategoritë