-
Zgjidhje- Çelësat e artë për çdo problem
Në këtë libër gjenden zgjidhje prej Zotit të botëve, prej zotërisë së të Dërguarve, prej plejadave të shquara islame, fukahave, muhadithinëve, usulistëve, mufesirëve, etj. Po ashtu ka edhe nuanca prej mendjendriturve dhe hulumtuesve, ka pasazhe prej filozofëve dhe mendimtarëve, qofshin këta të Lindjes apo Perëndimit. Libri “Zgjidhja” është shok kur je rezident dhe shoqërues në udhëtim. Nëse është me ty, atëherë ke me vete një dijetar që këshillon, një ekspert që kthjellon, një udhërrëfyes që thërret, një të dashur që drejton, një prind që edukon, një edukues që pastron, një filozof që mediton, një mik që ngushëllon, një mjek që kuron, një poet që thur poezi dhe një hatib që ligjëron.
CHF21.90 -
Biografia e MUAVI IBN EBI SUFJAN
Sahabët e të Dërguarit të Allahut ishin brezi më i mirë i njerëzve që ka jetuar në fytyrë të Tokës, epitet ky, të cilin ua dha Krijuesi Dijeplotë dhe i Dërguari i Tij fisnik . Prandaj gjejmë tekstet hyjnore të ndalojnë cënimin e nderit dhe dinjitetit të këtyre kolosëve, të cilët flijuan çdo gjë për të mirën e njerëzimit.
CHF29.90Biografia e MUAVI IBN EBI SUFJAN
CHF29.90 -
Mirësitë e muslimanëve
Në këtë libër do të trajtohen disa tema lidhur me mirësinë e muslimanëve:
-Kuptimi i mirësisë
-Bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij
-Vlerësimi i të dërguarve dhe lajmëtarëve
-Urdhërimi për vepra të mira dhe ndalimi nga të këqijat
-Jo kulturës së urrejtjes dhe racizmit
-Nevoja e botës bashkëkohore për vlerat islame
CHF5.90Mirësitë e muslimanëve
CHF5.90 -
Islami në qendër të vëmendjes
Një përmbledhje e tribunave dhe debateve të Dr. Zakir Naik vjen edhe në shqip në librin e quajtur “Islami në qendër të vëmendjes”- transkriptë e tribunave dhe debateve.
CHF23.90Islami në qendër të vëmendjes
CHF23.90 -
Historia e filozofisë islame
Filozofia islame është një nga shkencat të cilat janë zhvilluar në kuadër të kulturës islame,do të thotë një nga shkencat e lartësuara dhe përsosura në kuadë r të Kur’anit dhe Sunnetit.
CHF23.90Historia e filozofisë islame
CHF23.90 -
Çfarë thanë për islamin 100 personalitete të shquara botërore
Përgjatë historisë është treguar që feja islame gjithmonë është kuptuar gabimisht nga jomuslimanët,përveç një numri të vogël që ishin të gatshëm të pranonin faktin.Gjithmonë është sulmuar,gjithmonë është vendosur në margjina dhe është përmendur si një temë tabu për të cilën nuk guxohej të flitej.Arsye për një qasje të tillë ndaj saj ishte nënçmimi i qëllimtë dhe përdhosja e fesë islame.Ky libër flet për faktet dhe dëshmitë e personaliteteve të shquara nga secili popull,për të cilët nuk ishte e vështirë ta pranonin fenë islame dhe të flisnin pozitivisht për të. Ata rrënuan paragjykimet e gabuara të krijuara nga bashkëkombasit e tyre kundrejt islamit dhe myslimanëve.
CHF22.90 -
Vula e Profetëve Muhammed! Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të
Ky set përmban 10 libra:
CHF39.90 -
Ta ndjekim rrugën e vërtetë për një jetë më të mirë – Komplet prej 10 pjesëve
Edicioni i tregimeve përmban këta tituj:
CHF24.90 -
I dashuri Muhammed
Libri me titull: I DASHUR MUHAMMED (Paqja qoftë me ty!), që vjen në gjuhën tonë shqipe si një përmbledhje poetike nga letërsia botërore, për vulën të dërguarve të All-llahut, Hazreti Muhammedin (paqja dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të), shqipëruar dhe rrëfyer plot pathos dhe përkujdesje shpirtërore nga Valmira Bajrami, meriton vëmendje dhe përkushtim të shumëfishtë!
CHF8.90I dashuri Muhammed
CHF8.90 -
Të gënjejnë kur të thonë se…
Prof. Dr El Buti në këtë vepër, ashtu edhe siç e ka zakon, shkencërisht dhe me argumente u përgjigjet disa dyshimeve që ngrihen aty-këtu rreth islamit
CHF21.90Të gënjejnë kur të thonë se…
CHF21.90 -
Gjuha e shpezëve (Mantik Al-Tayr)
Mesnevia Mantik al-tajr është vepra e parë alegorike-simbolike gnostike e letërsisë perse e shkruar në formë poetike e cila ‘Attarit i hapi rrugë edhe në proveniencën evropiane. Mesnevia përmban 4724 distikë. Titullii veprës është një sintagmë kuranore, e cila ka të bëjë me aftësinë dhuruar Sulejmanit, alejhis-selam, për ta kuptuar “gjuhën e shpezëve” (Kuran, En-Neml, 27:16). Motivi ‘i gjuhës së shpezëve” ka një traditë të gjatë në letërsinë islame në përgjithësi, kurse në letërsinë perse daton që prej rreth dy shekuj para “Attarit. Vepra Ketab al-Fosul nga gjysma e dytë e shekullit 10, e autorit Abdulvehab ibni Muhamedit, është e para që në letërsinë persiane e trajton çështjen e simbolikës së “gjuhëssë shpezëve” (“Attari, 1383/2005:23) Poeti i parë i cili “gjuhën e shpezëve” e ka trajtuar në formë poetike është Senaji edhe atë në kasidën me titull “Mantik al-Tajr”, ndërsa i inspiruar prej tij këtë e ka bërë edhe Hakani i cili gjithashtu e kishte shkruar një kaside me titull të njejtë.
CHF19.90Gjuha e shpezëve (Mantik Al-Tayr)
CHF19.90 -
Dexhali Kur’ani dhe fillimi i historisë
Së pari ne duhet të kujtojmë se ne jemi tanimë duke shikuar botën Judeo-Kristiane. Ekziston një fraksion brenda këtij komuniteti të Hebrenjve dhe të Krishterëve, të cilët po bëjnë luftë me Islamin dhe ekziston gjithashtu një fraksion tjetër nga mesi i tyre, të cilët kanë kundërshtuar grupin e parë dhe kanë refuzuar t’ju bashkangjiten atyre në sundimin e tyre hegjemonik dhe si pasojë i janë nënshtruar viktimizimit politik dhe ekonomik. Me fjalët e juristit Gjerman, Karl Shmit, në botën e sotme nuk ka justis hostis. Me fjalë të tjera, për ato që sundojnë botën sot nuk ka armiq qe të tolerohet, armiku s’ka të drejtë të ekzistojë; ai duhet të demonizohet e të depolitizohet; ai duhet të eleminohet.
CHF22.90 -
-
Ve alejkes-selam
Libri “Ve alejkes-selam” për herë të parë është botuar në vitin 2008, ndërsa sivjet botohet për së dyti herë edhe atë me përmirësime dhe shtesa të shkruara nga lapsi i bekuar i myftiut Sytari. Libri ka një gjuhë të çiltër shqipe dhe tejet të ëmbël e të lehtë për lexuesin. Ky libër mes dy kapakëve të tij ngërthen 30 tema të shkëlqyera islame.
CHF9.90Ve alejkes-selam
CHF9.90