POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)
  • Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

    Seria e librave “Kur historia profetike më flet”. Sikur krijesat të flisnin, çfar do të thoshin për mëshirën e dhuruar! Paqa mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty! Ne jemi personazhet e historive të rrëfyera në serinë e librave që mbani në duar. Kemi patur nderin që të jemi ndër ato krijesat që kanë qenë bashkëkohëse të Profetit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të. Këtu do të shikoni e do të dëgjoni rrëfimet tona rreth asaj që kemi dëgjuar e parë në kohën e Muhamedit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, Profetit tonë të dashur.

  • Bazat e thirrjes

    Të thërrasësh në fenë e Allahut xh.xh. është puna më e mirë dhe vepër e profetëve. Andaj jo të gjithë, pamvarsisht dëshirës së mirë që mund të kenë, mund ta bëjnë këtë. Allahu xh.xh. në kuranin famëlartë thotë: “‎”Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf, 108) ” prandaj për të gjithë ata hoxhallarë dhe njerëz të davetit që në xhamitë , fshatrat dhe qytetet e tyre, angazhohen me cështjen e davetit patjetër që kanë nevojë për këtë libër. Ky libër trajton katër çështje tepër madhore të thirrjes islame dhe kush i kupton mirë dhe i përdor ato , Allahu xh.xh. do ti japë sukses. Ato janë:

  • Arti dhe argëtimi në jetën e muslimanit

    Përcaktimi i lejueshmëris dhe ndalimit të argëtimit e të artit, me sa duket, është një ndër çështjet më të diskutueshme dhe më me ndikim të drejtpërsëdrejtë në shoqërin islame. Shumë njerëz gabojnë për shkak të injorancës së theksuar apo pakujdesisë së tyre. Prandaj disa janë të mendimit se shoqëria islame duhet ti përkushtohet vetëm shërbimit e adhurimit të Zotit dhe punës.

  • Me Emrin Tënd jetojmë

    Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

  • Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

    Pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit që shkoi, botimet në gjuhën shqipe të veprave me karakter studimor që trajtojnë tema historike, teologjike e filozofike, lidhur me botëkuptimin islam në trojet shqiptare dhe me interpretimet e disa tezave të filozofisë islame, kanë krijuar një fond bazë që e ka pasuruar bibliotekën tonë me tematikë nga studimet islame. Këtij fondi i përket edhe monografia “Xhamia në analet e historisë – hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare”, e autorit Zekerija Idrizit.

  • Sahihu Muslim II, version i shkurtuar

    Ky është versioni i shkurtuar nga Imam Mundhiriu dhe përmban hadithet prej 571 deri 1155.

  • Rijadus-Salihin, Kopshti i të devotshmëve

    Ky libër është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.

  • Musnedi i Imam Ebu Hanifes

    El-Musned. Musned-i eshte permbledhje hadithesh te rregulluara sipas emrave te transmetuesve, ashtu qe ne nje kaptine te permenden hadithet e transmetuesit te caktuar. Ekzistojne disa musnede, te cilet i pershkruhen Ebu Hanifes. Ne disa burime, theksohen madje 15 prej tyre.

  • Hadithi Mos u mllefos, Qasje studimoren aspektin fetar, thirrës dhe psikologjik

    Ky studim është një përpjekje e përcaktimit të diagnozës së mllefit nga aspekti i trajtimit profetik për shërimin e personit të goditur nga ky çrregullim shpirtëror si dhe për parandalimin e tij.
    Po ashtu autori ka bërë një përpjekje për sqarimin e pasojave të mllefit në psikikën e njeriut dhe të ndikimit të tij te sëmundjet trupore atëherë kur ky çrregullim është mbizotërues te personi i mllefosur, duke bërë që më pas ai të mos e ndiejë se pikërisht mllefi është shkaku dhe sekreti i çrregullimit të tij.

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e pestë

    Komentimi i Suretu en Nisae

    E zbritur në Medine pas sures Mumtehine, ajete: 176
    Kjo kaptinë është e mbushur plot me ligje e dispozita të sheriatit, të cilat rregullojnë çështjet ebrendshme e të jashtme të jëtës së myslimanëve. Si çështje me më rëndësi parashtron ato që kanë të bëjnë me gruan, me shtëpinë, me familjen, me shoqërinë e gjerë, por pjesën më të madhe ia kushton dispozitave rreth pozitës së gruas, andaj edhe e merr emrin “Suretun Nisai” – Kaptina e grave.

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e katërtë

    Kjo pjesë përbëhet prej pjesës se mbetur të sures Al-Imran dhe fillimit të sures En-Nisa deri ne Fjalën e Allahut të Madhëruar: Edhe me gra te martuara. . (4:24).
    Kjo pjesë e mbetur e sures Al-Imran përbëhet prej katër fragmenteve kryesore, të cilat e plotësojnë këtë sure. mbi cilën kemi folur gjerësisht në fillim, në xhuzin e tretë, andaj nuk ka nevojë që kjo të përsëritet edhe ketu. Kush dëshiron me tepër lidhur me këtë le të kthehet atje pikërisht në fillim të kësaj sureje.

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e tretë

    Ky xhuz i tretë përbëhet prej dy pjesëve. Pjesa e pareë është plotësim i sures el-Bekare, e cila përfshin dy xhuzet e parë, ndërsa e dyta e përfshin fillimin e sures Al-Imran. Këtu do të bëjmë fjalë, përgjithësisht, për pjesën e parë, ndërsa për pjesën e dytë do të flasim më vonë, kur ta shqyrtojmë suren Al-Imran, nesë Zoti lejon (inshallah).

  • Nën mbrojtjen e Kuranit, pjesa e dytë

    Duke filluar prej këtij xhuzi në suren el-Bekare, teksti është koncentruar në përgatitjen e shoqërisë muslimane për marrjen e besimit të lartë – fesë dhe mëkëmbësisë në Tokë në emër të kësaj feje, kjo shoqëri që zhvillohet takohet, kohë pas kohe, me kundërshtarë në formë të polemizimeve, në radhë të parë me Bijtë e Israelit, duke u përballur me mashtrimet, shpifjet, si dhe konfliktet për shkak të principeve themelore ideologjike, si dhe për shkak të vetë ekzistimit të kësaj shoqerie muslimane.Aty do të hasim edhe në direktiva drejtuar shoqërisë myslimane si t’i kundërvihen metodave të shumëllojshme të cilat ia imponon kundërshtari. Në tekst gjithashtu paralajmërohet shoqëria muslimane që të mos bjerë në teren rrëshqitës në të cilin para tyre kanë rënë Bijtë e Israelit.

  • Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e tetë

    Sidoqoftë, ky është margaritari i traditës sonë islame, respektivisht, është libri i tetë i tefsirit të Ibn Kethirit i përkthyer në shqip, ku përfshihen suret e Kuranit Fisnik Saf – Nas. Shpresojmë dhe lutemi që ky margaritar të jetë dije për zemrat e gjalla, shërim për zemrat e sëmura dhe ngjallje për zemrat e vdekura për të cilat edhe na flet Krijuesi i zemrave nëpërmjet Librit të Tij, të dërguarve të Tij si dhe trashëgimtarëve të tyre në këtë rast të dijetarit të nderuar Ibn Kethirit.

    Me botimin e versionit të shkurtuar dhe redaktuar të komentimit të Kuranit nga dijetari erudit Ibn Kethiri, shpresojmë që traditës së nënqiellit tonë i shtohet edhe një minare e lartë nga e cila vijnë thirrjet për shpëtimin e njeriut tonë.

  • Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e shtatë

    Sidoqoftë, ky është margaritari i traditës sonë islame, respektivisht, është libri i shtatë i tefsirit të Ibn Kethirit i përkthyer në shqip, ku përfshihen suret e Kuranit Fisnik Fussilet – Mumtehine. Shpresojmë dhe lutemi që ky margaritar të jetë dije për zemrat e gjalla, shërim për zemrat e sëmura dhe ngjallje për zemrat e vdekura për të cilat edhe na flet Krijuesi i zemrave nëpërmjet Librit të Tij, të dërguarve të Tij si dhe trashëgimtarëve të tyre në këtë rast të dijetarit të nderuar Ibn Kethirit.

    Me botimin e versionit të shkurtuar dhe redaktuar të komentimit të Kuranit nga dijetari erudit Ibn Kethiri, shpresojmë që traditës së nënqiellit tonë i shtohet edhe një minare e lartë nga e cila vijnë thirrjet për shpëtimin e njeriut tonë.

  • Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e gjashtë

    Sidoqoftë, ky është margaritari i traditës sonë islame, respektivisht, është libri i gjashtë i tefsirit të Ibn Kethirit i përkthyer në shqip, ku përfshihen suret e Kuranit Fisnik Neml – Mumin. Shpresojmë dhe lutemi që ky margaritar të jetë dije për zemrat e gjalla, shërim për zemrat e sëmura dhe ngjallje për zemrat e vdekura për të cilat edhe na flet Krijuesi i zemrave nëpërmjet Librit të Tij, të dërguarve të Tij si dhe trashëgimtarëve të tyre në këtë rast të dijetarit të nderuar Ibn Kethirit.

    Me botimin e versionit të shkurtuar dhe redaktuar të komentimit të Kuranit nga dijetari erudit Ibn Kethiri, shpresojmë që traditës së nënqiellit tonë i shtohet edhe një minare e lartë nga e cila vijnë thirrjet për shpëtimin e njeriut tonë.

Kategoritë