-
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 25-1995
Në këtë punim autori bën fjalë për një varg autorësh arbëreshë, e njëri ndër ta është edhe italiani Nilo Katalano, që shkruan arbërisht. Nilo Katalano, ndonëse ishte italian, mirëpo veprimtarinë e tij e lidhi aq ngusht me arbëreshët e së fundi edhe me Shqipërinë deri në atë shkallë sa që mund të konsiderohet si një “italian i arbereshizuar” ashu siç e quajti edhe vetë autori i këtij punimi shkencor.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 25-1995
Në këtë punim shkurtimisht trajtohen tri çështje me rëndësi për dardanët dhe për territorin e tyre: përkatësia e tyre etnike, përcaktimi i kufijve të Dardanisë dhe çështja e pasardhësve të tyre. Në bazë të materialit arkeologjik dhe gjuhësor, ashtu si shumica e shkencëtarëve që janë për përkatësinë ilire të dardaneve, kanë qenë edhe M. Garasanin dhe F. Papazoglu, por të cilët në bazë të të njejtit materialë ndërrojnë mendimin dhe e përkrahin prejardhjen dako-myze të tyre.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 28-29 / 1998-1999
Në këtë studim duke nderuar dhe duke vlerësuar lart veprimtarinë e shumanshme të F. Konices, flet për qëndrimin e Konicës ndaj Kongresit të Manastirit, qëndrim të cilin nuk e përligj duke pasur parasysh gabimet e Konicës për qështje të veçanta që kishin të bënin me këtë Kongres.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 26-1996
Monumentet mbivarrore të Pollogut, që kryesisht i sajojnë stelat, për nga ana epigrafike paraqiten në dy gjuhë: latine dhe greke, gjë e cila është e zakonshme në zonat kufitare.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 43/2014
Në trevën e Mitrovicës së sotme janë evidentuar gjurmët e periudhave të ndryshme duke filluar nga periudha e neolitit dhe e broncit në Zhitkovc, Fafos I dhe Fafos II, Vallaç e Soçanicë (nga të cilët me reprezentative janë figurat e idhujve antropomorf, të qenieve fantastike dhe të stolive dhe gjësendëve të tjera që i përkasin “kulturës së Starçeves” dhe të “kulturës së Vinçës”), si dhe të periudhës së hekurit afër lumit Lushta ku, si zbulime rasti, janë evidentuar gjurmët e para të qyteterimit dardan në këtë trevë.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 45/2015
Ky libër përbëhet prej studimeve të autorëve të ndryshëm të trevave si Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ky libër ndahet në disa pjesë. Disa prej tyre janë: etnologji, letërsi gojore, etnomuzikologji, kritika dhe recensione, kronika shkencore etj.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 43/2013
Teoritë e hulumtimeve dhe metodat që i prodhojnë ato ndryshojnë varësisht nga nevojat dhe kërkesat e shoqërisë. Fokusi i këtij artikulli do të jenë teoritë dhe metodat brenda studimeve të folklorit finlandez. Cilat lloje të hulumtimeve janë zhvilluar brenda kësaj disipline në kohën tonë? Sigurisht, se ka shumë mënyra se si të hulumtohet, por ne sot i referohemi institucioneve të cilat bazohen mbi metodat e pranuara dhe përgjithesisht më të përhapura.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 41/42 – 2011/2012
Krijimi i një gjuhe letrare të përbashkët për gjithë shqiptarët, me regulla gramatikore e drejtshkrimore të përcaktuara, u shtrua si një ndër kërkesat kryesore të programit kulturor të Rilindjes.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 40/2010
Lorenc Antoni (Shkup 1909 – Prishtinë 1991) është ndër muziktarët e parë në Kosovë i cili është marrë me mbledhjen e folklorit muzikor shqiptar. Në periudhën 1956-1977, ka botuar 7 blej, që titullohen “Folklori Muzikor Shqiptar”, ku ka transkriptuar me nota rreth 800 këngë. Këtë material e ka eksploruar në Kosovë, në Serbi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 38/2008
Ndër këngët e shumta për personalitetet e larta ushtarake dhe civile të Perandorisë Osmane mbizotërojne numërikisht ato që i kushtohen Hasan Riza Pashës, heroit të luftës për mbrojtjen e Shkodrës së rrethuar nga ushtritë serbo-malaziase në vitin 1912. Për këtë figurëinteresante të epikës historike shqiptare dhe për qëndresën e përgjithshme të ushtrisë së rregullt, të asaj vullnetare dhe të popullit të Shkodrës e të rrethinave, në botimet folklorike shqiptare janë botuar deri tash më shumë se 50 kënge.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 37-2007
Në këtë punim shtjellohet sistemi tri gjinish i emrave, sipas të cilit dijetart, si Rasmus Rasku, Holger Pederseni etj. gjuhën shqipe e kanë klasifikuar në grupin e gjuhëve indo-evropiane. Këtu është vënë theksi sidomos në gjininë asnjanëse të emrave, i cili në veprat e vjetra të gjuhës sonë të autorëve Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani etj., ka pasur një shtrirje më të gjerë përdorimi, kurse në shqipen e sotme në masë të konsiderueshme na del i reduktuar. Megjithëkëtë, gjinia asnjanëse e emrave ruhet ende mirë në të folmet e gjuhës sonë.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji 36/2006
Punimi trajton simbolikën e dorës së njeriut, të berë në objekte të ndryshme, në ndërtime, ose dhe në shkëmbinj natyrorë, në veshje e shtroje, në qëndisje a shpella të kultit pagan. Për ta shpjeguar atë vëzhgohet brenda kompleksit të zbukurimeve të kësaj natyre; është fjala për ato që kanë një simbolike magjike, mitike, religjioze, pra të një përfytyrimi shumë të hershëm.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 45/2015
Ky libër përbëhet prej studimeve të autorëve të ndryshëm të trevave si Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ky libër ndahet në disa pjesë. Disa prej tyre janë: gjuhësi, letërsi, kritika dhe recensione, kronika shkencore etj.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike 43/2013
Ky libër përbëhet prej studimeve të autorëve të ndryshëm të trevave si Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ky libër ndahet në disa pjesë. Disa prej tyre janë: gjuhësi, letërsi, kritika dhe recensione, kronika shkencore etj.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 41/42 – 2011/2012
Konferenca Ndërkombëtare e Rambujesë për Kosovën, edhe trembëdhjetë vjet më pas vazhdon të jetë interesimi për qarqe të caktuara akademike dhe intelektuale, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Në këtë artikull studimor, pasqyrohet jehona e shkrimeve të botuara në shtypin e kohës në Shqipëri gjatë viteve 1998-1999, ku trajtohen politikat e konsultimeve, këshillimeve, debateve dhe arritja më në fund e një konsensusi të ofruar nga faktori ndërkombëtar, për marrjen e nje vendimi sa më të drejtë dhe objektiv, si kushti parësor demokratik.
CHF19.90 -
Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave historike 39/2009
Kryengritja e vitit 1911 në Malësine e Mbishkodrës ishte paralojë e asaj të vitit 1912. Acarimi i gjendjës ekonomike dhe politike e bënte konfliktin e armatosur kundër qeverisë të pashmangshëm. Lufta e mëtejme politike – parlamentare ishte një bjerrje kohe. Të kota qenë përpjekjet e deputetëve shqiptarë (të prirë nga I. Qemali dhe H. Prishtina) për të kërkuar edhe një herë zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse – politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri.
CHF19.90