-
Dielli i Allahut shkëlqen mbi Perëndimin
Ky libër ka për qëllim t’i shlyejë botës arabe një borxh të vjetër, atë të njohjes. Dhe, në këtë aspekt, ai trajton një numër shumë të madh ndikimesh të drejtpërdrejta ose jo të qytetërimit arab – megjithëse është e pamundur të citohen të gjitha, çka nuk do të thotë se i detyrohemi gjithçka!
CHF25.90 -
Politizimi i Islamit
Libri merret me ringjalljen islame (revivalizmin) si pjesë e procesit të përgjithshëm të transformimit socioekonomik dhe kulturor.Kjo vepër është gjithashtu një përpjekje për ta paraqitur në mënyrë sa më të plotë fotografinë tërësore të Shtetit Osman – me të gjitha përmasat e tij politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në mënyrë që drejtimi i modernizimit osman-turk islam të kuptohet në mënyrën e duhur.
CHF19.90Politizimi i Islamit
CHF19.90 -
Fenomenët e civilizimit islam
Ekziston një numër i madh, madje edhe njerëz të arsimuar, të cilët nuk dinë asgjë për Islamin dhe civilizimin islam. Përkundrazi, ata kanë një imazh shumë negativ ndaj islamit, të cilin në mendjen e tyre e kanë rrënjosur burime jo të besueshme. Ato janë disa vizione të veçanta, më afër emocioneve të flakta, të cilat ekzistojnë në mendjet e tyre dhe për shkak të të cilave ata besuan në shumë gjëra pa një hulumtim paraprak të thellë, objektiv dhe shkencor. Për shkak të gjithë këtyre gjërave, i vetmi rezultat ishte largimi i këtyre njerëzve nga Islami, nga sistemi dhe civilizimi i tij, sepse njeriu është armik i asaj që nuk e njeh. Prandaj, ky libër paraqet një pasqyrë gjithëpërfshirēse dhe reale e cila shumë nga ata do t’i mahnitë dhe me siguri do t’ua zgjeroj horizontet e tyre duke u ofruar mundësinë për një fillim të ri kur bëhet fjalë për botëkuptimin e tyre ndaj Islamit.
CHF9.90Fenomenët e civilizimit islam
CHF9.90 -
Gjeopolitika e Mesdheut
Për të kuptuar gjeopolitikën e Mesdheut, nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kuadrin e Mesdheut, por të shohim më tutje. Matanë Mesdheut, përshembull, në Irak, superfuqia amerikane ka dislokuar forcat e saj përtej Atlantikut. Pra, duhet pasur parasysh edhe konfliktet që zhvillohen më larg Mesdheut, sepse pasojat e tyre ndihen edhe në Europën Perëndimore. Ky libër sjell një këndvështrim të ri për këtë rajon dhe gjeopolitikën globale.
CHF26.90Gjeopolitika e Mesdheut
CHF26.90 -
Komenti i librit të TEUHIDIT
Në këtë koment trajtohet gjerësisht TEUHIDI i Allahut të lartësuar që është tema më e rëndësishme e fesë islame.Shtjellohet Teuhidi rububije,uluhije dhe el esma ue sifaat.
CHF49.90Komenti i librit të TEUHIDIT
CHF49.90 -
Çrrënjosja e radikalizmit
Ky libër është një studim teologjik, historik, psikologjik dhe sociologjik mbi radikalizmin fetar referuar të gjitha lëvizjeve dhe rrymave brenda islamit, duke sjellë ide, analiza, udhëzime dhe frymëzime. Një libër i nevojshëm për shoqërinë shqiptare.
CHF9.90Çrrënjosja e radikalizmit
CHF9.90 -
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare vëllimi ll
Pas Luftës së Dytë Botërore nisi Lufta e Ftohtë ndërmjet SHBA – së dhe Bashkimit Sovjetik. Bota u bë me dy pole. Secila nga këto dy superfuqi mblodhi rreth vetes aleatë dhe klientë. Nga njëra anë ishte kampi socialist, nga ana tjetër ishte bota e lirë. Shpejt doli edhe një forcë e tretë, e cila përpiqej të mbante distancë nga dy polet kryesore.
CHF29.90 -
Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare I
Jean – Baptiste Duroselle ka futur në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shekullit XX, ai analizon mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore njëzet vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Ky libër është botuar mbi dhjetë herë dhe është një nga librat më të mirë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.
CHF54.90 -
Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
Libri me autorë Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.
CHF21.90Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi
CHF21.90 -
Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve
Libri” Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve” i dedikohet të gjithë profesionistëve dhe ekspertëve të edukimit,ndërsa qëllimi i publikmit të këtij libri është gjetja e mendimeve dhe teorive të reja brenda kornizës së edukimit dhe arsimimit islam.
CHF19.90Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve
CHF19.90 -
Si ta kuptojmë botën
Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet “kombëtare” dhe asaj që quhet “ndërkombëtare”, është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.Për këtë ju vjen në ndihmë libri “Si ta kuptojmë botën”
CHF19.90Si ta kuptojmë botën
CHF19.90 -
Paratë dhe ligji i tërheqjes
Një grup mësuesish që duket se janë të zhvilluar, flasin për perspektivën e tyre më të gjerë nëpërmjet gojës së Esterit. Nëpërmjet trajtesave gjithë dashuri, të shkëlqyera e të thjeshta ata na udhëheqin në një lidhje me qenien tonë të brendshme,të dashur e udhërrëfyese dhe te ngritja e vetëpërmirësimit tonë.
CHF19.90Paratë dhe ligji i tërheqjes
CHF19.90 -
Zgjerimet islame përgjatë shekujve
Muslimanët i kushtuan interes të veçantë historisë në dekadat e para të hixhretit dhe për këtë u shkruan libra të ndryshëm.Në këtë libër përmblidhen ngjarjet më të rëndësishme të luftërave dhe çlirimeve, që ndodhën në kohën e të Dërguarit a.s., e deri në rënien e hilafetit osman.
Ky libër plotësohet me referencat më të rëndësishme, që flasin për betejat islame, si dhe për situatat e tjera që u bashkëngjiten atyre. Kjo me qëllim që leximi të bëhet më i lehtë, larg detajeve të panevojshme, të cilat nuk përmendin ndonjë lëvizje apo betejë.
CHF24.90Zgjerimet islame përgjatë shekujve
CHF24.90 -
Veprat e mëdha politike
Në këtë vepër, dy autorët kanë realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhën e antikitetit. Autorët kanë synuar që vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
Kjo vepër u paraqet lexuesve të gjitha idetë e filozofëve më të shquar qe ata kanë shtruar në shkrimet e tyre. Vepra nis me Makiavelin për të vazhduar me një sërë autorësh të rëndësishëm si: Tomas Hobsi, Monteskjë, Xhon Loku, Tokëvili, Karl Marksi, Fridrik Engels, Leninii, Hajek etj.
CHF24.90Veprat e mëdha politike
CHF24.90 -
Murgu që shiti ferrarin e vet
“Murgu që shiti ferrarin e vet” është tregim mbi Xhulian Mentlin, avokatin superior, të cilin mënyra e jetës së vështirë e çoi deri tek infrakti fatal në gjykatën e mbushur plot me njerëz.
CHF14.90Murgu që shiti ferrarin e vet
CHF14.90