-
Fjalë prej guri – Vepra letrare e Azem Shkrelit
Temë e këtij studimi është vepra e gjithëmbarshme e Azem Shkrelit, e krijuar për më shumë se dyzet vjet.
CHF19.90 -
Shqiptarët dhe shqipja – në një botë emrash të përveçëm
Trajtesat onomastike të këtij vëllimi përfshijnë një lënde të pasur nga të tërthoreve të ndryshme të gjeografisë shqiptare, sidomos korpuse toponomastike të truallit të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi etj., me vështrim të posaçem për normën në toponimi dhe hetime në leksikun e toponomastikës së sotme dhe historike.
CHF24.90 -
Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë derti te Molla e Kuqe
Për shume kohë një pjesë e etabluar e historiografisë së shekullit XIX dhe me tutje, sidomos ajo e fqinjësisë, i ka parë shqiptarët si një popull “të vjetër – të ri” , i cili, ndonëse me rrënje shumë të moçme në Gadishullin që dikur quhej Ilirik, disi vone dhe jo plotësisht kishte ardhur në histori në shek. XI me etnonim, së paku në ato që dihen e njihen si burime të shkruara historike.
CHF14.90 -
Vepra letrare e Esad Mekuli dhe kritika e saj
Vepra letrare e Esad Mekulit receptohet dhe qarkullon në mesin e lexuesve shqiptarë që nga Lufta e Dytë Botërore. Krijimet e tij letrare të para Luftës së Dyte Botërore, të shkruara e të botuara në serbisht, u bënë fakte letrare të letërsisë shqipe vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur edhe u përkthyen në shqip. Ta studiosh, sot, veprën letrare të Esad Mekulit është punë edhe e lehtë edhe e vështirë.
CHF17.90 -
Poetika e gjëegjëzës
Jemi mësuar që shpeshherë, kur bëhet fjalë për folklorin, të lexojmë dhe të dëgjojmë për të si dicka e lashtë, jo bashkëkohore, rurale, fshatare, e pavërtetuar, që është në mbarim dhe që po merr fund. Por, studimet e bëra në vazhdimësi për folklorin, deri tek këto të fundit, vazhdojnë të dëshmojnë se folklori mbetet shtylla kryesore e traditës së një populli.
CHF14.90Poetika e gjëegjëzës
CHF14.90 -
Nga lindja në perëndim – aspekte të mendimit kritik shqiptar 1913-1944
Periudha ndërmjet dy luftërave botërore në përgjithësi dhe ajo e viteve 30 në veçanti, sikundër në shumë sfera të tjera, edhe në planin e mendimit kritik përbënte një zenit kundruall periudhës pararendëse, por, për shumëçka, edhe kundruall asaj prapavajtese.
CHF19.90 -
Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare
Libri “Çështje onomastike pellazge-ilire-shgiptare” përthekon në gjiun e vet 24 punime kryekëput nga fusha e onomastikes. Këto punime janë botuar më parë nëpër revista shkencore, nëpër gazeta periodike, e prej tyre ka edhe që janë lexuar në tubime shkencore nga fusha e onomastikës ose nga fusha të tjera shkencore, dhe mandej janë botuar në përmbledhje punimesh.
CHF19.90 -
Bibliografia e revistës “Vjetar”-i (1965-2015)
Vëllimi bibliografik përmban materialin e 50 numrave të botuar, të cilët janë klasifikuar me një rend të caktuar metodologjik, bazuar në standardet më të përparuara të hartimit të bibliografive.
CHF19.90 -
Manual i thënieve për gjuhën
Gjuha është më shumë se një mjet komunikimi, ajo është sprehje dhe simbol i kulturave të ndryshme të popujve dhe të kombëve. Gjuhët janë të domosdoshme për identitetin e grupeve njerëzore dhe individëve dhe për bashkekzistencen e tyre paqësore. Ato janë një faktor strategjik për të shpëne përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe lidhjen harmonike ndërmjet mbarëbotërores dhe vendores.
CHF9.90Manual i thënieve për gjuhën
CHF9.90 -
Studime për folklorin I
Zymer Neziri ështe marre në vijimësi me epikën legjendare e historike të shqiptarëve të Kosovës. Me krijimin e mundësive për funksionimin e një hapësire kulturore kombëtare, ai ka kryer kërkime e studime edhe në Shqipërinë shtetërore.
CHF14.90Studime për folklorin I
CHF14.90 -
Semantika e ndryshimeve historiko-letrare
Në historine e re të popullit shqiptar janë tri marrëveshje të mëdha kombëtare, të cilat kanë ndikuar paracaktueshëm në ardhmërinë e tij. Dhe këto tri marrëveshje janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe (1908) dhe Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972).
CHF14.90 -
Letërsia në shkolla dhe në fakultete
Jam i nderuar t’i hap punimet e sesionit Letërsia në shkolla dhe në fakultete, të organizuar nga Dega e Letërsisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës. Tema Që po trajtojme sot ka qenë e përfshirë ndër projektet e Institutit për vite me radhë. Kufizimet buxhetore, me të cilat në vijimësi po përballemi, e kanë bërë të pamundur deri tani realizimin e saj.
CHF9.90 -
Faik Konica – Jeta dhe vepra
Faik Konica, që e mori udhën e diturisë qysh nga mosha e njomë e fëmijërisë, që diturinë e tij e vuri në shërbim të atdheut që kur i kishte njëzet vjet me botimin e «Albanisë» së tij të famshme, që dha prova të shkëlqyeshme në fushën e letërsisë, të gjuhës, të etnografisë, të historisë, me një fjalë, në mbarë kulturën shqiptare.
CHF9.90Faik Konica – Jeta dhe vepra
CHF9.90 -
Folkloristika shqiptare – Dëshmi, probleme dhe plane
Folkloristika shqiptare ka një jetë relativisht të gjatë historike nëse e lidhim me rrethanat e vetëdijesimit të shqiptarëve për historinë kombëtare, për vlerat e kulturës popullore, që rezultojnë me vetëdijesimin e shqiptarëve për ndërtimin e shtetit, por ka një jetë relativisht të shkurtër nëse e lidhim me rrethanat e vetëdijësimit të popujve të Evropës për vlerat kombëtare dhe ndërtimin e shtetin të tyre.
CHF14.90 -
Folklori përtej kufijve
Me sintagmën “Folklori përtej kufijve” nënkuptohet qasja “e pakufizuar” ndaj materies folklorike, e që në këtë rast fjala është për qasjen përtej kufijve të njohur të përkufizimit të kësaj materieje në folkloristikën shqiptare, pra përtej kufijve të objektit të vet.
CHF14.90Folklori përtej kufijve
CHF14.90 -
Dasma në qytetin e Gjakovës
Me sintagmën “Folklori përtej kufijve” nënkuptohet qasja “e pakufizuar” ndaj materies folklorike, e që në këtë rast fjala është për qasjen përtej kufijve të njohur të përkufizimit të kësaj materieje në folkloristikën shqiptare, pra përtej kufijve të objektit të vet.
CHF14.90Dasma në qytetin e Gjakovës
CHF14.90