• Të bërit salavat dhe selam për pejgamberin s.a.v.s.

    Kurani dhe sunneti i besueshëm e rregullojnë jetën, si të indi vidit, ashtu edhe të shoqërisë. Respektimi parimor i këtyre dy burimeve garanton lumturi edhe në këtë edhe në botën tjetër, ndërsa largimi prej tyre fatkeqësi, edhe në këtë edhe në botën tjetër.

  • Omar El Muhtari – Heroi Legjendar

    Historia ka vërtetuar se dëshira e popujve për liri nuk mund të shtypet. Po ashtu ka vërtetuar se mbi popujt që kërkojnë lirinë nuk ka efekt makineria ushtarake dhe forca e armëve. Ky hero legjendar është shembulli më i lartë i vetmohimit dhe sakrificës dhe i luftës në rrugë të Allahut. Hisotoria e këtij komandanti legjendar duhet të lexohet nga të gjithë dhe tu kumtohet të tjerëve. Ky libër vjen në një version të shkurtër dhe të thjeshtë për tu lexuar. Në fillim të shekullit XX ky është nga të vetmit komandat musliman që ka shpallur një luftë të shenjtë ndaj okupatorit të vendit të tij dhe nuk u rrëzua kurrë. Megjithësë armiqt e tij arritën ta varnin, nuk arritën që ta shuajnë kryengritjen dhe luftën që ai nisi.

  • Bolshevizmi është shkatërrim i njerëzimit

    Bolshevizmi kurrë s’pajtohet me dinin e Muhamedit a.s., çelët do ta kenë luftën gjerë në ditën e Kijametit. Sipas Hafiz Ali Korçës bolshevizmi është ideologji që shkatrron dhe rrënon botën e njerëzimin. Përmes këtij librit Hafiz Ali Korça dëshiron që ti shërbej kombit, shtetit dhe gjithë njerëzimit sipas fuqisë intelektuale që ka.

  • Margaritarë të urtësisë

    Kjo është një përmbledhje e urtësive të ndryshme. Urtësia ësthë ajo që i ka humbur besimtarit dhe besimtari është më i merituari që ta marrë atë kudo që ta gjejë. Të dish fjalë të urta dhe shprehje të dijetarëve dhe njerëzve të mëdhenj, të lehtëson komunikimin me njerëzit. Arrin që me një fjali të shprehësh shumë. Po ashtu këto të ndihmojnë edhe në botëkuptim tënd për gjërat. Është një libër i vogël në format por shumë i madh në përmbajtje. Askush prej nesh nuk do të dëshironte që të mos e kishte në xhepin e tik këtë libërth të vogël.

  • Ndalesa për ata që synojnë shpëtimin nga zjarri i Xhehnemit

    O ju që u dua në emër të Allahut! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet: Zoti im, mos më dëno ngase unë e pranoj atë që ka qenë prej meje. Sa lëshime i kam ndër njerëz ndërsa Ti ndaj meje je i mëshirshëm dhe mirënjohës. Kur mendoj për pendimin për to kafshoj gishtat dhe kërcëllej dhëmbët. Nuk kam rrugëdalje tjetër pos shpresës sime, Faljes Tënde nëse falë, dhe mendimit tim të mirë. Njerëzit mendojnë se jam i mirë, ndërsa unë, vërtet, jam njeriu më i prishur nëse nuk më falë. I lutem Allahut të na falë mëkatete tona, të kalojë përmbi veprimet tona të papëlqyeshme, si dhe të bëjë të vdesim e Ai të jetë i kënaqur me ne…

  • Shpëtimi përmes pendimi nga fatkeqësia e mëkatit

    Autori me anë të kësaj fletushke ia ka dal qëllimit të cilit i është përkushtuar, duke ofruar argumente bindëse për të shëruar dyshimin, gënjeshtrat që e rëndojnë fatin e njeriut, në njërën anë dhe duke i dalë në mbrojtje gjithnjë të njeriut.

  • Mburoja e Muslimanit

    Ky liber është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe “Hisnul Muslim” ka kuptimin: “Mburojë shpirtërore dhe morale e myslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij.”
    Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj.

Kategoritë