• Ftesë për bashkëjetesë

    Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina… janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme. Pikërisht për këto probleme diskuton autori Amër Halid në këtë libër. Përmes temave të trajtuara ai mundohet ta sqarojë domosdoshmërinë e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës; pastaj edhe të tregojë mbi nevojën e mësimit të artit të komunikimit me të tjerët.

  • Rëndësia e familjes në Islam

    Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla.

  • Mbi botën tjetër

    Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.

  • Reflektime Kur’anore

    Libri “Reflektime Kur’anore”, i mendimtarit të mirënjohur bashkëkohor Amër Halid, nuk ka për synim të shërbejë si një tefsir i mirëfilltë i Kur’anit famëlartë. Përmes temave të shtjelluara në këtë libër nuk synohet interpretimi i çdo ajeti të Kur’anit Fisnik, sikur që kanë bërë deri tani kolosët e tefsirit në vite.

  • Prezantim me njerëzit e dashur – Katër halifët e drejtë

    Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes….

  • Udhëtim drejt lumturisë

    Të gjithë e kërkojnë lumturinë, por askush nuk pyet mbi burimin e vërtetë të saj. Kush është ai që ia fal njeriut lumturinë në këtë botë? Kush është ai që e bën diellin të lindë dhe jetën të vazhdojë?

  • Përmirësimi i zemrave

    Nëse dëshiron të arrish të përsosësh moralin, mëso se si ishte Profeti s.a.v.s., si ishte i mëshirshëm, bujar, si sillej me gratë, me të paditurit… All-llahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: ‘Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut…”(EI-Ahzab: 21), Kjo, pasi Profeti s.a.v.s. është personi i vetëm që u karakterizua me të gjithë cilësitë e larta, për të ciiat ka nevojë njerëzimi, deri në Ditën e Kijametit. Për këtë ne sa herë që flasim rreth një morali, patjetër që do të gjejmë shembuj te jeta e Profetit s.a.v.s. rreth atij morali.

  • Omeri – ndërtues civilizimi

    Është libri më i ri që ka dalë në qarkullim, i autorit Amër Halid. Në këtë libër, autori sjell një risi në qasjen e tij ndaj një figure legjendare të historisë islame, atij të Omer ibnul Hatabit. Kalifi Omer nuk është vetëm “i fuqishmi që nuk i frikësohet asgjëje”, siç është rrënjosur në mendjet e shumë muslimanëve, por është dhe kreativ, gjë të cilën e nxjerr në pah shumë mirë autori i librit.

  • Organizimi i jetës – pjesa e dytë 

    Të nderuar lexues, tani vjen për ju pjesa e dytë e librit ORGANIZIMI I JETËS, me autor ftuesin e njohur Amr Halid. Duke parë se pjesa e parë e këtij emisioni televiziv, pasi u kthye në libër pati një sukses të madh, si në përkthim në shumë gjuhë ashtu edhe në ribotime, e pamë të arsyeshme që të sjellim për ju pjesën e dytë të tij.

  • Organizimi i jetës – pjesa e tretë

    Nuk kemi kohë të humbim duhet që të angazhohemi për ringjalljen e vendeve tona, duhet të japim mundin tonë maksimal dhe ta harojmë pushimin. Imam Ahmed Ibn Hambelin e kanë pyetur se kur një person mund të pushoj, ai është përgjigjur: “Me hapin e parë që e bën për në xhenet dhe jo përpara kësaj”

  • Organizimi i jetës – pjesa e parë

    Ajo që do të ju prezentoj, në këtë libër është një projekt që mund të ringjallë shtetet tona dhe të shpëtojë rininë tonë. Ky libër është i tipit praktik, ai është i bazuar në Kur’an dhe sunnet si dhe thënje të shokëve të Pejgamberit a.s. Qëllimi i tij kryesor është: TË I GJALLËROJMË SHTETET TONA. Janë bërë hulumtime në rrugë dhe në rini që të njohtohemi me ëndërrat, shpresat dhe aspiratat e tyre. Do t’u çasemi këtyre çështjeve një nga një në mënyrë metodologjike gjatë këtij libri:

  • Durimi dhe Maturia

    Një libër ku Dituria dhe Maturia trajtohet në të gjitha aspektet.

  • Xheneti në shtëpitë tona

    Po të shohim, ne kemi ngritur shumë institucione të ndryshme, sindikata, klube etj..Kurse Allahu i Madhërishëm ka ngritur dhe formuar institucionin më të rëndësishëm në univers, atë të familjes. Me qëllim që jeta në tokë të funksionojë në mënyrën më të mirë, Zoti vendosi institucionin e familje. Të gjithë shoqëritë funksionojnë në bazë të familjes.

  • Gjurmëve të të Dashurit tonë

    Libri në fjalë na tregon më për së afërmi bëmat dhe peripecitë që e përshkuan të Dërguarin e All-llahut. Në këtë libër do ta njohim të Dërguarin e All-llahut si njeri modest, besnik, tregtar, bashkëshort, prind, udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror.
    Nga ngjarjet dhe ndodhitë e përshkruara për mrekulli në këtë libër, autori ka nxjerrë edhe urtësitë dhe mësimet që mund të vlejnë për njerëzit në ditët e sotme.

  • Me Emrin Tënd jetojmë

    Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

Kategoritë