-
Si ta kuptojmë botën
Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet “kombëtare” dhe asaj që quhet “ndërkombëtare”, është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.Për këtë ju vjen në ndihmë libri “Si ta kuptojmë botën”
CHF19.90Si ta kuptojmë botën
CHF19.90 -
Liza në botën e çudirave
Përralla klasike “Liza në botën e çudirave” vjen në një edicion krejt të veçantë në formatin A4. Përralla janë të shkruara në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për fëmijët, kurse ilustrimet e bukura dhe me ngjyra shkëlqyese i bëjnë ato edhe më të dashura për fëmijët.
CHF5.90Liza në botën e çudirave
CHF5.90 -
Islami në botën moderne – I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj, i cili as që konceptohet dot po u shpërfill hierarkia e dijes dhe parimet akohore që e kanë mbajtur gjallë në shekujt paraprijës.
CHF19.90 -
Zero Zero Zero – si e qeveris botën kokaina
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Pas suksesit të jashtëzakonshëm me librin Gomorrah, Roberto Saviano na tregon se si e qeveris botën kokaina.
CHF22.90 -
Origjinalët, si e qojnë botën përpara jokonformistët
Ky libër na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke e mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na na jep dorë hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë; si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat, etj. Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t’ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe. “Origjinalët” është libri më i shitur i vitit 2016 në botën e librit në SHBA…
CHF21.90 -
Mbi botën tjetër
Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.
CHF9.90Mbi botën tjetër
CHF9.90