• AI, AJO DHE DASHURIA

    Poezia arabe ka mbartur ndër shekuj një mistikë të shprehur permes përmallimit.
    Një libër me poezi kushtuar ndjenjës më mistike,më të brishtë,më magjike ,dashurisë.
    Poezia e Mahmud Dervishit vjen si një narracion ,që poeti e asimilon me një fuqi estetike.
    Ndërsa Nizar Kabani depërton thellë në temat e dashurisë dhe në botën e gruas.
    Poezitë e këtij vëllimi janë një himn i përsosur për dashurinë njerëzore.

  • Edhe kjo kalon

    Këto tregime trokasin në zemrat dhe ndërgjegjen tonë ,duke na mësuar se para së gjithash është dashuria,ajo që mban gjallë këtë botë ,në këtë epokë kur çdo gjë tjetër mundohet dhe vazhdon ta ngulfat në vazhdimësi jetën njerëzore.

    Nëse mesazhi i këtyre tregimeve arrin të kalojë nga mendja në zemrat tona,pra nga fjala në veprim atëherë do të jetë kura më e mirë për përmirësimin e raporteve mes prindit e fëmijes,mes shokëve,mes burrit dhe gruas por edhe do jetë ilaçi më i mirë për vëllazërimin mes popujve dhe ideologjive pasi do ta nënkuptojmë se burimi i gjithë njerëzimit është i njëjti.

     

  • Dashuria dhe afërsia mes familjes Fisnike dhe sahabëve

    Qartësime kuptimplota për lidhjen e ngrohtë mes Familjes Fisnike dhe sahabëve

  • Dashuria dhe fejesa

    Studiuesit e demografisë, sa herë që përmendin botën arabe dhe atë islame, e etiketojnë atë me termin “Bota e rinisë”. Ndërkohë që me termin “Bota e të moshuarve” etiketohet perëndimi në përgjithësi. Në perëndim, përqindja që zënë të rinjtë është vetëm 40 %. Ndërkohë që rinia në botën arabe dhe atë islame zë mbi 60 % të popullsisë. Kur flasim mbi moshën e re, kemi si synim moshat nën tridhjetë vjeç. Dhe tema mbi të cilën do të diskutojmë, prek pikërisht këtë grupmoshë, në veçanti ata që janë në prag të martesës.

Kategoritë