• Një ditë me pejgamberin Muhamedin a.s.

    Hadithet që lexoni janë përzgjedhur dhe përkthyer nga përmbledhjet më të njohura të haditheve: Sahihul-Buhari, Sahihul-Muslimi, Xhami’ Et-Tirmidhi, Suneni i Ebu Davudi, Suneni i En-Nesai-u dhe Suneni Ibën Maxhxhes. Një numër hadithesh është marrë nga vepra “Mishkatul-mesabih” dhe “Rijadus-salihin”.

  • Kur'ani përkthim i kuptimeve
    CHF11.90
  • Këshillat Islame

    Këtë libër, që e ke sot në dorë, mos e lexo shkarazi, përciptazi, apo si një kuriozitet! Me ndihmën e Allahut lartësuar e kam përkthyer këtë libër për të gjithë ata, që femren myslimane e konsiderojnë të roberuar, mbulesën e saj si pengesë në shoqëri dhe në jetën e përditshme.

  • Shpallja dhe profetizmi

    Libri “Wahy wa nobuwwat” (Shpallja dhe profetizmi) të cilën po u’a prezentojmë është njëra nga veprat e profesor Morteza Motaharit. Kjo vepër, në të vërtetë paraqet një pjesë të punës së tij të vëllimëshme me titull “Botëkuptimi islam” dhe në të Motahari tenton që me një gjuhë të thjeshtë, por duke shfrytëzuar metodën e filozofisë kritike të merret me nocionet e shpalljës dhe profetizmit në islam.

  • Novela

    Historia zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore në një fshat të vogël në perëndim të Kirgistanit. Pesëmbëdhjetë vjeçari Said tregon historinë e kunatës së tij Xhamilës. Džamila ishte një vajzë e bukur, e martuar me të padashurin Sadyk. Kur Sadyk u dërgua në front, Džamila bie në dashuri me invalidin Danžár, i cili u kthye nga fronti me një lëndim lufte. Pas përfundimit të luftës, Sadyk kthehet në shtëpi, por Džamila dhe Danžar largohen nga fshati dhe shkojnë të jetojnë së bashku diku tjetër. Said gjithashtu shkon në qytet për të studiuar pikturë.

    Novela

    CHF18.90
  • HYRJE NË KUR’AN

    Niveli i dytë i leximit nuk kërkon më pak angazhim. Teksti kuranor, para së gjithash, është shpallja e një mesazhi, që sidomos karakterizohet me përmbajtje morale. Fletë pas flete ndërtohet etika muslimane, themelet e saja, vlerat e saja dhe hierarkitë e saja. Për këtë arsye, një lexim linear, që nuk respekton kronologjinë, as bën dallim midis shpalljeve të ndryshme, rrezikon të dezorientoj lexuesin.

  • Jusufi dhe Zylehaja

    Çdo brez i njeh emrat e Romeo-s dhe Xhulietës, Jusufit dhe Zyleha-s, Lelja-s dhe Mexhnunit. Një nga këto histori më mahnitëse është
    historia e dashurisë së Jusufit dhe zonjës së tij Zyleha-s.Legjenda bazohet ne tregimin e njohur kuranor për profetin Jusuf,
    sipas të cilit është emëruar sureja e dymbëdhjetë e Librit të Shenjtë. Sureja i kushtohet jetës së Jusufit,duke filluar me një episod
    i cili tregon për ëndrrën e një djali,në të cilën atij i ishin përkulur trupat qiellorë dhe i cili përfundon me një përmendje
    të ribashkimit te profetit me prindërit e tij pas një ndarje të gjatë.

  • PENDIMI

    Të penduarit nga mëkatet ,duke iu drejtuar Atij i  cili i  di të gjitha fshehtësitë dhe fal mëkatet ,është fillimi i  rrugës së besimtarit .
    Kapital i fitimtarit,hap i parë i atyre që kërkojnë të vërtetën , çelës për orientimin në rrugë të drejtë.
    Të penduarit është stacioni i parë dhe i  fundit në jetën e njeriut ,besimtari është i pandarë nga ai.

    PENDIMI

    CHF18.90
  • Tregime nga Mesnevia

    Libri ‘Tregime nga Mesnevia’ paraqet një perlë të letërsisë botërore.Ajo ngërthen në vete 48 tregime me tema,personazhe dhe vende të ndryshme të botës,në të cilat lexuesi i vëmendshëm nuk ka asnjë mundësi që ti shkëputet leximit.Secili tregim është më tërheqës se tjetri.

     

  • Fihi Ma Fihi

    Fihi Ma Fihi është një përmbledhje që përbëhet nga fjalimet dhe qëndrimet e Mevlanës,të cilët pas vdekjes së tij i ka mbledhur dhe shënuar djali ose njëri prej muridëvë të tij.Stili i librit në fjalë është i rrjedhshëm,i kuptueshëm dhe i qartë.Mevlana është lindur dhe edukuar në një familje,e cila i përket ehli-sunnetit.Vepra më e njohur dhe më e famshme poetike e Mevlanas është Mesnevia.

    Fihi Ma Fihi

    CHF16.90
  • Historia e filozofisë islame

    Filozofia islame është  një  nga shkencat të  cilat janë  zhvilluar në  kuadër të  kulturës islame,do të  thotë  një  nga shkencat e lartësuara dhe përsosura në  kuadë r të  Kur’anit dhe Sunnetit.

  • Çfarë thanë për islamin 100 personalitete të shquara botërore

    Përgjatë  historisë  është  treguar që  feja islame gjithmonë  është  kuptuar gabimisht nga jomuslimanët,përveç një  numri të  vogël që  ishin të  gatshëm të  pranonin faktin.Gjithmonë  është  sulmuar,gjithmonë  është  vendosur në  margjina dhe është  përmendur si një  temë  tabu për të  cilën nuk guxohej të  flitej.Arsye për një  qasje të  tillë  ndaj saj ishte  nënçmimi i qëllimtë dhe përdhosja e fesë  islame.Ky libër flet për faktet dhe dëshmitë  e personaliteteve të  shquara nga secili popull,për të  cilët nuk ishte e vështirë  ta pranonin fenë  islame dhe të  flisnin pozitivisht për të. Ata rrënuan paragjykimet e gabuara të  krijuara nga bashkëkombasit e tyre kundrejt islamit dhe myslimanëve.

  • Thanie nga Mevlana dhe Shemsi

    Përgjatë udhëtimit tem me turqishten,që për mu nuk asht kanë veç mësim i nji gjuhe t’huj.Unë tuj ecë n’kit udhë arrita me e gjete thesarin e orientit.Arrita me e zbulu Mevlanën dhe Shemsin.Vazhdova me u fellu në lexim,e hulumtim rreth tyne,e sot janë ba t’preferunt e mi që asnji ditë nuk e nisi pa lexu prej tyne.E tuj e pa ndikimin pozitiv që patën n’mu,vendosa me i da edhe me t’tjerët përmes përkthimeve t’mia.

  • Gjuha e shpezëve (Mantik Al-Tayr)

    Mesnevia Mantik al-tajr është vepra e parë alegorike-simbolike gnostike e letërsisë perse e shkruar në formë poetike e cila ‘Attarit i hapi rrugë edhe në proveniencën evropiane. Mesnevia përmban 4724 distikë. Titullii veprës është një sintagmë kuranore, e cila ka të bëjë me aftësinë dhuruar Sulejmanit, alejhis-selam, për ta kuptuar “gjuhën e shpezëve” (Kuran, En-Neml, 27:16). Motivi ‘i gjuhës së shpezëve” ka një traditë të gjatë në letërsinë islame në përgjithësi, kurse në letërsinë perse daton që prej rreth dy shekuj para “Attarit. Vepra Ketab al-Fosul nga gjysma e dytë e shekullit 10, e autorit Abdulvehab ibni Muhamedit, është e para që në letërsinë persiane e trajton çështjen e simbolikës së “gjuhëssë shpezëve” (“Attari, 1383/2005:23) Poeti i parë i cili “gjuhën e shpezëve” e ka trajtuar në formë poetike është Senaji edhe atë në kasidën me titull “Mantik al-Tajr”, ndërsa i inspiruar prej tij këtë e ka bërë edhe Hakani i cili gjithashtu e kishte shkruar një kaside me titull të njejtë.

  • Kopshti i të dashuruarve

    Në të janë regjistruar llojet e dashurisë, dispozitat e saj, pasojat,defektet, shkaqet dhe pengesat e saj, kur është e drejtë dhe kur e gabuar etj. Të gjitha këto janë ilustruar me anekdota, hadithe, fakte juridike, me transmetime nga brezat e parë, vargje poetike, dukuri natyrore etj.

Kategoritë