• Nga jeta e tabi’inëve

    Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.

  • Fragmente nga jeta e tabi’inëve

    Ja po hedhim hapat e para nëpër horizontet e librit “Fragmente nga jeta e tabi’inëve”. Brezi i cili jetoi në periudhën menjëherë pas Shpalljes dhe mësoi drejt-përdrejtë prej njerëzve, të cilët kaluan nëpër shkollën e parë të Islamit, shkollën e Muhamedit sal-lAllahu alej-hi ve sel-lem.

Kategoritë