• Dashuria dhe fejesa

    Studiuesit e demografisë, sa herë që përmendin botën arabe dhe atë islame, e etiketojnë atë me termin “Bota e rinisë”. Ndërkohë që me termin “Bota e të moshuarve” etiketohet perëndimi në përgjithësi. Në perëndim, përqindja që zënë të rinjtë është vetëm 40 %. Ndërkohë që rinia në botën arabe dhe atë islame zë mbi 60 % të popullsisë. Kur flasim mbi moshën e re, kemi si synim moshat nën tridhjetë vjeç. Dhe tema mbi të cilën do të diskutojmë, prek pikërisht këtë grupmoshë, në veçanti ata që janë në prag të martesës.

  • Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë

    Duke u nisur nga pikëpamja e Islamit që ka ndaj qenies, jetës dhe njeriut, fillova të shkruaj librin me titull “Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë” me qëllim që t’i bëhet e ditur atij që do ta kuptojë se Islami nuk ka lënë asnjë anë që ka të bëjë me njeriun pa i dhënë një sistem të caktuar dhe zgjidhjet për këtë, me qëllim që personaliteti i tij të baraspeshohet dhe të përsoset për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë sa më mirë!

  • Petku i mëshirës dhe dashurisë, Udhëzues Islam për fejesën dhe martesën

    Secilës grua muslimane i kërkohet që t’i realizoje cilësiti e bashkëshortes së mirë duke iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij – shteg ky i cili sigurisht që e shpie në Xhenet. Gjithashtu, duke i zbatuar këto cilësi, martesa e saj do të jetë e mbushur plot me lumturi e gëzime. Këshilla më e mirë ndaj secilës muslimane është që t’i shmangen rrugës së grave jomuslimane. Por në vend të kësaj, ta ndërtojnë familjen sipas fesë, ndërsa jomuslimanët e ndertojne atë sipas dëshirës. Ato i shperfillin dallimet themelore ndermjet burrave dhe grave dhe i trajtojne ata (burrat) si të barabarte me to në secilin aspekt – e cila ka rezultuar në prishjen e familjeve dhe shkëputjen e lidhjeve.

Kategoritë