• Historia e filozofisë islame

    Filozofia islame është  një  nga shkencat të  cilat janë  zhvilluar në  kuadër të  kulturës islame,do të  thotë  një  nga shkencat e lartësuara dhe përsosura në  kuadë r të  Kur’anit dhe Sunnetit.

  • Veli dhe kuptimi

    Regjistri i intelektit është mjaft i fryrë.Vështirë të thuash nëse të mirat i ka më të shumta apo të ligat.Intelekti i ka bërë edhe shpikjet që u kanë lehtësuar jetën njerëzve,ka bërë armët e shkatërrimit në masë si dhe ka drejtuar luftërat që kanë vrarë me miliona njerëz.Pyetja kyçe është:

    Nga vjen ky dallim?

    Si luftohet me një intelekt që tradhëton natyrën e vet?

    Çfarë e bën intelektin ta harrojë mirësinë që ka në thelb dhe t’i nënshtrohet së keqes?

    Libri që keni në duar synon t’u përgjigjet këtyre pyetjeve si dhe të vërë në vendin e duhur e të nxjerrë në pah marrëdhënien ndërplotësuese mes nocioneve si intelekti,zemra,shpirti,kuptimi,e vërteta dhe qenia.

    Kjo vepër që mund të kategorizohet në ato të filozofisë së dijes, është e veçantë për nga përmbajtja dhe porosia që jep. Ajo na rikujton se jemi qenie që arsyetojnë, se duhet të mendojmë ndryshe rreth arsyes, se edhe ajo ka kufijtë e saj, se arsyeja duhet të na shpalosë kuptimin/kuptimet e jetës. Përmes  ‘Veli dhe kuptimi ‘autori na mëson se ka arsye që shpie nga e mira dhe arsye që çojne nga e keqja, na nxit të reflektojmë mbi qenien, thelbin e qenieve, t’u japim vlerë atyre pa i reduktuar në vlerën e tyre utilitare, të jetojmë në harmoni me njeriun, natyrën, Zotin, e kjo harmoni sjell lumturinë, të cilën me sa duket e kemi shndërruar në term abstrakt, në një kategori të humbur.

    Nga përvoja mund të themi se duke lexuar ‘Velin dhe kuptimin’ në fakt lexojmë shumë libra përnjëherë, komunikojmë me porosi të jashtëzakonshme, ndriçohemi me vlera tradicionale që ky autor me ligjëratën e vet ja risjell kontekstit aktual të jetës dhe qenies tonë.

  • Hyrje konceptuale ne filozofi

    Sikurse në çdo shkencë tjetër, ashtu edhe në filozofi, për më tepër, veçanërisht në filozofi, hyrja fillon me shpjegimin e fjalës, perkatësisht të emrit të shkencës në fjalë. Po themi se kjo vlen veçanërisht për filozofinë, ngase duke e shpjeguar zanafillën dhe domethënien e kësaj fjale, ne, në të vërtetë, shpjegoimë shumëcka lidhur me esencën dhe natyrën e filozofisë si fushë e posaçme e diturisë dhe e krijimtarisë shpirtërore të njeriut.

  • Intenca e Sheriatit si Filozofi e së drejtës Islame – përqasje sistemesh

    Institutin Botëror të Mendimit Islam e gëzon fakti që paraqet këtë libër specifik për temën e intencave të sheriatit islam dhe autori, Dr. Xhasir Avde, një dijetar i shquar me aftësi të ndryshme, e drejtoi interesimin e tij në tematikën e këtyre intencave. Ky libër i shquar, i cili na zbulon shkencën serioze të përpiktë, na paraqet një mënyrë të re në metodikën dhe filozofinë e legjislacionit islam, që ngrihet mbi intencat e sheriatit islam. Shpresa jonë është që analiza e rëndësishme dhe idetë që përmban ky studim, jo vetëm që do të kontribuojnë aktivisht në mbrojtjen e fushës së intencave të sheriatit islam, por të tërheqë më shumë vëmendje për këtë tematikë mes lexuesve.

Kategoritë