• Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë

    Libri “Fjala vendimtare rreth fesë dhe filozofisë”, vepër kjo e shkruar nga filozofi i mirënjhour mysliman Ibn Rushdi, i njohur në perëndim si Averroes. Ky libër mëton të sqarojë pikëmapjet e Ibn Rushdit në relacionet religjion – filozofi. Ibn Rushdi është racionalist, por jo në kuptimin evropian, që e mohon Shpalljen hyjnore dhe tërë atë që quhet e mbinatyrshme. Ibn Rushdi së pari tregon se Ligji i Zotit thërret në studimin racional dhe të thelluar të botës dhe në njohjen racionale të Shpalljes (që shihet qartë nga Kur’ani). Pastaj, Ibn Rushdi rekomandon studimet logjike si mjet për arritjen e njohjes.

Kategoritë