-
Solidariteti – qasje nga këndvështrimi islam
Komuniteti musliman duhet të jetë komunitet solidar ku të gjithë individët do të jenë të njësuar, të solidarizuar mes veti, duhet të formojnë shoqëri të fortë, humane, progresive, shoqëri që do të jetë shembull për të tjerët në çdo gjë: sinqeritet, përparim, bujari, fisnikëri, ndihmë të ndërsjelle, bashkëpunim të dendur për një të ardhme më të mirë. Këtu e theksojmë elementin fetar dhe përkatësinë e besimit si bazë të fortë dhe shtytës të fuqishëm të solidaritet. Përndryshe, solidariteti dhe humaniteti duhet të dëshmohet me të gjithë njerezit, ngase është vlerë universale dhe parim islam.
CHF7.90 -
Akademia Evropiane per Fetva dhe Studime – 1
Qendra Kulturore Islame në Irlande ka nderin që popullatës islame në përgjithesi, kurse komuniteteve muslimane në Perëndim, në veçanti, t’ia prezentojë numrin e parë të përmbledhjes së fetvave të Akademisë Evropiane për Fetva (decizione) dhe Studime, të cilin e kanë pritur aq shumë muslimanët, për shkak të fetvave dhe zgjidhjeve të cilat i përmban, për shumë probleme me të cilat ballafaqohen muslimanët, e në veçanti ata që jetojnë në Perëndim – në jetën e tyre të përditshme, e sidomos kur dihet se këto fetva janë rezultat i punës dhe përvojës së një elite të dijetarëve të shquar islamë në krye me eruditin e madh, doktor Jusuf el Kardavi, kryetar i kësaj akademie, dijetare këta që jetuan me Librin e All-llahut dhe Sunnetin e Pejgamberit të Tij, Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si dhe thesarin e brezit të pare (selefëve), të cilët e përjetuan realitetin e muslimanit që jeton në Perëndim dhe e njohën mirë këtë realitet.
CHF7.90 -
Zemër inteligjente – këndvështrime profetike dhe shkencore
Shkencëtarët e së kaluarës besonin se truri është burimi i të gjitha emocioneve që përjetojmë. Por, është treguar tani se emocionet tona janë shumë më të shpejta sesa procesi ynë i të menduarit dhe ato tejkalojnë procesin e arsyetimit linear të trurit për shkak të shpejtësisë së tyre. Meqenëse proceset e të menduarit të trurit janë shumë më të ngadalta se shpejtësia me të cilën shfaqen emocionet, emocionet nuk mund të jenë rezultat i një procesi normal të të menduarit të trurit.
CHF9.90 -
Zgjohu – një mesazh motivues për gruan muslimane
Më në fund, një libër motivues për vetë-ndihmë dhe vetepërkujdesje, i përshtatur për gratë muslimane, i thurur në menyrë unike me referenca dhe histori islame. Neime Robert ka qëndisur një vepër të mrekullueshme të mbushur me bukuri në të cilën ndan historitë e saj thellësisht personale.
CHF14.90 -
Shtëpi e ngritur mbi devotshmëri
Zemra e çdo besimtari shqetësohet kur të shoh se i biri të cilin e ka rritur dhe pajisur me fuqi, nuk i shpreh detyrimet e tij ndaj prindërve, të cilët e kanë shpenzuar jetën dhe rininë e tyre duke tentuar dhe duke u munduar që sa më mirë ta edukojnë.CHF11.90Shtëpi e ngritur mbi devotshmëri
CHF11.90 -
Shëndeti mendor – nga jetëshkrimi i Profetit Muhamed sal Allahu alejhi ve selem
Shëndeti mendor i një personi mund të matet përmes asaj që shohim në veprimet e tij, asaj që shfaqet në sjelljen e tij, në gjuhën e trupit, në tiparet e tij të fytyres dhe fjalët që dalin nga gjuha e tij.
CHF14.90 -
Sekretet e lumturisë familjare – Muhamedi a.s. si bashkëshort dhe prind
Familja është shpresa dhe rehatia për të cilën çdo i ri dhe e re lodhet dhe mundohet për ta arritur. Ata harxhojnë mund dhe madje përballen edhe me sfida gjatë formimit dhe garantimit të vazhdimësisë së saj.
CHF14.90 -
Në shoqëri me të Dërguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem
Si te tillë, i Madhërishmi, atë e kualifikoi si model për njerezimin: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (El-Ahzab: 21)
CHF14.90 -
Muhamedi (alejhis-selam) bashëkshort i përkryer
Parimet udhëzuese për një jetë martesore të suksesshme të cilat kanë ardhur nga Muhamedi [sal-=lallahu alejhi ve sel-lem] janë më të bukurat dhe më të rrënjosurat për kohën. Ato (parime) gardhojnë butësi, dhembshuri, bashkëpunim dhe urtësi (veçanërisht kur shfaqen përmes instancave të veprimeve).
CHF9.90 -
Me zemër në mendje – inteligjenca morale dhe emocionale e Profetit alejhi selam
Po e filloj këtë libër me një pyetje të thjeshtë fare: “Kush është njeriu me inteligjent që njihni?” Historia është e mbushur përplot burra e gra, të cilët i kemi cilësuar si ikona të intelektit dhe arsyes, dhe për të cilët kemi skalitur çmime e trofe. Madje, fatkeqësisht, shpesh të tillët janë hyjnizuar. Megjithatë, prapëseprapë, nuk kemi arritur t’i përgjigjemi pyetjes themelore: “Ç’është inteligjenca dhe cili është roli i intelektit?”
CHF14.90 -
Menaxhimi i emocioneve
Përhapja e librave për ndihmë vetvetes korrespondon me sfidat në rritje që hasim për shkak të luksit relativ në pjesë të caktuara të botës dhe përgjegjësive në rritje që vijnë me menaxhimin e tij ose përballimin pa të. Ndërsa shoqëritë përparojnë dhe evoluojnë, librat për ndihmë vetvetes bëhen disi thelbësor për përshtatjen tonë me ndërlikueshmërinë dhe kërkesat e epokës moderne.
CHF14.90Menaxhimi i emocioneve
CHF14.90 -
Instinktet natyrore
Gjatë vitit të fundit të studimeve universitare hasa në një libër të titulluar “El-Fitre – Natyrshmëria” e shkruar nga dijetari i mirënjohur arab, Selman Fahd El-Aude. Isha tepër i impresionuar nga përmbajtja e atij libri, për shkak të lidhshmërisë së tij me individin dhe shoqërinë. Fjala arabe ‘El-Fitre’ nënkupton instinktet natyrore me të cilat Allahu i Madhërishëm’ e ka pajisur njeriun. Këto instinkte ia mundësojnë atij bartjen e rolit si udhëheqës, në mënyrë të duhur dhe me efikasitet.
CHF6.90Instinktet natyrore
CHF6.90 -
Ilaçi i shpirtit
Objektivi përfundimtar i vetëpastrimit ështe të kërkuarit kënaqësinë hyjnore të Allahut, duke iu nënshtruar një beteje shpirtërore për ta stolisur zemrën me cilësitë e larta të vendosmërisë, mirënjohjes, frikërespektit ndaj Allahut, shpresës, vetëmohimit, unitetit, besimit, dashurisë, vërtetësisë, pendimit, reflektimit, llogarisë, përsiatjes dhe të ngjashmeve.
CHF19.90Ilaçi i shpirtit
CHF19.90 -
Biznesmeni ideal – etika e biznesit në islam
Dominimi i materializimit të pastër, anekënd botës, ka rezultuar në shumë probleme psikologjike dhe të sjelljës për biznesmenët. Disa nga këto probleme janë si pasojë e mungesës së parimeve, moralit dhe idealeve të tyre. Shumë probleme janë shfaqur; ligjet dhe rregulloret kanë dështuar të gjejnë ndonjë solucion për to. Shumë teoricienë biznesi e theksojnë rëndësinë e sjelljeve morale dhe domosdoshmërinë e tyre për ta zhvilluar kodin etik. Me biznesmenë të cilët veprojnë në përputhje me një kod të tillë, transaksionet biznesore do të bëhen etike.
CHF7.90 -
Zemër që lulëzon
Gëzohuni për arritjet tuaja, sado të vogla qofshin ato; por kurrë mos i ngritni ato si dekret para syve. Ato pastaj do t’ju ndalojnë të shihni mundësitë e radhës. Për të arritur frymën e shpresës, lumturisë dhe gëzimit, duhet të punoni gjithmonë për arritje të reja. Nuk duhet të bëheni kurrë prej atyre që tregojnë vetëm për arritjet e kaluara, sikur ato janë një qëllim në vetvete. Duhet të jeni vetë-rinovues; shtesat, lëshimet dhe riorganizimi nuk vlejnë vetëm për zyrën ose dhomën tuaj. Duhet ti zbatoni ato fillimisht në mendjet tuaja dhe zgjedhjet tuaja intelektuale. Nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë, nëse leximet tuaja nuk janë të ndryshme, të lira dhe të balancuara. Në Islam, leximi ishte urdhri i parë drejtuar njerëzimit, pasi ajetet e para që i zbriten Profetit Muhamed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ishin: “Lexo me emin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka).” (El-Alak: 1)
CHF14.90Zemër që lulëzon
CHF14.90 -
1000 Thënie
Libri “1000 Thënie” i hoxhës së nderuar, Jakup Hasipi, Allahu e mëshiroftë, i cili nuk la gjurmë vetëm në vendin ku veproi, por ndikimin e tij e shtriu në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë, është mishërim i të kuptuarit të thellë të realitetit të kohës, vendit, mentalitetit të popullit, rrethanave lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat jeton muslimani i sotëm nga njëra anë, dhe të kuptuarit të shëndoshë të Islamit dhe burimeve të të drejtës islame, e të moralit, nga ana tjetër.
CHF13.901000 Thënie
CHF13.90