-
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë
Sado që ka jehonë të quditshme dhe per të mos e pranuar mendja, është fakt i pamohueshëm se ka njerëz, ti cilët duke i shkelur ligjet dhe rregullat e moralit, vetveten e hudhin në rrezik, e hudhin ne të këqija dhe ngjarje të pahijshme, të cilat, si të tilla, mposhtin vlerat më te çmueshme: jetën, nderin, shëndetin. Njerëzit e tillë, mbase pavetëdije, janë dashakëqinjtë më të mëdhenj të vetvetes dhe familjes, të fëmijëve dhe të afëtmëve të tyre. Që te ketë njeriu kundërshtarë dhe dashakëqinj gë s’ja donë të mirën ne mjedisin ku jeton, kjo, të thuash, është gjë e rëndomtë dhe dukuri e zakonshme, ndonëse është ne kundërshtim të plotë me parimet dhe normat e moralit islam. Por të jetë dashakeq i vetvetes dhe i fëmijëve të vet, kjo është gati e papranueshme dhe e papajtueshme për logjjkën e shëndoshë të njeriut.
CHF6.50