• Gratë shoqëria muslimane dhe Islami

    Ky koleksion esesh, i shkruar për shkaqe të ndryshme, në thelb trajton vetëm një çështje – atë të grave. Përgjithësisht, kur ne flasim për gratë në Islam, kjo rrallë shkon përtej një numri të vogël klishesh, që nuk vlerësojnë si duhet as gratë, as Islamin. Akoma më keq, qëndrimi është ose shovinist ose qasje e shtrembëruar.

  • Gratë e padukshme

     

    Libri Gratë e padukshme merr përsipër temën e lënë pas të asaj që nuk e dimë – dhe arsyes që qëndron pas saj . Rezultati është një analizë e fuqishme , e rëndësishme dhe syçelëse e politikës gjinore të dijes dhe injorancës . Me shembuj që variojnë nga teknologjia e deri te fatkeqësitë natyrore , kjo është një kujtesë origjinale dhe në kohën e duhur e arsyes se pse ne kemi nevojë për gra në udhëheqjen e institucioneve që i japin formë çdo aspekti të jetës sonë . ” Cordelia Fine ” Tepër i lexueshëm , i mbushur me fakte dhe njohuri . Një libër i r ëndësishëm , i shkruar me humor dhe talent .

    Nga politikat publike te hulumtimet mjekësore, teknologjia, vendet e punës e mediat, Gratë e padukshme zbulon se si në një botë të ndërtuar për dhe nga burrat, jemi duke e injoruar në mënyrë sistematike gjysmën e popullsisë, shpesh me pasoja katastrofike.

  • Gratë Spiune

    Mata Hari është  një  heroinë  me kombësi hollandeze.Gjatë  luftës së  parë  botërore, komanda ushtarake franceze në  mbështetje të  sukseseve të  tyre jo të  rëndësishme me spiunazhin gjerman në  një  marrëveshje vendosën ta sakrifikojnë  atë ,duke e cilësuar si një  spiune të  tmerrshme gjermane.

    Fama dhe njohja me ushtarët gjermanë  dhe francezë  e bënë  kandidaturën e saj më  se të  përshtatshme. Shumë  e njohur në  të  gjithë  Evropën,balerina e valleve ekzotike lindore u përpoq ti sigurojë  vetes të  drejtën për tu lidhur me oficerët e pasur gjermanë  dhe francezë  pa menduar për pëlqimin ndaj tyre,por vetëm për spiunazhin në  favor të  francezëve kundër gjermanëve.

    Gratë Spiune

    CHF19.90
  • Haremi Perandorak, gratë dhe sovraniteti në Perandorinë Osmane

    Ne në Perëndim jemi trashëgimtarë të një tradite të lashtë por akoma të fuqishme të obsesionit me seksualitetin e shoqërisë islame. Haremi është pa dyshim simboli më mbizotërues në mitet perëndimore të sendërtuara përreth motivit të sensualitetit musliman. Për një nënshtetas osman, termi “harem” ka kuptimin e të qenët e ndaluar apo e paligjshme, dhe të qenët sakrale, e padhunueshme, ose tabu. Ky libër ka për ta kufizuar përdorimin e tij në dy kuptime: odat private të një familjeje dhe gratë e një familjeje.

  • Pse shumica nga gratë janë banore të Xhehenemit

    Pse shumica nga gratë janë banore të Xhehenemit është një libër i veçant ku sqarohen arsyet se pse gratë janë shumica e banorëve të zjarrit bazuar në hadithe. Aty gjinden edhe rrëfimet e tri grave që Kur’ani i ka garantuar me zjarr.

  • Kalliri i devotshmërisë, mënyrat e grave muslimane në përhapjen e Islamit

    Një libër me shembuj praktik mbi davetin e grave muslimane dhe punën e tyre të dobishmen për shoqërinë.

  • Gratë që nuk dëshprohen

    Në këtë libër do të shihni se si arritën disa gra muslima të mësojnë Kur’anin përmendësh krahas problemeve të shumëta shoqërore dhe krahas moshës shumë të shtyer të tyre. Një grua plakë në moshën 73 vjeçare arrinë të mësojë Kur’anin përmendësh edhe pse shëndeti dhe mosha e saj e shtyer ishin pengesë e madhe por vullneti dhe dashuria që ajo ushqente ndaj librit të All-llahut, ia arriti qëllimit. Ose një analfabete e mëson tërë Kur’anin përmendësh vetëm duke e dëgjuar atë, madje një grua tjetër e mëson atë çdo ditë nga pak duke ruajtur bagëtinë në fushë. Ose një tjetër, edhe pse e verbër, e mëson Kur’anin permendësh duke e dëgjuar atë nga kasetat e inçizuara me Kur’an etj.

  • Gratë në jetën e të dërguarit alejhi selam

    Në këtë libër do të lexoni shumë biografi nga disa gra të cilat ishin në jetën e të Derguarit a.s. të cilat dhanë kontributin e tyre në përhapjen e fjalës së Allahut.

Kategoritë