• Kthimi

    Mund të këtë qenë viti 1985 (nuk jam edhe aq i sigurt, sepse asnjëherë nuk e kam pasur ndjesinë e të qenit pedant dhe ruajtjes së mijëra e mijëra shkrimeve të botuara gjithandej në gazeta e revista të ndryshme) kur në faqet e kulturës të gazetës RILINDJA m’u botoua tregimi me titull “Vëllai i Vogël”, i cili tregim atëbotë qe pritur mjaftë mirë, sidomos në qarqet letrare të Prishtinës. Nga ky tregim lindi romani “Kthimi”, i cili u botua nga ana e redaksisë së “Flakës” në vitin 1992. Më pastaj, ky libër, iu nënshtrua një përpunimi dhe u ribotua në vitin 1997.

    Kthimi

    CHF5.90
  • Balsami i lumturisë

    Para shumë viteve kam shkruar dhe përkthyer tema të ndryshme, që kanë të bëjnë me lumturinë. Tani erdhi koha t’i përmbledh disa prej tyre dhe t’ia ofroj lexuesit në formën e një libri. Temat qarkullojnë rreth një boshti të njëjtë,lumturisë. Ato mund të përsëriten në ndonjë pjesë, por kjo nuk e dëmton aspak këtë libër, sepse e thekson dhe e tregon rëndësinë që kanë ato.

Kategoritë