-
Hyrje në sociologji
Në qoftë se një shqiptar të sapolindur e çojmë për të jetuar në një fis cfarëdo në xhungël, për shembull, atëherë me siguri tingujt e parë që do të nxjerrë nga goja, sapo të fillojë të flasë nuk do të jenë shqip. Madje, pavarësisht nga trashëgimia, ai kur të rritet nuk do të mendojë dhe veprojë si shqiptar. Ai do të zërë pozicionin e tij në atë shoqëri, ndoshta si mbledhës ushqimesh, si gjuetar apo gjithcka tjetër që karakterizon atë mjedis social. Nga pikëpamja sociologjike njerëzit nuk i kryejnë veprimet e tyre të nxitur vetëm nga mekanizma të brendshëm të trashëguara, nga instinktet. Njeriu, si një qenie bio-sociale, ndikohet nga mjedisi social.
CHF11.90Hyrje në sociologji
CHF11.90 -
Hyrje në diplomaci
Autori ka përfshirë në libër temat kryesore të kësaj disipline të njohur e të nevojshme për përgatitjen e diplomatëve të rinj e të studentëve të marrëdhënieve ndërkombëtare e të shkencave politike. Ai ka sjellë në gjuhën shqipe përvojën e diplomacisë botërore por ka bërë përpjekje të sukseshme që të japë edhe përvojën modeste të diplomacisë shqiptare, të shtetit të ri të Kosovës.
CHF14.90Hyrje në diplomaci
CHF14.90 -
Hyrje në logjikën islame
“Hyrje në logjikën islame” , është një nga librat më të njohur mbi fenë islame në shek. XX,.Kushdo që merr në dorë këtë libër, gjen të pasqyruar në të shtyllat kryesore të fesë islame, që bazohet në dy tipare kryesore:1) Islami vendos drejtpeshimin mes shpirtërores dhe materiales, ndërmjet shpirtit dhe trupit.2) Është fe universale, pra të gjithë myslimanët janë vëllezër, të barabartë, pa dallim klase, race apo gjuhe.
CHF7.90Hyrje në logjikën islame
CHF7.90 -
HYRJE NË KUR’AN
Niveli i dytë i leximit nuk kërkon më pak angazhim. Teksti kuranor, para së gjithash, është shpallja e një mesazhi, që sidomos karakterizohet me përmbajtje morale. Fletë pas flete ndërtohet etika muslimane, themelet e saja, vlerat e saja dhe hierarkitë e saja. Për këtë arsye, një lexim linear, që nuk respekton kronologjinë, as bën dallim midis shpalljeve të ndryshme, rrezikon të dezorientoj lexuesin.
CHF5.90HYRJE NË KUR’AN
CHF5.90 -
Hyrja në kulturën Islame
Ky libër, në fakt, është fryt i një pune ekipore të profesorëve të angazhuar në Departamentin e Kulturës Islame në Fakultetin e Edukimit, të cilët, për ta përhapur dijen e dobishme, nuk kanë kursyer asgjë nga koha, dija dhe përvoja e tyre. Pavarësisht kësaj, libri është vepër njerëzore, pra nuk është i përsosur, andaj mund të ketë gabime e lëshime, për evidentimin e të cilave dhe njoftimin e autorëve me to do t’u ishim shumë mirënjohës.
CHF12.90Hyrja në kulturën Islame
CHF12.90 -
Unë, tjetri dhe përtej – Hyrje në historinë e marrëdhënieve ndërmjet islamit dhe perëndimit
Autori në këtë libër shkoqit momente mjaft interesante të kontaktit mes Islamit dhe Perëndimit. Ndërsa gjatë trajtimit të këtyre marrëdhënieve ai përpiqet të ndjek perspektivat e kësaj dialektike të “unit-tjetrit”.
CHF35.90 -
Hyrje në bazat e besimit Islam
Kohët e fundit sidomos gjatë dhjetëvheçarit të fundit, kur ka vërshuar një varg titujsh me karakter sektar rreth besimit dhe pikëpamjeve islame, vërehet mungesa e literaturës së mirëfilltë synite, e bazuar në literaturën klasike islame, por e shkruar në frymën dhe gjuhën bashkëkohore.
CHF13.90Hyrje në bazat e besimit Islam
CHF13.90 -
Hyrje në të drejtën penale Islame
Vepra “Hyrje në të drejtën penale islame” nga autor prof. Jusuf Zimeri, është një vepër mëse e nevojshme për lexuesin tonë, ngase ky lloj i literaturës i mungon me të madhe opinionit tonë në gjuhën e tyre amtare, andaj mendoj se kjo vepër është edhe domosdoshmëri e kohës aktuale.
CHF15.90Hyrje në të drejtën penale Islame
CHF15.90 -
Hyrje e përgjithshme në përkthimin dhe komentimin e Kur’anit
Botimet në shqip rreth Kur’anit kanë përfshirë deri së fundmi literaturë kryesisht përkushtimore, mbi aspekte të veçuara të tij, të shkruara nga autorë të cilët si rregull nuk preokupohen me specifikat e mendësisë moderne në përgjithsi dhe normat bashkëkohore në veçanti. Materiali i këtushëm synon ta zbusë efektin këtij kufizimi, luksoz për botën e sotme, duke sjellë Hyrjen e një vepre madhore mbi Kur’anin, e cila – siç dëshmojnë citimet në shtojcë, të nxjerra me shpejtësi nga vlerësimet e panumërta që i kanë bërë akademikë e dijetarë kryesues të fushës anëkënd globit – ia ka dalë admirueshëm në këtë drejtim dhe aq shumë të tjerë.
CHF5.90 -
Mukaddime – një hyrje në Historinë Botërore, vëllimi 1 dhe 2
Ibn Halduni (1332-1406) është figurë madhore e mendimit botëror, dijetar që vuri bazat e shkencave humane, i mbiquajtur “Njutoni i shkencave sociale”, “ylli i vetëm i kohës se vet”, një erudit që ka lëvruar në shumë fusha, si në sociologji, në filozofinë e historisë, demografi, historiografi, histori kulturore, diplomaci, ne teorine ushtarake, teologji, ekologji, ekonomi, teori politike, biologji, kimi, etj. Interpretimet e tij jane pike e ndritshme në erresiren e dogmatizmit fetar te epokes mesjetare, kur sundonin doktrinat fideiste kishtare që nuk linin hapesire per çfarëdo nderhyrjeje ideore njerezore rreth konceptualizimeve te shoqërisë dhe rregullimit shoqeror. Ai llogaritet lajmetari i pare, madje edhe themelues apo “baba i sociologjise”. Revista e UNESCO-s Prospects: Quarterly Review of Comparative Education (1993/1994) e ka vene Ibn Haldunin në mesin e 100 mendimtareve me te medhenj te historisë njerezore.
CHF59.90