• Qëllimi i krijimit

    Ndonëse shumica e njerëzve pas përsiatjeve të herë­pas­her­shme e lënë anash çështjen e arsyes së krijimit të tyre, është te­jet e rëndësishme për njerëzit që ta dinë për­gjigjen. Pa njohur për­gji­gjen e saktë, njerëzit bëhen të padallueshëm nga kafshët përreth tyre. Si rrjedhojë, nevo­jat e kafshëve për ngrënie, pije dhe riprodhim bëhen që­llim i vetëm i jetës njerëzore, dhe përpjekja e njeriut mbe­tet të fokusohet vetëm në këtë sferë të kufizuar. Kur këna­qësia materiale bëhet qëllimi më i rën­dë­si­shëm në jetë, jeta e njerëzve bëhet edhe më e degraduar se e kafshëve më të ulëta.

Kategoritë