• Studime për folklorin I

    Zymer Neziri ështe marre në vijimësi me epikën legjendare e historike të shqiptarëve të Kosovës. Me krijimin e mundësive për funksionimin e një hapësire kulturore kombëtare, ai ka kryer kërkime e studime edhe në Shqipërinë shtetërore.

  • Ujku i stepës

    Vepra ‘Ujku i stepës’ konsiderohet si kryevepra e Hesse-s,me të cilën ai ka arritur njohje ndërkombëtare dhe ka fituar çmimin Nobel për letërsi.Është shkruar në 1927 dhe është përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

    Ujku i stepës

    CHF14.90
  • Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare I

    Jean – Baptiste Duroselle ka futur në metodën e studimit të historisë peshën e forcave të qenësishme dhe rolin e njerëzve. Në këtë vëllim, duke u përqendruar në gjysmën e parë të shekullit XX, ai analizon mekanizmat që çuan në Luftën e Dytë Botërore njëzet vjet pas traktateve që shënuan mbarimin e Luftës së Parë Botërore. Ky libër është botuar mbi dhjetë herë dhe është një nga librat më të mirë të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

  • A i ka ardhur fundi shekullit Amerikan ?

    Ashtu edhe siç kuptojmë nga titulli, libri përbën një tekst provokues për t’u lexuar. Autori konstaton së ndonëse Amerika po përballet me çështjen e lidershipit të dobët, të çështjeve racore, imigracionin, me shkallë të lartë krimi, megjithatë Amerika vazhdon të udhëheqë në shumë sektorë të rinj si teknologjitë e informacionit, bioteknologjia etj.

  • Kthimi i Haj ibn Jakdhan

    A ka dritë pas errësirës? Gjithsesi. Është kthyer koha për të krijuar njeriun e ri. Është kthyer koha për të çrrënjosur të keqen, për të çrrënjosur çrregullimin në tokë dhe në deti, për të hapur dhe përgatitur vendin për kthimin e të mirëve, për t’i shfaqur të zgjedhurit e denjë, për t’i mposhtur keqbërësit, për të krijuar mendime të reja, e vërteta është e pavdekshme, kurse njerëzit vdesin, e pavërteta është e zhdukur, ajo vetvetiu është paracaktuar të zhduket, sepse në vete ngërthen të keqen, shkatërron veten me veten, njerëzit me duart e veta i hapin varret e tyre, pas një sëmundje të gjatë të përjetuar në kaos gjithëpërfshirës.

  • Rrëfime të këndshme nga thesari i muslimanëve

    Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë popull që i ka dhënë njerëzimit më shumë sesa muslimanët. Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë qytetërim që ti ketë përfshirë qytetërimet e tjera dhe ti ketë transformuar ata sikur qytetërimi islam. Shteti islam shtrihej mbi tre kontinente. Shumë kultura dhe popuj të ndryshëm e përqafuan fenë islame.

  • Thelbi i Islamit

    S’do mend se Islami është fe e natyrshmërisë, gjegjësisht fe e cila plotësisht përputhet me natyrën. Duke u nisur nga ky aspekt, me plotë të drejtë atë mund ta quajmë fe të mbarë njerëzimit. Përkufizimi i Islamit si fe e njerëzimit nuk është paarsyeshëm dhe fanatik, sepse rregullat e tij i pranon intelekti, dhe me udhëzimin e tij ndriçohet zemra, në thellësinë e tij përqendrohet besimi (imani); progresi i tij vlen në çdo kohë e çdo vend, pastaj ai është ligj i cili e rregulton shoqërinë, vë barazinë për të gjithë njerëzit dhe ia siguron shpirtit njerëzor begatitë e botës tjetër, varësisht nga të mirat që i ka realizuar.

  • Morali i besimtarit

    Pas librit tim të parë, i cili mban titullin Adhurimet e besimtarit ndihem i lumtur që po jua ofroj edhe librin e dytë, të cilin e kam titulluar Morali i besimtarit. Këtë e kam bërë për shkak se morali ka rëndësi të madhe në jetën e çdo besimtari. Këtë gjë e konfirmon hadithi i Muhamedit s.a.v.s., në të cilin thuhet: Jam dërguar që ta përkryej karakterin njerëzor.

  • Dyzet Net, pjesa e parë

    Libri përbëhet prej dyzet ligjëratave të mbajtura në hapësirat e Fondacionit Throni në Tetovë. Tema e ligjëratave është e imponuar nga Kur’ani që do të thotë, temat e ligjëratave janë suret e Kur’anit Famëlartë. Ligjëratat kanë filluar prej sureve të shkurtëra nga fundi i Kur’anit dhe është vazhduar drejtë fillimit të tij. Pasi që botimi i ligjëratave është parapa të botohet shkallë – shkallë, në këtë pjesë janë prezentuar dyzet ligjëratat e para në të cilat është bërë përpjekje të jepen sqarime në lidhje me suret: En-Nas, El-Felek, El-Ihlas, El-Mesed, El-Nasr dhe El-Kafirun.

  • Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore I 

    Temat e trajtuara në këtë libër pjesa e parë, në të vërtetë janë ato çfar kanë kërkuar hoxhallarët ti trajtojnë në xhamitë e tyre. Në të njëjtën kohë është edhe ajo për të cilën kanë më së tepërmi nevojë edhe besimtarët e thjeshtë. Dihet se një nga metodat e thirrjes islame është tu flasësh njerëzve në gjuhë sa më të thjeshtë dhe në atë gjuhë që ata kuptojnë. Sot në shek. që kaluam dhe shek. që po jetojmë, shkenca është bërë një nga gjuhët e komunikimit. Pikërisht kjo është edhe gjuha që autori flet në këtë libër, gjuhë e thjeshtë por edhe shkencore. Trajtesat e këtij libri duhet të bëhen edhe nëpër mexhliset e shtëpive tona.

  • Fetva bashkëkohore – komplet I – III

    Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve. Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm.
    Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.

Kategoritë