• Këshillat Islame

    Këtë libër, që e ke sot në dorë, mos e lexo shkarazi, përciptazi, apo si një kuriozitet! Me ndihmën e Allahut lartësuar e kam përkthyer këtë libër për të gjithë ata, që femren myslimane e konsiderojnë të roberuar, mbulesën e saj si pengesë në shoqëri dhe në jetën e përditshme.

  • Bazat e së drejtës islame – krestomaci

    Ky është një libër në shkencën e Usulu fik’h-ut – Bazave të së drejtës islame qe është përgatitur fillimisht për studentët e FShI-së, në përputhshmëri me planprogramin e fakultetit, e që njëherit mund t’u shërbejë edhe institucioneve të tjera arsimore fetare islame dhe më gjere që mund të përmbush objektivin e caktuar.

  • Historia e shkencës islame

    Xhorsh Sarton (George Sarton) duke i nderuar shkencëtarët muslimanë, në librin e tij “Hyrje në Historinë e Shkencës – Nga Homeri tek Umer Khajjami” (Vëllimi i parë) 2, thotë: “Do të mjaftohem këtu duke përmendur një sërë emrash të lavdishëm, pa bashkëkohës ekuivalentë në Perëndim.

  • Hyrje në logjikën islame

    “Hyrje në logjikën islame” , është një nga librat më të njohur mbi fenë islame në shek. XX,.Kushdo që merr në dorë këtë libër, gjen të pasqyruar në të shtyllat kryesore të fesë islame, që bazohet në dy tipare kryesore:1) Islami vendos drejtpeshimin mes shpirtërores dhe materiales, ndërmjet shpirtit dhe trupit.2) Është fe universale, pra të gjithë myslimanët janë vëllezër, të barabartë, pa dallim klase, race apo gjuhe.

  • Hyrja në kulturën Islame

    Ky libër, në fakt, është fryt i një pune ekipore të profesorëve të angazhuar në Departamentin e Kulturës Islame në Fakultetin e Edukimit, të cilët, për ta përhapur dijen e dobishme, nuk kanë kursyer asgjë nga koha, dija dhe përvoja e tyre. Pavarësisht kësaj, libri është vepër njerëzore, pra nuk është i përsosur, andaj mund të ketë gabime e lëshime, për evidentimin e të cilave dhe njoftimin e autorëve me to do t’u ishim shumë mirënjohës.

  • Këngë popullore me elemente Islame

    Vellimi “Këngë popullore me elemente islame” i përgatitur nga prof dr. Adem Zejnullahu, ka rëndësi të veçantë, sepse është i pari i këtillaj, që e hap shtegun edhe për një drejtim të ri në studimet e folklorit shqiptar i tille, ky vëllim do të shërbejë në mënyrë të gjithanshme për t’i vlerësuar këngët tona popullore edhe nga aspekti i ri, me ç’rast do të hetohet në mënyrë të veçantë roli i përbërësve fetarë në procesin e evolucionit të tyre, nepermjet krijimit të varianteve, si edhe kuptimësia e këtyre përbërësve si mënyrë e të menduarit që ka ndikuar domosdo edhe në krijimin e strukturës së tyre poetike.

  • Historia e filozofisë islame

    Filozofia islame është  një  nga shkencat të  cilat janë  zhvilluar në  kuadër të  kulturës islame,do të  thotë  një  nga shkencat e lartësuara dhe përsosura në  kuadë r të  Kur’anit dhe Sunnetit.

  • Çfarë thanë për islamin 100 personalitete të shquara botërore

    Përgjatë  historisë  është  treguar që  feja islame gjithmonë  është  kuptuar gabimisht nga jomuslimanët,përveç një  numri të  vogël që  ishin të  gatshëm të  pranonin faktin.Gjithmonë  është  sulmuar,gjithmonë  është  vendosur në  margjina dhe është  përmendur si një  temë  tabu për të  cilën nuk guxohej të  flitej.Arsye për një  qasje të  tillë  ndaj saj ishte  nënçmimi i qëllimtë dhe përdhosja e fesë  islame.Ky libër flet për faktet dhe dëshmitë  e personaliteteve të  shquara nga secili popull,për të  cilët nuk ishte e vështirë  ta pranonin fenë  islame dhe të  flisnin pozitivisht për të. Ata rrënuan paragjykimet e gabuara të  krijuara nga bashkëkombasit e tyre kundrejt islamit dhe myslimanëve.

  • Përgjigjet islame

    Përgjigje të ndryshme në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohet besimtari në periudhën bashkëkohore, me theks të posaçëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.

  • Pyetje dhe përgjigje islame

    “Qasja në hapësirat mediale në lidhje me Islamin është bërë shumë e gjallë dhe dinamike. Sidomos interneti është bërë tregu i fetfave dhe përgjigjeve fetare, si brenda, ashtu edhe jashtë kuadrit të Bashkësive islame. Puna dhe angazhimi në interpretimin e Islamit, nga grupe dhe individë të caktuar, ka ofruar pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje të praktikës fetare islame tek ne.

  • Bazat e pedagogjisë Islame

    Fëmija i periudhës së sotme shkollore, pothuajse nga të gjitha anët është i rrethuar me kultura të ndryshme, të cilat edhe konfrontohen ndërmjet veti, vendstrehime të neveritshme, qytetërime rivale, kundërshtarë të armiqësuar dhe shumë kundërthënie tjera. Ky ambient e fundos fëmijën në thellësitë e errëta të deteve ku ndeshen të gjitha ato rryma, ndërsa aty fëmija i ngratë në ato thellësi, të mbuluar me valët njëra mbi tjetrën, mbi të cilët janë retë shqelmon pothuajse, nuk mund të njoh as dorën e vetë. Çdo here kur ndaj tij zgjatet dora që dëshiron ta largojë prej aty, një dorë tjetër, më e fuqishme, më me ndikim dhe në pamje më tërheqëse, pa mëshirë e tërheq pas.

  • Thirrja islame akt profetik

    Kjo vepër është ndërhyrje e ndihmës së parë për ata që e kanë gabuar rrugën e thirrjes. Kemi të bëjmë me përkujtues të natyrshmërisë së kodeve të ndjenjave dhe mendimeve për ata që u është prishur natyrshmëria. Kemi të bëjmë me thirrje që jetën e falur nga Allahu xh.sh. ta konvertojë në jetesë që e do Ai.

  • Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, pjesa e dytë

    Ky libër është mjaft voluminoz që në vete ngërthen dhe studion shumë çështje të domosdoshme për jetën e praktike të besimtarit islam. Autori me një mjeshtri të lartë profesionale parashtron çështjet qartë dhe bindëshëm duke bashkangjitur edhe argumentin. Përmes shtjellimeve të tematikave të llojllojshme me të cilat ballafaqohet besimtari islam gjatë jetës së tij, autori në mënyrë figurative ndërton një person me bindje dhe besim të thellë në Krijuesin e tij, i zhveshur nga demagogjia por i veshur me petkun e devotshmërisë së moralit të lartë.

  • Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, pjesa e parë

    Ky libër është mjaft voluminoz që në vete ngërthen dhe studion shumë çështje të domosdoshme për jetën e praktike të besimtarit islam. Autori me një mjeshtri të lartë profesionale parashtron çështjet qartë dhe bindëshëm duke bashkangjitur edhe argumentin. Përmes shtjellimeve të tematikave të llojllojshme me të cilat ballafaqohet besimtari islam gjatë jetës së tij, autori në mënyrë figurative ndërton një person me bindje dhe besim të thellë në Krijuesin e tij, i zhveshur nga demagogjia por i veshur me petkun e devotshmërisë së moralit të lartë.

  • Përmbledhje punimesh nga jurisprudenca Islame

    Në këtë libër përfshihen një sërë artikujsh të trajtuara nga kënvështrimi i jurisprudencës islame dhe trajtohen edhe një sërë fenomenesh bashkëkohore me të cilat ballafaqohet popullata islame- shqipfolëse. Shpresoj që edhe ky botim je jetë i mirëpritur dhe frytdhënës për besimtarët islam.

  • Hyrje në të drejtën penale Islame

    Vepra “Hyrje në të drejtën penale islame” nga autor prof. Jusuf Zimeri, është një vepër mëse e nevojshme për lexuesin tonë, ngase ky lloj i literaturës i mungon me të madhe opinionit tonë në gjuhën e tyre amtare, andaj mendoj se kjo vepër është edhe domosdoshmëri e kohës aktuale.

Kategoritë