-
Ekstremizmi në emër të Islamit
Në këtë libër bëhet një hulumtim, fillimisht, rreth historikut të qasjeve ekstremiste dhe identifikimit të faktorëve të cilët ndikojnë në sjelljet e skajshme të individëve, në rastin tonë të ca grupeve muslimane, e që idenë dhe veprimtarinë e ushtrojnë përmes formave të dhunshme të radikalizmit dhe ekstremizmit.
CHF9.90Ekstremizmi në emër të Islamit
CHF9.90 -
Veçoritë e përgjithshme të Islamit
Ky libër është rezultat i më shumë se dhjetë viteve mund dhe përpjekje të dijetarit dhe mendimtarit me famë botërore Jusuf el Kardavi. Ky libër zanafillën e ka nga një ligjëratë në Libi me temën ( Veçoritë e zgjidhjes Islame). Kjo ligjëratë u shkrua dhe u botua me qindra herë dhe filloi të kërkohej nga Shejhu që të rimbahej, nga shumë qendra dhe fakultete islame në botën arabe. Ai e pa të domosdoshme që të interpretohesh islami në tërësi me të gjitha veçoritë dhe karakteristikat e tij në veçanti dhe të prezantohej islami si domosdoshmëri dhe zgjidje të halleve dhe problemeve në përgjithësi. Dhe ky mori formën që ju mbani në duar sot.
CHF12.00Veçoritë e përgjithshme të Islamit
CHF12.00 -
Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit
Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.
CHF5.00 -
Atlasi kulturor i Islamit
Kjo vepër e fillon udhën e saj me hulumtimin e realitetit historik të vendlindjes së Islamit, duke shqyrtuar fijet e ndryshme të influencave – arabe, mesopotamike, kanaanite dhe hebraike – që ishin pararendëse të tij. Autorët shpjegojnë se Islami i bashkoi traditat e ndryshme dhe nga ato farkëtoi trajtën e vetme të besimit, të mendimit dhe të praktikës, që vazhdon ta mbajë gjallë edhe sot jetën myslimane anembanë botës. Kjo vepër sintetizon esencën e qytetërimit islam në të gjitha sferat e tij, nga praktika e përditshme, deri te trashëgimia islame në art, shkencë, drejtësi, politikë e filozofi.
CHF49.00Atlasi kulturor i Islamit
CHF49.00 -
Unë, tjetri dhe përtej – Hyrje në historinë e marrëdhënieve ndërmjet islamit dhe perëndimit
Autori në këtë libër shkoqit momente mjaft interesante të kontaktit mes Islamit dhe Perëndimit. Ndërsa gjatë trajtimit të këtyre marrëdhënieve ai përpiqet të ndjek perspektivat e kësaj dialektike të “unit-tjetrit”.
CHF35.90 -
Thelbi i Islamit
S’do mend se Islami është fe e natyrshmërisë, gjegjësisht fe e cila plotësisht përputhet me natyrën. Duke u nisur nga ky aspekt, me plotë të drejtë atë mund ta quajmë fe të mbarë njerëzimit. Përkufizimi i Islamit si fe e njerëzimit nuk është paarsyeshëm dhe fanatik, sepse rregullat e tij i pranon intelekti, dhe me udhëzimin e tij ndriçohet zemra, në thellësinë e tij përqendrohet besimi (imani); progresi i tij vlen në çdo kohë e çdo vend, pastaj ai është ligj i cili e rregulton shoqërinë, vë barazinë për të gjithë njerëzit dhe ia siguron shpirtit njerëzor begatitë e botës tjetër, varësisht nga të mirat që i ka realizuar.
CHF8.90Thelbi i Islamit
CHF8.90 -
Femra nën mbrojtjen e Islamit
Mbi pikëpamjen islame të problemit të femrës shpesh është folur, nganjëherë në mënyrë objektive me të gjitha elementet e së vërtetës të bazuar në Kur’anin Famëlartë, kurse nganjëherë edhe me qëllim të keq. Shumë teori krishtere kanë pasur qëllim studimi këtë temë.
CHF6.00Femra nën mbrojtjen e Islamit
CHF6.00