• Shenjat e Kiametit

    Në këtë libër konsiderohen si shenjë të Kiametit vetëm ato shenja, të cilat vetë i Dërguari i Allahut alejhi selam i ka vlerësuar si të tilla. Gjithashtu përmenden vetëm hadithe të sakta dhe të mira, duke u mbështetur në fjalët e dijetarëve të hadithit mbi klasifikimin e haditheve.Është përmendur çdo gjë e nevojshme në lidhje me çdo shenjë, si shpjegimi i ndonjë fjale të panjohur dhe janë sqaruar vendet që përmenden në hadithe. Çdonjëra prej shenjave të Kiametit është  sqaruar shkurtimisht duke u mbështetur në fjalë të shkëputura prej dijetarëve dhe në hadithet, të cilët kanë lidhje me shenjën në fjalë.Në këtë libër eshte shprehur qartë se shenjat e Kiametit janë prej dukurive të panjohura, të cilat ne duhet t’i besojmë ashtu sikurse na janë përcjellë.

  • Udhëtimi i përjetësisë, vdekja, varri, kiameti dhe ahireti

    Njeriu të vërtetën e vdekjes dhe gjithçka ka përtej saj, nuk mund ta përfitojë as prej njohurive njerëzore të turbulluara nga errësira e injorancës, as prej filozofive sakate të përziera me vesvese dhe as prej mendimeve të devijuara që nuk kanë dobi për asgjë. Errësirat e vdekjes nuk mund të ndriçohen me drita të tilla të shkurtra.

Kategoritë