-
Fjalë prej guri – Vepra letrare e Azem Shkrelit
Temë e këtij studimi është vepra e gjithëmbarshme e Azem Shkrelit, e krijuar për më shumë se dyzet vjet.
CHF19.90 -
Vepra letrare e Esad Mekuli dhe kritika e saj
Vepra letrare e Esad Mekulit receptohet dhe qarkullon në mesin e lexuesve shqiptarë që nga Lufta e Dytë Botërore. Krijimet e tij letrare të para Luftës së Dyte Botërore, të shkruara e të botuara në serbisht, u bënë fakte letrare të letërsisë shqipe vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur edhe u përkthyen në shqip. Ta studiosh, sot, veprën letrare të Esad Mekulit është punë edhe e lehtë edhe e vështirë.
CHF17.90 -
Hije të zgjatura – Tregime letrare
I vëzhgoi ata që ecën nën dritën e zbehtë të ndriqimit të qytetit. Miku i tij i vetëm ishte zhdukur për një çast. Priti që njëri prej atyre që ikën të ndalet, të shikojë në dritare dhe t’ia bëjë me dorë. Kafeja ia kishte turbulluar lukthin. Kollitej sepse gjatë tërë ditës kishte qëndruar i lagur. E fshiu xhamin që ishte avullosur nga frymëmarrja e tij.
CHF6.90 -
Lidhjet letrare shqiptare-arabe
Lidhjet letrare shqiptare-arabe pasqyrojnë, në një mënyrë, edhe lidhjet historike që u zhvilluan në mes të shqiptarëve dhe arabëve, qoftë nëpërmjet turqve, që i nënshtruan këta dy popuj në një perandori, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto lidhje letrare trajtohen në këtë punim në aspektin e përgjithshëm ndërkombëtar, pra jo vetëm prej një drejtimi që përfaqëson dominimin e një ane mbi një anë tjetër, por në dy drejtime që pasqyrojnë gjallërinë krijuese të çdo kombi në letërsinë e tjetrit.
CHF15.00Lidhjet letrare shqiptare-arabe
CHF15.00