• Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881

    Ndër problemet e rëndësishme që sot e githë diten i qëndrojnë përballë historiografisë bashkëkohore janë edhe çëshijet e shqyrtimit sa me të thukët të historisë së një kombi. Me këtë rast objekt i veçantë trajtimi përpara nesh del përpjekja për të ndriçuar në formën sa më komplekse një segment historik nga e kaluara e shqiptarëve, duke e shpaluar atë në kuadrin e marrëdhënieve me Greqinë zyrtare dhe me grekët e shek. XIX.

  • Marrëdhëniet prind-fëmijë

    Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell veprën madhore mbi një tematikë jashtëzakonisht të rëndësishme, siç janë relacionet prind-fëmijë.
    Vepra në fjalë, u dedikohet të gjithë atyre që duan t’i edukojnë dhe pajisin gjeneratat e së nesërmes me vlerat universale etike.
    Ky libër i vëllimshëm, i ndarë në 23 kapituj dhe i lehtë për t’u lexuar e kuptuar, i trajton thuajse të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me familjen, përkatësisht fëmijët.
    Lexuesi në të do të gjejë trajtesa të shumta duke filluar nga themelet e prindërimit, rëndësia e familjes, ndërtimi i karakterit të fëmijës, lidhjet emocionale të tij, përzgjedhja e shoqërisë, e deri te kujdesi që prindërit duhet të kenë nga përdorimi i mjeteve teknologjike nga fëmijët e tyre.

  • Marrëdhëniet ndërkombëtare në Islam

    Ky libër i qaset studimit të bashkësisë njerëzore si tërësi dhe individit si pjesë përbërëse e saj. Gjithashtu, studiohen edhe pikëpamjet Islame mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat duhet të sëndërtohen mbi të njëjtat parime mbi të cilat sëndërtohen raportet nërshoqërore dhe ato individuale, siç është mëshira, dashuria, drejtësia, përmbushja e premtimit dhe fisnikëria, parime që ashtu siç rregullojnë marrëdhëniet individuale duhet ti rrëgullojnë edhe ato ndërshoqërore.

Kategoritë