-
Mbi durimin e te urtit
Duke i shkruar këto dialogje filozofike , Seneka e fut veten në hullinë e një tradite të gjatë, ku kryeveprat e Platonit janë për ne shembujt njëherësh më të hershëm e më të përkryer. Në këtë traktat, Seneka rreket t’i përligjë “bashkëbiseduesit” të vet, Serenusit, një paradoks stoik, sipas të cilit “të Urtin nuk e prek as padrejtësia, as fyerja”, dhe nëpërmjet kësaj, që ta bindë të Urtin të ecë ende më tutje në një udhë ku siç duket Serenusi është futur që prej pak kohësh.
CHF9.90Mbi durimin e te urtit
CHF9.90 -
Mbi qetesinë shpirtërore
Seneka flet si një ithtar i stoicizmit, doktrinë të cilën e ka përqafuar që në rini, por në këtë vepër ai është para së gjithash një udhëzues ndërgjegjeje. Sigurisht, filozofia është një doktrinë, por është gjithashtu, në lashtësinë greko-romake, edhe një udhëzuese jete. Madje shpesh ajo është e përkufizuar si “arti i jetës”.
CHF9.90Mbi qetesinë shpirtërore
CHF9.90 -
Mbi kohën e lirë, Mbi dorën hyjnore
Përbërja e veprës është e vështirë për t’u përcaktuar. Pas një hyrjeje që i thur lavde menjëherë kohës së lirë (I, 1-3), e pastaj ia jep fjalën Serenusit i cili tronditet që po e sheh mjeshtrin e vet “duke u dorëzuar” (I, 4-5), vjen divisio (II), ku Seneka pohon se nuk po i tradhton aspak stoikët dhe paraqet “dy palët”: nga njëra anë, do të vërtetojë se që në moshë shumë të re, mund të “lëshohemi me plot të drejtë në kundrimin e së vërtetës”, dhe nga ana tjetër, një “ushtar i vjetër, që e ka mbaruar kohën e shërbimit, ka të drejtë edhe ai që ta kalojë stafetën “.
CHF8.90 -
Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij
Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?
CHF6.90 -
Dispozitat mbi fyesin e pejgamberit
Shigjetat kundër parimeve Islame dhe dispozitave të prera të akides dhe sheriatit janë të shumta në kohën tonë!
Fuqit e mëdha të kufrit shpallën luftë kundër Islamit, ata e paraqiten Islamin si rezik për të ardhmen para popujve të tyre, armik i cili sipas tyre do të shkatërron të gjithë para tij, kinse ai do t’i zhduke të gjitha përparimet e civilizimit dhe se do ta futë njerëzimin në oqean të gjakut! Pas kësaj u dhanë në vëndet tona punëtorët e tyre, të cilët u zhveshën nga petkat e fesë, sollën fjalë tronditese në luftë kundër fesë dhe ummetit të tyre, që as nuk arriti tu shkon nëpër mend miqve të tyre në vendet e jobesimtarëve!
CHF24.90Dispozitat mbi fyesin e pejgamberit
CHF24.90 -
Udhëzime profetike mbi shërimin e zemrave
Nga Ibn Abbasi [radijallahu anhu] transmetohet të ketë thënë se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën (Sahih el-Buhari)
I Dërguari[sal- alejhi ye sel-lem] ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij se si e përdori.” (Xhamiu Tirmidhi)
Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta, por që realisht ato janë sprova. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për të, atëherë ai nuk do të jetë falenderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.
CHF14.90 -
Dhurata e përkoshme – reflektime mbi dashurinë, humbjen dhe reflektimin
Dëshmia e Asmaa Hussein-it është thellësisht prekëse. Libri pasqyron rrugëtimin e një gruaje të përkushtuar dhe një besimtareje të sinqertë e parimore. Autorja pasqyron një përvojë dramatike ndërsa u qëndron besnike, si vlerave ashtu edhe shpresës. Pasi e humbi bashkëshortin e saj të dashur dhe ndërsa vazhdon të luftojë për drejtësi dhe dinjitet, ajo ka aq të drejtë kur e kujton këtë të vërtetë themelore: Asgjë nuk është e përhershme. S’është as dhembja”.
CHF9.90 -
Mbi psikikën njerëzore
E pikërisht në njërën nga esetë e tij më të famshme “Mbi natyrën e psikikës”, të përfshirë në këtë libër ai përshkruan në mënyrë mjeshtërore teorinë e vet të pavdekshme mbi pavetëdijen dhe lidhjet e saj me mendjen e vetëdijshme.
CHF11.90Mbi psikikën njerëzore
CHF11.90 -
Riktheju zemrës, reflektime personale mbi çlirimin nga vargonjtë e jetës
Shumë prej nesh jetojnë në kurthin e vazhdueshëm të zemërthyerjes dhe të zhgënjimit. Shpesh, ne as nuk e dimë se pse ndodh një gjë e tillë. “Riktheju zemrës!” është një libër që flet për çlirimin e zemrës nga kjo lloj skllavërie.
CHF14.90 -
Risale et teuhid – shqyrtimi mbi monoteizmin në Islam
Libër i rëndësishëm që shqyrton monoteizmin në Islam, kjo do të thotë besimin vetëm në një Zot të Madhërishëm Allahun xh.sh.
CHF7.90 -
Vetëdija mbi kiametin
Që nga dita që kemi lindur e deri në ditën që vdesim nuk bëjmë gjë tjetër që i shumëzojmë dëshmitarët ndaj vetës sonë. Shtatit tënd ia shtonë dëshmitarët o njeri.
CHF7.90Vetëdija mbi kiametin
CHF7.90 -
Mbi botën tjetër
Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.
CHF9.90Mbi botën tjetër
CHF9.90 -
Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam
Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.
CHF8.90 -
Libri mbi zullumqarët
“Pra, vështro se çfarë isthe përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë. Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre. E këto janë shëpitë e tyre të mbetura shkretë për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në kët (rrënim) për një pupull që kupton ka argument.” (En-Neml: 51,52)
CHF11.90Libri mbi zullumqarët
CHF11.90 -
Vështrim kulturoro – historik mbi formimin dhe përhapjen e disa fraksioneve në historinë islame
Këtë libër e shkruaj me qëllimin më të mirë edhe pse dikujt ndoshta nuk do t’i pëlqej! Islamin e kanë përcjellë sfida të ndryshme, që nga fillimi e deri më tash, por tani është i sulmuar nga të gjitha anët, qoftë nga jo muslimanët, qoftë edhe nga muslimanët që indentifikohen si muslimanë vetëm me emra.
CHF14.90 -
Vërtetësi dhe argumente mbi Muhamedin vulën e profetëve
M’u duk e arsyeshme t’i ofroja lexuesit të nderuar këtë shkrim për të paraqitur edhec pse në mënyrë konçize, shenjat dhe argumentet e profecisë të dërguarit tonë Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke mos dashur t’i zbehet zelli lexuesit në nje kohë që ai ka në duar një prej objekteve dhe çështjeve më të rëndësishme të besimit islam, por duke i nxitur nga ana tjetër të hulumtojnë ata që duan të thellohen më tepër në detajet e kësaj teme.
CHF7.90