-
Fuqia e mendimit pozitiv 2
Autori në këtë libër na tregon se si mendimi ynë i dobët dhe pesimizmi mund të pengojnë arritjen e suksesit, ndërsa mendimi pozitiv dhe besimi në veten mund të krijojnë mundësi të reja dhe sukses të madh.
CHF14.90Fuqia e mendimit pozitiv 2
CHF14.90 -
Mendësia fituese – të mendosh se mundesh, krijon forcën që mundet
Vlera e këtij libri shkon përtej sektorit formal të edukimit. Libri është i domosdoshëm edhe për sektorin e biznesit, i cili vazhdimisht është në përpjekje të kultivimit të talenteve të reja, po aq sa edhe për prindërit, në kërkim të metodave për të rritur fëmijë, të aftë të përballen me sfidat.
CHF24.90 -
Punimet e Konferencave Ndërkombtare mbi Islamin
Konferenca e parë u zhvillua në Tiranë, me temë “Mendimi bashkëkohor islam: Sfida dhe perspektiva”, ndërsa konferenca e dytë në Tivar të Malit të Zi, me temë: “Arsimi islam te shqiptarët: Sfida dhe perspektiva”.
CHF19.90 -
Mendimi politik dhe shoqëror në Lindjen e Mesme bashkëkohore
Kemal H. Karpat do të vinte në këtë ribotim të këtij volumi pas suksesit absolut të botimit të parë. Është një volum që më shumë se një lexuesi të thjeshtë i ofron studiuesëve të çështjeve të Lindjes së Mesme një qasje të drejtpërdrejtë të mendimit bashkohorë politik dhe shoqëror në atë hapsirë gjeografike, por jo vetëm. Ky libër vjen me një serë ndryshimesh nga libri “mëmë”ai i botimit të parë të disa viteve më parë. Z. Karpat i ka bërë një analizë të thellë mendimit dhe mjedisit shoqëror dhe politik të këtij rajoni. Libri përbëhet nga një hyrje e përgjithëshme dhe nga katër pjesë kryesore, arabe, turke, iraniane dhe izraelite, ku për çdo vend ka autorë me përfaqësuesit kryesor të tyre, por jo vetëm sepse autori ka studjuar dhe përzgjedhur materialet që janë më të qënësishme dhe më aktuale.
CHF29.90 -
Aforizma, mendimi pozitiv në jetë
Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë i kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.
CHF14.90Aforizma, mendimi pozitiv në jetë
CHF14.90 -
Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv
Vendosa të shkruaja tregime për ty, nipçe, ama tregime të mira, tregime të zgjedhura, tregime që të begatojnë mendjen e shpirtin, sepse: TË DUA shumë! Fjalët e plakut, nipçe, janë farë.
CHF14.90 -
Mendimi dhe suksesi
Lexuese dhe lexues të dashur, A keni dëshirë të keni jetë të shëndetshme? Të jeni të sukseshëm? Të jeni të lumtur? A keni dëshirë t’i pushtoni majet më të larta të arritjeve njerëzore? A keni dëshirë të bëni veten tuaj, familjen dhe kombin – të famshëm dhe me prestigj të lartë? A keni dëshirë që njerëzimi të habitet me talentin tuaj? Nëse thoni PO, atëherë këtu fillon udhëtimi, e ky udhëtim është aq i thjeshtë, aq i lehtë, si në lojën e dëshiruar.
CHF14.90Mendimi dhe suksesi
CHF14.90 -
Pak më ndryshe – përmbledhje shkrimesh
Libri në vete përmbanë një sërë trajtime të fenomeneve të ndryshme shoqërore, shkencore e fetare që preokupojnë popullatën tonë. Autori përmes librit të tij të radhës, edhe një herë për të satën herë me radhë, dëshmoi se është i guximshëm dhe se është inetelektual i mirëfilltë. Vetëm se kësaj here në këtë libër ndryshe do të paraqitet, njëherësh duke mos ia cenuar vetës aspak fushën profesionale. Autori i mbështetur në trungun e pemës islame, përpiqet të jap mendime për politikën, politikanët, intelektualët, pasojat e përqarjes mes nesh, padrejtësitë, shkollat, studentët, profesorët, moralin, hoxhollarët etj.
CHF5.90 -
Kolosët e medhhebit Hanefij
Kjo vepër është vetëm një reflektim i thjeshtë që dëshmon se shkolla juridike hanefite nuk është ngritur, ndërtuar dhe zhvilluar thjesht apo verbërisht, porse parimet e funksionimit të kësaj shkolle juridike janë elaboruar në detaje, janë përpunuar dhe studivar deri në palcë, saqë nuk kanë lënë imtësi pa analizuar dhe shtjelluar. Kjo shkollë sikur edhe tri shkollat tjera juridike islame më të njohura të Ehli Sunetit nuk mbijetoi ne saje të ndonjë mëshire, por mbijetuan dhe u rritën falë punës se palodhme të shkencëtarëve islam nga këto shkolla nëpër të gjitha kohët dhe vendet.
CHF18.90Kolosët e medhhebit Hanefij
CHF18.90 -
Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din
Gazaliu në këtë vepër shpjegon rrugët e shpëtimit të muslimanëve nga shumë devijime brenda vetë religjionit, iluzioneve të shumta në fe dhe në besim, të cilat para së gjithash rrjedhin nga prania e madhe e metafizikës greke, teologjisë krishtero-hebreje dhe mistikës në botën muslimane.
CHF24.90 -
Dashuria ndaj të dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem ndërmjet përcjelljes së sinqertë dhe risive
Njerëzit mund të dinë vetëm manifestimin e asaj dashurie, ashtu siç është përcjellja dhe nënshtrimi ndaj porosive të të Dërguarit të Allahut alejhi selam, e cila dashuri është edhe pjesë e imanit ( besimit ).
CHF17.90