-
Muzeu i pritjes
Vëllimi poetik “Muzeu i pritjes” është një nga veprat më të mira poetike të autorit,e cila të krijon një ndjesi të butë qysh në poezinë e parë.
Është një vëllim i shkruar me një stil të veçantë,ndërkaq vargjet të çojnë në disa dimensione të çuditshme,
por që janë dimensione shpirtërore, në të cilat ka dhimbje, vetmi, por edhe dashuri.Ndërthurja e motive të ndryshme që për bosht
kanë vetëm një subjekt dedikues,janë vetëm disa nga nuancat që e bëjnë këtë poezi edhe më shpirtërore.CHF6.90Muzeu i pritjes
CHF6.90 -
Muzeu i lodrave të vdekura
Nje fllad që frynte nga Bosfori bënte të lëkundeshin qiparisat e Karagjaahmetit. Njerëzit që ecnin rrugës nuk i dëgjonin ulërimat e heshtura të të vdekurve të braktisur, e as shushurimën e qiparisave. Vetëm pak prej tyre rrëqetheshin sikur po dëgjonin një zë të vjetër që për veshin e tyre tingëllonte i njohur. Të tjerët, teksa ecnin, kur padashje hidhnin shikimin mbi mermerët e bardhë të varrezave kthenin shikimet në drejtim të qiellit, e më pas edhe në drejtim të rrugës. Të gjithë nxitonin të iknin sa më parë prej aty. Ata dëgjonin vetëm tinguj sipas dëshirës së tyre. Të shumtën e herëve ua ngulnin sytë celularëve ku njoftoheshin për bursat, kursin e këmbimit..
CHF7.90Muzeu i lodrave të vdekura
CHF7.90