-
Kultura e dialogut në Islam
Mendoj se devijimi më i rrezikshem, që e ka përfshirë ummetin islam është “mosmarrëveshja” apo “kundërshtimi.” Ky devijim i përhapur ka përfshirë çdo vend e shoqëri muslimane dhe nën kthetrat e veta fatkeqe ka futur mendimin e secilës prej tyre, akiden, koncepcionin, shijen, sjelljen, moralin, mënyrën e jetesës, metodat e bashkëpunimit, metodat e bisedës, shpresat, qëllimet dhe synimet e afërta e të largëta të tyre.
CHF7.90Kultura e dialogut në Islam
CHF7.90 -
Gruaja në Islam
Gruas i është dhënë një status i veçantë në Islam. Pozita e saj ka një rëndësi të madhe, ndërsa edhe vet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, u ka dhënë udhëzime dhe këshilla grave në fjalimin e tij në Arafat.
CHF5.90Gruaja në Islam
CHF5.90 -
Martesa në Islam dhe Raportet Familjare
Islami e përfshin tërè sistemin e jetës.Ky nuk eshte besim vetem se teorik i ndare nga jeta praktike,edhe pse kjo per Islamin,
gjate historise,eshte tentuar qe të imponohet.Në të vërtetë,janë munduar qe Islamin ta zbresin në teori të thatë dhe bindje personale
e cila duhej të artikulohet,në vete, dhe me fshehtësi të ruhet në ceremoni thellë të fshehta nga sytë e publikut.
Me fjale te tjera,te perngjasohet me religjionet te cilat energjine origjinale jetesore e kane zbritur ne vdekshmeri te mesimeve teorike dhe
doktrinave te shumta sekrete.CHF9.90 -
Metoda e thirrjes në Islam
Thirrja në islam është misioni i profetëve të zotit. Edhe ai që fton në rrugë të Allahut është në misionin e profetëve. Mirëpo të ftosh në rrugë të Allahut duhet që të njihen metodat të cilat Allahu xh.xh. i ka bërë legjitime por edhe ftuesi të ketë sukses. Sepse për fat të keq sot ftuesit janë të shumtë por shumica e tyre më shumë bëjnë ftesë anti sesa në islam, sepse metodat dhe mënyrat e tyre janë jo të përshtatshme dhe jo koherente. Prandaj çdo thirrës dhe çdo hoxhe duhet ta ketë këtë libër. Ky libër është i vlefshëm edhe për besimtarët e thjeshtë, sepse në një farë mënyre secili nga ne është ftues në rrugë të Allahut.
CHF4.90Metoda e thirrjes në Islam
CHF4.90 -
Rëndësia e familjes në Islam
Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla.
CHF9.90Rëndësia e familjes në Islam
CHF9.90 -
Ripërtëritja e mendimit fetar në islam
Kur’ani është Libër i cili e vë theksin në akt më tepër se sa në mendim. Mirëpo, ka njerëz të cilëve sipas natyrës u është e pamundur ta përvetësojnë botën e panjohur, duke ringjallë, në procesin jetësor, atë lloj të veçantë të përvojës së brendsme në të cilën, më në fund, zë fill bindja fetare. Përveç kësaj, njeriu bashkëkohor, duke i zhvilluar shprehitë e mendimit konkret – shprehitë të cilat edhe vetë islami i ka theksuar, së paku në fazat e para të zhvillimit të tij kulturor – është treguar më pak i aftë për këtë përvojë e cila, për më tepër, i duket e dyshimtë sepse bartë mundësitë e mashtrimit mashtrimit.
CHF13.90 -
Doktrina e shtetit në Islam, Pozita, karakteristikat, struktura, qëndrimi ndaj demokracisë, pluralizmi, femrës dhe jomuslimanët
Ky libër është shprehje e kuptimit të rrymës mesatare të Islamit në këtë aspekt të rëndësishëm: aspekti i Shtetit në Islam.
CHF14.90 -
Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam
Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.
CHF8.90 -
Martesa dhe mardhëniet intime në Islam
Martesa është një institucion shumë i rëndësishëm, të cilit Islami i kushton rëndësi të veçantë. Këtë në mënyrën më të mirë na e ka treguar autori i këtij libri, që është para nesh, e që e trajton martesën dhe marrëdhëniet martesore. Autori me argumente ka sjellur të gjitha gjërat relevante që kanë të bëjnë me këtë temë, duke i bazuar të gjitha qendrimet në bazat kur’anore dhe sunnetin e Resulullahut a.s., e ndonjëherë edhe në mendimet e dijetarëve të hershëm duke paraqitur edhe qëndrimet e tija, që këtë libër na e bëjnë edhe më të dashur.
CHF6.50 -
Seksualiteti në Islam
Gjithçka ekziston në çifte dhe kjo është shenjë e mrekullisë së Allahut. Bivalenca është vullnet i Allahut, ndërsa seksualiteti i cili është marëdhënia në mes mashkullit dhe femrës, është rast i posaçëm i vullnetit absolut universal të Allahut. Shumë ajete bëjnë fjalë për këtë gjë. Sura e njohur si Bizantinët këtë e pocenton posaqërisht…. Në këtë libër do të flitet mbi seksualitetin në islam.
CHF14.90Seksualiteti në Islam
CHF14.90 -
E drejta familjare në islam
Libri në fjalë, duke ngërthyer në brendinë e vet një thesar tepër të vlefshëm të dispozitave islame, shtjellon problemet e fejesës, te martesës si dhe shkurorzimit sipas parimeve të mirfillta islame, dhe është një libër që i përket literaturës së shkencës së fikhut-Hanefi.
CHF18.90E drejta familjare në islam
CHF18.90 -
Edukimi i fëmijëve në Islam
Lexues i nderuar, ti do të kesh mundësi që të gjesh ne këta kapituj tematika shumë të rëndësishme e të dobishme. Të gjitha kanë për qëllim të ta sqarojnë programin më të mirë e më të qëndrueshëm për edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre që të jene pjesë e dobishme e shoqërisë, ushtarë të fuqishëm e të pathyeshëm për islamin, ashtu që të rinj e të moshuar ta bartin në shpirtin e tyre kuptimin e fisnikërisë, të sakrificës dhe të dhënies së jetës për liri.
CHF48.90Edukimi i fëmijëve në Islam
CHF48.90