• Zoti në metafizikë, shkencë, Kur’an

    Tema kryesore e doracakut në fjalë është sa arriti të njohtohet njeriu shkencerisht rreth Krijuesit, pra Zotit.

    CHF7.90
  • Vitin tjetër në…

    Në rast se lexuesi i devotshëm mbërrin t’i mbijetojë tundimit të lëpirjes së gishtit tregues së dorës së djathtë, për ta kaluar fill këtë faqe i shtyrë nga instikti i tejkalimit të parathënies, siç do të thoshte një mik i imi i kësaj të keqeje të domosdoshme, le të më durojë sa t’ia them dy fjalë rreth këtij libri që po i servohet. Sepse, fundja, kush tjetër përveç autorit, redaktorit dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në këtë projekt, begenisin të humbin kohë e ta lexojnë shqim? E pra, në rast se ndalet në këta rreshta, le ta mësojë arsyetimin tonë për këtë dhuratë qe po ia bejmë.

    CHF6.90
  • HYRJE NË KUR’AN

    Niveli i dytë i leximit nuk kërkon më pak angazhim. Teksti kuranor, para së gjithash, është shpallja e një mesazhi, që sidomos karakterizohet me përmbajtje morale. Fletë pas flete ndërtohet etika muslimane, themelet e saja, vlerat e saja dhe hierarkitë e saja. Për këtë arsye, një lexim linear, që nuk respekton kronologjinë, as bën dallim midis shpalljeve të ndryshme, rrezikon të dezorientoj lexuesin.

    CHF5.90
  • Muslimanët, krishterët dhe hebrenjët sot

    Në këtë libër shtjellohet një temë shumë aktuale në ditët e sotme. Autori në përpkjet e tij shtron mendimet, të argumentuara edhe me prova tradicionale dhe moderne, kurse dallimet në fe, besim, gjuhë, etni, i percepton si pasuri dhe mundësi bashkëpunimi dhe jo si mollë sherri për bashkëjetesë. Ai porosit: ‘’Duhet të mësohemi që të shohim më shumë përendim dhe më shumë lindje njëkohësisht në të gjitha anët e botës. Duhet të promovojmë këtë vetëdije dialoguese për shkak të kohëve më të mira në të ardhshme.’’

    CHF6.90
  • Përvoja e dijetarit Ibn Badis në thirrje në fenë e Allahut

    Në shfletimin e përvojave të hoxhallarëve dhe thirrësve të Islamit ka një shtytje për ambicie dhe argëtim në kohëra të vështira. Një nga këta hoxhallarë të urtë në thirrjen islame është edhe imam Abdulhamid ibn Badisi, Allahu e mëshiroftë. Përvojat e tij në përmirësimin e gjendjes bashkëkohore në Algjeri, meritojnë një meditim të thukët nga hoxhallarët e sotëm në mënyrë që të nxjerrin mësime të çmuara me të cilat do u lehtësohet rruga drejtë ngritjes së këtij umeti bujar.

    CHF12.90
  • Liza në botën e çudirave

    Përralla klasike “Liza në botën e çudirave” vjen në një edicion krejt të veçantë në formatin A4. Përralla janë të shkruara në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për fëmijët, kurse ilustrimet e bukura dhe me ngjyra shkëlqyese i bëjnë ato edhe më të dashura për fëmijët.

    CHF5.90
  • Mendimi politik dhe shoqëror në Lindjen e Mesme bashkëkohore

    Kemal H. Karpat do të vinte në këtë ribotim të këtij volumi pas suksesit absolut të botimit të parë. Është një volum që më shumë se një lexuesi të thjeshtë i ofron studiuesëve të çështjeve të Lindjes së Mesme një qasje të drejtpërdrejtë të mendimit bashkohorë politik dhe shoqëror në atë hapsirë gjeografike, por jo vetëm. Ky libër vjen me një serë ndryshimesh nga libri “mëmë”ai i botimit të parë të disa viteve më parë. Z. Karpat i ka bërë një analizë të thellë mendimit dhe mjedisit shoqëror dhe politik të këtij rajoni. Libri përbëhet nga një hyrje e përgjithëshme dhe nga katër pjesë kryesore, arabe, turke, iraniane dhe izraelite, ku për çdo vend ka autorë me përfaqësuesit kryesor të tyre, por jo vetëm sepse autori ka studjuar dhe përzgjedhur materialet që janë më të qënësishme dhe më aktuale.

    CHF29.90
  • Më në fund të lirë

    Shkrimtari dhe historiani i njohur, Uran Butka, provon edhe në tregime të lërë gjurmë tek lexuesit. Ai boton librin e tij me tregime “Më në fund të lirë…” Për Uran Butkën ky është botimi i 19-të në karrierën e tij ku ka provuar në gjini të ndryshme letrare, por i cituar në shkrimet e tij në shumë analiza për historinë. Autori thotë se pavarësisht elementëve artistik, më në fund të lirë….është edhe një përvojë personale. Duke nisur që nga internimet e diktaturës e për të mbërritur deri sot në 24 vite demokraci.

    CHF11.90
  • E djathta dhe e majta në luftë

    Dy dekada e gjysëm pas shëmbjes së regjimit komunist në Shqipëri, kujtesa e të mbijetuarëve nga diktatura vazhdon të sjelli të freskët vuajtjet e tyre. Rrëfimet e të dënuarëve politikë, por edhe atyre që vuajtën në kampet e përqëndrimit, janë përmbledhur në një kolanë librash me mbi 20 tituj. Ideatori dhe krijuesi i kësaj kolane, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka promovuar këtë seri librash në Akademinë e Shkencave.

    CHF22.90
  • Me Mbretin Zog në mërgim

    “Gjenço Demetre Naçi na sjell një rrëfim të rrallë për Mbretin Zog në mërgim. Është i rrallë sepse është autentik dhe vjen nga një njeri që i ka përjetuar ngjarjet vetë, i pandikuar nga persona të dytë ose të tretë. Kujtimet gjithnjë kanë një dozë subjektivizmi, por libri i Gjenço Naçit përmban një vlerë të shtuar që nuk e kanë të tjerët: Autori i gjykon ngjarjet nga pozitat e një kritiku dhe nuk rrëzohet në humnerat e lavdeve. Ai është i besueshëm, flet lirshëm dhe qorton aty ku duhet.”

    CHF29.90
  • Im Atë më mësoi, me Ademin prej baltës në baltë

    Isha veçse një fëmijë ahere kur ndjeva atë hapësirë vigane dhe luzmën e viteve midis meje dhe Ademit – mëshirë qoftë mbi të. Një ndjenjë që ngjasonte me një farë lloj shkëputjeje nga atësia e tij. Në atë largësi u shënua një ndarje, një njohje, një vragë dhe një dridhmë. Në kujtesën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, veç mëkatit dhe rënies. As në zemrën time s’ka asgjë tjetër rreth tij, përveç një qortimi pëshpëritës: Përse na nxore nga parajsa?

    CHF14.90
  • Shkenca dhe qytetërimi në Islam

    Pas të gjitha tragjedive dhe mynxyrave me të cilat u përball Shqipëria në shekullin e kaluar, është kënaqësi të shohësh se tani ajo po i kushton vëmendje mendimit intelektual, që është themelor për rigjallërimin e shoqërisë dhe drejtimin që ajo merr. Shqipëria është një shoqëri islame në mes të Evropës, prandaj shpresa dhe lutjet e mia janë që, tek njihen me rrymat e ndryshme të mendimit perëndimor mendimtarët e saj të rizbulojnë mbi të gjitha traditën e tyre intelektuale islame dhe të bëhen pishtarë të mendimit autentik islam në Evropë, në vend se të kthehen në mendimtarë evropianë të dorës së dytë, të cilët thjesht imitojnë filozofi që janë të huaja për këndvështrimin islam.

    CHF19.90
  • Shenjat në rrugën e hixhretit

    Çdo vit, muslimanët në katër anët e botës e përkujtojnë ngjarjen e rëdësishme të historiasë Islame. Hixhretin, i cili pati jehonë te madhe në botë, dhe pas tij jeta e muslimanëve mori formë të re të organizimit. gjegjësisht muslimanët u bënë subjekt i rëndësishëm në hartimin e historisë, ata u paraqitën faktorë kyç dhe me influencë në skenën botërore dhe lanë gjurmë të thella në sfera të ndryshme të jetës njerëzore.

    CHF5.90
  • Aforizma, mendimi pozitiv në jetë

    Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë i kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.

    CHF14.90
  • Ilmihali i ri

    Ky është një libër i cili tregon dituritë elementare që na nevojiten për çdo ditë dhe në çdo gjendje. Njohuritë që përmban ky ilmihal janë njohuri të domosdoshme për çdo musliman. Ilmihali është një libër themelor mbi besimin dhe obligimet islame. Fillimisht, fjala Ilmihal është fjalë arabe e cila përbëhet prej dy fjalëve, edhe atë prej fjalës “Ilm” që do të thotë dije, kuptim etj., dhe prej fjalës “hal” që do të thotë gjendje, rrethanë dhe diçka e tanishme.

    CHF9.90

    Ilmihali i ri

    CHF9.90
  • Në shoqëri me Kur’anin e Lavdishëm

    Kur’ani i Lavdishëm, të cilin Allahu e mban si dëshmi për njerëzimin deri në ditën e Ringjalljes, përmban udhëzim, përkujtim dhe sqarim për gjithçka. Është një libër që përmban ilaç për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe Brenda tij ka udhëzim dhe këshillë për të drejtët.

    CHF6.90

Kategoritë