-
Shpëtimi përmes pendimit nga fatekeqësia e mëkatit
Pendimi është që menjëherë pas mëkatit që e ke bërë të pendohesh. Kjo do të thotë që, kur e bën nje mëkat, nuk duhet të presësh përderisa të plakesh apo të kenaqësh me atë mëkat perderisa të mërzitet, e pastaj të thuash se është koha t’i drejtohesh Allahut me pendim.
CHF4.90 -
Parzmore shpirtërore – lutje të përditshme nga Kurani dhe Suneti
Qëllimi i këtij libri është të të japë përgjigje të mjaftueshme rreth asaj se si është lutur i Dërguari & kur e ka zgjatur duanë në vendet dhe kohët e pranimit te saj, saqë ndonjëherë i zgjaste lutjet sa leximi i sures el Bekare, ndërsa në ditën e Arafatit i zgjaste lutjet nga zeniti i diellit deri kur perëndonte. E si të harrohen këto lutje e të mos përcillen, kur ato janë prej dhikrit të cilin Allahu ka premtuar t’i ruajë dhe janë prej urtësive të cilat i Dërguari ështe urdhëruar t’i kumtojë?
CHF6.90 -
Solidariteti – qasje nga këndvështrimi islam
Komuniteti musliman duhet të jetë komunitet solidar ku të gjithë individët do të jenë të njësuar, të solidarizuar mes veti, duhet të formojnë shoqëri të fortë, humane, progresive, shoqëri që do të jetë shembull për të tjerët në çdo gjë: sinqeritet, përparim, bujari, fisnikëri, ndihmë të ndërsjelle, bashkëpunim të dendur për një të ardhme më të mirë. Këtu e theksojmë elementin fetar dhe përkatësinë e besimit si bazë të fortë dhe shtytës të fuqishëm të solidaritet. Përndryshe, solidariteti dhe humaniteti duhet të dëshmohet me të gjithë njerezit, ngase është vlerë universale dhe parim islam.
CHF7.90 -
Shkëndija nga edukimi profetik
Secili nga ne e ka obligim të edukohet sipas mësimeve të shembulltyrës së njerëzimit Muhamedit alejhisselam, dhe të pajisemi me moralin e tij.
Për të na treguar praktikisht këto morale, dijetarët kanë shkruar mijëra libra rreth kësaj tematike, e nga të cilat është edhe ky libër, e që ngërthen në vete shumë mësime dhe dobi, e që mund të quhet enciklopedi e moralit dhe urtësive të bazuara në synetin e të Dërguarit të Allahut.
Autori ka përdorur një gjuhë të lehtë dhe të kuptushme për çdo lexus. Veçori e librit është se këto mësime janë për gjitha moshat dhe shtresat shoqërore.CHF24.90Shkëndija nga edukimi profetik
CHF24.90 -
Ty nga zemra
Në këtë libër autori na prezanton me një personazh i cili ishte i drejtë me të gjithë.Atë,për shkak të mirësisë qe kishte,
e xhelozuan edhe me të afërmit, madje bënë çmos për ta eliminuar.Mirëpo ai mbijetoi me mirësinë dhe sinqeritetin e tij.CHF6.90Ty nga zemra
CHF6.90 -
Thanie nga Mevlana dhe Shemsi
Përgjatë udhëtimit tem me turqishten,që për mu nuk asht kanë veç mësim i nji gjuhe t’huj.Unë tuj ecë n’kit udhë arrita me e gjete thesarin e orientit.Arrita me e zbulu Mevlanën dhe Shemsin.Vazhdova me u fellu në lexim,e hulumtim rreth tyne,e sot janë ba t’preferunt e mi që asnji ditë nuk e nisi pa lexu prej tyne.E tuj e pa ndikimin pozitiv që patën n’mu,vendosa me i da edhe me t’tjerët përmes përkthimeve t’mia.
CHF7.90Thanie nga Mevlana dhe Shemsi
CHF7.90 -
Tregime nga hija
Libri me titull Tregime nga hija është përpjekja ime modeste për të përkujtuar traditën e tregimit të hiqajave.
CHF11.90Tregime nga hija
CHF11.90 -
Magjistari nga Ozi
Përralla klasike “Magjistari nga Ozi” vjen në një edicion krejt të veçantë në formatin A4. Përralla janë të shkruara në një gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për fëmijët, kurse ilustrimet e bukura dhe me ngjyra shkëlqyese i bëjnë ato edhe më të dashura për fëmijët.
CHF5.90Magjistari nga Ozi
CHF5.90 -
Përgjigje për disa pyetje më të shpeshta nga Bankimi Islam
Përgjatë tërë çerek shekullit të kaluar, sistemi bankar Islam ka zgjuar interesim, si në nivelin e ndërmarrjeve private, ashtu edhe në nivelin publik. Një dëshirë e sinqertë dhe e madhe ekziston për ta kuptuar këtë sistem. Akademikët, bankierët dhe publiku në përgjithësi kanë disa pyetje dhe shqetësime.
CHF6.90 -
Seria këshilla për jetën – Komplet i 6 titujve nga Ibn el Xheuzi
“Sinqeriteti është një parfum i fshehur thellë në zemër, aroma e të cilit tregon për personin që e mban atë”.
CHF29.90 -
Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1
Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.
CHF11.90 -
Parfum Dinar – 100ml
Parfum Dinar nga Al Shuyukh sprej natyral për të dyja gjinitë 100 ml. Një dhuratë perfekte dhe ideale për të gjithë. Kjo aromë është e gjithanshme, kështu që mund ta përdorni në të gjitha rastet. Kjo aromë vjen me një shishe me stil. Komponentët ju japin sens tërheqës dhe erë të mirë. Aroma jonë ikonike në një mjegull dritë si ajri.
CHF29.90Parfum Dinar – 100ml
CHF29.90 -
Riktheju zemrës, reflektime personale mbi çlirimin nga vargonjtë e jetës
Shumë prej nesh jetojnë në kurthin e vazhdueshëm të zemërthyerjes dhe të zhgënjimit. Shpesh, ne as nuk e dimë se pse ndodh një gjë e tillë. “Riktheju zemrës!” është një libër që flet për çlirimin e zemrës nga kjo lloj skllavërie.
CHF14.90 -
Vargu i gjurmëve autentike nga Sahabet dhe Tabiinet
Libri përmban fjalë autentike të Sahabëve dhe të Tabiinëve me tematika të ndryshme, dhe ky version i botimit është i stërmbushur me fjalë të këtyre kolosëve, që konsiderohet novatori në shtypin islam shqiptar.
CHF17.90 -
Rrëfime të këndshme nga thesari i muslimanëve
Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë popull që i ka dhënë njerëzimit më shumë sesa muslimanët. Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë qytetërim që ti ketë përfshirë qytetërimet e tjera dhe ti ketë transformuar ata sikur qytetërimi islam. Shteti islam shtrihej mbi tre kontinente. Shumë kultura dhe popuj të ndryshëm e përqafuan fenë islame.
CHF23.90 -
Maqedonia nga antika deri te koha jonë
Studimi monografik mbështetet mbi konceptin se Maqedonia nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë është pjesë e botës ilire-dardane.
CHF48.90