-
Çelnaja – Njeriu, kafsha, politika
Politika nuk figuron ne titullin origjinal te librit te Agambenit : L’aperto. L’uomo e l’animale. I vendosur qysh këtu nën vulën e Heideggerit (l’aperto – “çelnaja” – si modalitet dhe vendshpalosje e qënies ku zë fill mundësia për të menduar njeriun në mënyre jo metafizike, dmth. nisur nga qenia, si pezullim i raportit të mbyllur të kafshës me mjedisin ku ajo shkrihet, çelnaja pra, është një term qëndror për filozofin gjermane.
CHF9.90 -
Njeriu më i lumtur në botë
Ky është një lexim i mahnitshëm. Kemi të bejmë me një libër që të ushqen me ëndjen për liri, për zgjedhje të lirë, për çlirim. Te gjithë si individë gëzojme të drejtën për të jetuar lirisht si të duam, teksa Eddie Jaku e shtjellon gjerësisht këtë temë në librin e tij. Njeriu më i lumtur në botë është më tepër se një autobiografi historike, një libër që jo thjesht na ndihmon fuqimisht për ta kuptuar Holokaustin, por mbi të giitha një libër që të bën të kuptosh mirëfilli çfarë domethënë thelbësisht “Qëndresa”, veçanerisht në vitet tona te çudtishme ku jetojmë.
Eddie Jaku është një narrator i mahnitshëm, i cili arrin ta përshkruajë plot ndjeshmëri dhe një këndvështrim largpamës e zemërgjerë kohën e tmerrshme të vuajtjeve të tij. Prandaj edhe mesazhi kryesor që ai perçon është pikërisht mirësia, si rrjedhojë në shumë aspekte ky libër shndërrohet në përçues te këtij mesazhi në vijimësi nëpërmjet faqeve te tij. Gjithsesi kemi te bejmë edhe me një rrëfim tejet të rëndësishem që na ndriçon mendjen lidhur me llahtaret e Holokaustit, krahas mënyrës sesi një ideologji e çmendur e pati zhytur në vend të përparuar, krijues e krenar, në një vend ku mbizotëronte urrejtja.
CHF18.90Njeriu më i lumtur në botë
CHF18.90 -
Mrekullia e krijimit të njeriut
A ke menduar ndonjëherë për pyetjen se si ke ardhur në këtë botë?
Për atë se kush e bëri trupin tënd?
Kush i ndërtoj sytë, duartë dhe organet e tua?
Nëse pak u kushton vëmendje këtyre pyetjeve do të ballafaqohesh me një fakt tejet interesant:shumë vite me parë,ti ishe një send i imët,
një send mikroskopik,shumë i vogël për t’u parë me sy,i përbërë nga një qelizë e vetme.As madhësia jote e as substancat që të përbënin
ty nuk ishin shumë më të ndryshme nga ato të bakterieve. Megjithatë një mrekulli ndodhi,dhe ajo qelizë u rrit me biliona herë
dhe u shndërrua në foshnje.CHF6.90Mrekullia e krijimit të njeriut
CHF6.90 -
Ajo që kërkon vetveten
Ky libër është një rrëfim i ngjarjeve tronditëse që përjetoi një vajzë me bukuri legjendare në rrugën e famës.Historia e shkatërrimit në kthetrat e kolapsit ndërkohë që thurte ëndrrat për t’u bërë princeshë në botën marramendëse me kurorat që vinte në kokë pas konkurseve të bukurisë.
Ngjarjet misterioze që përjetoi,përpjekja për ta gjetur përsëri vetveten dhe dashuria e pastër në shpirtin e saj qëndrojnë në thelb të librit.
Libri flet për traditën, moralin, famën, tradhtinë, dashurinë dhe nga gjithë kjo tregon se fundi është që pa mbështetjen te Zoti, njeriu nuk vlen asgjë.
CHF11.90Ajo që kërkon vetveten
CHF11.90 -
Njeriu që kërkon vetveten
Historia e vërtetë e një kërkimi…
Ky libër i Halit Ertugrulit theu rekordet e botimit dhe u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës.Për ata që kërkojnë vetveten ky libër do të hapë faqe të reja në jetën tuaj.
CHF8.90Njeriu që kërkon vetveten
CHF8.90 -
Virtyti i jetës si njeri dhe bioetika
Vepra që mbani në duar, me një gjuhë të qartë dhe me prova shkencore, e paraqet relacionin ndërmjet tekno-shkencës dhe etikës njerëzore duke e analizuar ndikimin e procesit teknologjik shkencor në prishjen e baraspeshës etike dhe aksiologjike në shoqërinë njerëzore, veçanërisht në kohën e re.
CHF6.90 -
Fshehtësia dhe Urtësia 1, në Gjithësi, në Kuran dhe tek njeriu
Në kohën tonë, kur njerëzit janë bërë si masa (gurësh e drurësh) që merren përpara nga përrenjtë dhe mbyten në rrugicat qorre të lëkundjeve egoiste dhe të filozofive sakate, edhe mendja, edhe zemra janë dobësuar në kthetrat e botëkuptimit material. Për këtë arsye; ne, jemi të detyruar t’u vëmë përsëri veshin këshillave të urta dhe mësimdhënëse të miqve të Allahut dhe të përfitojmë nga aroma e tyre shpirtërore.
CHF19.90 -
Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
Nëse njeriu përjeton gjendjen e qetësisë duke e pastruar zemrën me devotshmëri nga papastërtitë e trupit dhe të egos, ai do të përparojë në horizontin e një meditimi të lartë dhe në thellësitë e kuptimit. Në çdo gjë që sheh, zemra e tij i kujton Allahun dhe kështu forcohet lidhja dhe miqësia e tij me Allahun. Një meditim i tillë, bëhet çelësi më i mirë i besimit.
CHF14.90Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
CHF14.90 -
Në brendësinë tënde, kërkime për njeriun – të dhëna shkencore dhe shpirtërore
Në brendësinë tënde vjen si orvatje për të ofruar ekstrakte njohurie të rrjedhshme e delikate. Ndonëse ato janë rezultat i qindra orëve lexim të hollësishëm të operacioneve kërkimore, për të sjellë harmoni mes fesë dhe jetës, ato janë po aq shkencore, psikologjike e racionale sa edhe religjioze, shpirtërore, jetësore të përbotshme, me një qasje përfshirëse të dokumentuar.
CHF14.90 -
Njeriu dhe shejtani, dhe rrugët e djallit në lajthitjen e njeriut
‘‘Djalli është armiku juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik. Ai thërret atë grupin e vet vetëm për t’i bërë banues të zjarrit‘‘ – Kuran 40:6
CHF6.90 -
Personaliteti shemullor, Njeriu më i mirë në devocion dhe adhurim s.a.v.s.
Jeta e të Dërguarit të Allahut është shembull për t’u marrë nga të gjithë brezat e njerëzve deri në Ditën e Kiametit. Në Kuranin Fisnik në lidhje me këtë gjë thuhet: “Betohem se ata që shpresojnë se do të takohen me Allahun dhe ditën e ahiretit dhe ata që e përmendin vazhdimisht Allahun, shembullin më të përsosur (usvetu hasene) do ta gjejnë tek i Dërguari i Allahut.” (Ahzab, 21)
CHF21.90 -
Formimi i personalitetit te njeriut ne pikepamje Islame
Nga shumë çështje tjera e zgjodha ketë temë për të shtjelluar për këto dy shkaqe:
CHF2.90 -
Islami dhe derti i njeriut modern
Shtëpia Botuese LOGOS-A lexuesit shqiptarë para vetes ia sjell veprën “Islami dhe Derti i Njeriut Modern” të autorit Seyyed Hossein Nasr. Edhe pse libri në fjalë lexuesve tanë i është e njohur, botimi i ri me parathëniet e autorit enkas për lexuesit shqiptarë do të ngjallë interes të veçantë.
CHF10.90Islami dhe derti i njeriut modern
CHF10.90