POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)
  • Piraje – Canan Tan

    Kam frikë se mos humbas në thellësinë e syve të tij që kanë një forcë tërheqëse të çuditshme… duke mos i bërë dot ballë kësaj “magjie fallxhorësh”.
    “Jam dashuruar me ty, Piraje!”
    Fjalët i derdheshin nga buzët me një gjuhë të thjeshtë, duke u bërë një me trupim, duke përndezur gjithçka, sikur kur thoshin: “Më burgos edhe mua brenda në të”. Është hera e parë që përjetoj një ngrohtësi të tillë. Sikurse është hera e parë që i dëgjoja këto fjalë. Ngaqë nuk isha e bindur se ç’përgjigje do të merrja, apo ngaqë kujtoja se nuk do t’i shprehja siç duhej ndjenjat e mia për të, zgjodha të heshtja. Edhe pse nuk jam e sigurt se sa do t’i fshihja ndenjat e mia ndaj tij, e kuptova që fjalët e tij më kishin prekur shumë.

  • Albumi, vjersha dhe përkthime

    Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948.

  • Historia e Skënderbeut

    Jam i lumtur që, pas njëzet e tetë vjetësh, po u jap Shqipëtarëve sot revizionin e një historie të Skënderbeut, që kam shkruar më 1921.

Kategoritë