• Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1

    Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.

  • Dielli Udhëzues

    Mishërimi i moralit, karakterit dhe personalitetit të Muhamedit a.s. është mënyra e vetme për të fituar pozitën e mëkëmbësit të Allahut në tokë. Allahut mund t’i afrohemi vetëm duke ndjekjur rrugën e tij. Atë më së miri e njohin njerëzit e dashur të Allahut, të cilët jetojnë në devotshmëri dhe ndjekin mësimet e tij me përpikmëri.

  • Mësuesi më i përsosur i gjithësisë, mëshira më e madhe hyjnore

    Profeti (a.s.), është më i miri, më fisniku i gjithë atyre që kanë qenë dhe do të vijnë, më i mëshirshmi i atyre që qajnë për njerëzimin, një udhërrëfyes i pashoq. Jeta e Profetit (a.s.), i ngjason një kopshti të xhenetit të zbukuruar me të gjitha llojet e luleve e ngjyrave. Ata të cilët e kërkojnë mund të gjejnë trëndafilat më të bukur në atë kopsht. Sa të lumtur janë ata besimtarë të cilët nuk duan kënd tjetër përveç Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe nuk mbjellin lule iluzioni në kopshtet e tyre.

  • Metodat e edukimit Profetik

    Në ajetin e Kuranit thuhet: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur…” (Nahl, 125). Prej gojës së besimtarit duhet të rrjedhë gjithmonë mëshirë. Tek asnjëri prej pejgamberëve të Zotit nuk gjendet një fjalor i vrazhdë në bisedë me njerëzit. Ata në misionin e tyre hyjnor, gjithmonë e kanë paraqitur fenë me shprehjet më të bukura dhe kanë qetësuar zemrat.

  • Fshehtësia dhe Urtësia 1, në Gjithësi, në Kuran dhe tek njeriu

    Në kohën tonë, kur njerëzit janë bërë si masa (gurësh e drurësh) që merren përpara nga përrenjtë dhe mbyten në rrugicat qorre të lëkundjeve egoiste dhe të filozofive sakate, edhe mendja, edhe zemra janë dobësuar në kthetrat e botëkuptimit material. Për këtë arsye; ne, jemi të detyruar t’u vëmë përsëri veshin këshillave të urta dhe mësimdhënëse të miqve të Allahut dhe të përfitojmë nga aroma e tyre shpirtërore.

  • Deizmi zvetënimi i mendjes

    Allahu i ka dhuruar njeriut një mirësi shumë të madhe: Mendja. Allahu i Madhëruar na ka falur mendjen që të diferencojmë të mirën nga e keqja. Nga kjo varet edhe përgjegjësia e njeriut në aspektin fetar. Pra, vetëm nëse dikush është privuar nga kjo mirësi, nuk është përgjegjës për obligimet fetare.

  • Bisedë me të rinjë – 12 pyetje dhe përgjigje

    Meqë bashkëbiseduesit tanë ishin të rinj na u kërkua që bisedën ta zhvillonim në formë pyetje-përgjigjesh në mënyrë që ata të përfitonin më shumë. Tema kryesore që u trajtua ishte “Çfarë u mësoi Pejgamberite shokëve të tij? Si ua mësoi? Çfarë arriti t’i përcillte umetit (bashkësisë islame)?” dhe pyetje të tjera.

  • Rinia e përkushtuar ndaj Zotit

    Profeti a.s. thotë: “Ditën e Kiametit asnjë rob nuk do të bëjë qoftë edhe një hap pa u pyetur se ku e ka kaluar jetën e tij, se çfarë ka bërë me dijen e tij, se ku e ka fituar dhe shpenzuar pasurinë e tij dhe se ku e ka konsumuar trupin e tij.” (Tirmidhi, Kiamet, 1/2417)

  • Gjithësia, Kurani dhe Njeriu

    Nëse njeriu përjeton gjendjen e qetësisë duke e pastruar zemrën me devotshmëri nga papastërtitë e trupit dhe të egos, ai do të përparojë në horizontin e një meditimi të lartë dhe në thellësitë e kuptimit. Në çdo gjë që sheh, zemra e tij i kujton Allahun dhe kështu forcohet lidhja dhe miqësia e tij me Allahun. Një meditim i tillë, bëhet çelësi më i mirë i besimit.

  • Arsyeja dhe filozofia në këndvështrimin Islam

    Arritja e një niveli të lartë zhvillimi shkencor, teknik dhe teknologjik vetëm në saje të respektimit të metodave racionaliste dhe empiriste nga ana e perëndimit, ka krijuar dhe përhapur idenë e gabuar midis popujve myslimanë se zhvillimi është i mundur vetëm përmes filozofisë racionaliste, e cila predikon hyjnizimin e arsyes duke mënjanuar fenë. Libri i ofron lexuesit në mënyrë të përmbledhur  qëndrimin e botëkuptimit Islam ndaj filozofisë, qëndrimin e fesë Islame ndaj arsyes dhe racionales.

  • Shqetësimi për Brezat

    Libri Shqetësimi për Brezat trajton problemet e edukimit të rinisë sot dhe përpiqet të japë zgjidhje sipas Kuranit dhe Sunetit për këto probleme.

  • Fryma e fundit, nga lulishtja e zemrës

    Fryma e fundit është si një pasqyrë pa avull dhe e tejdukshme. Çdo njeri në këtë pasqyrë sheh qartazi gjithë jetën që ka lënë nga pas me të gjitha bukuritë dhe shëmtitë e saj dhe si rezultat fundin që ka përgatitur. Është shumë e rëndësishme të jetohet në atmosferën e frytshme të Kuranit dhe Synetit duke jetuar një robëri me vepra të mira dhe në një drejtim në mënyrë që fryma e fundit të mos jetë një pasqyrë, në të cilën të shohim me pendim fundin tonë.

  • Rrugëtimi i Shpirtit

    Ky libër është një përmbledhje e shkrimeve që janë botuar në revistën tonë të përmuajshme “Shebnem”. Këtu do të gjeni një pjesë të parimeve të rëndësishme islame që duhen përvetësuar për të bërë një jetë të devotshme, të zbukuruar me sinqeritet dhe përkushtim në bazë të dashurisë dhe urtësisë. Me qëllim që shpirti ynë t’i përvetësojë sa më mirë këto parime, jemi munduar që të gjitha temat t’i shpjegojmë shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur me anë të tregimeve historike dhe biografive të profetëve, sahabëve fisnikë, dijetarëve, të urtëve dhe njerëzve të dashur të Allahut.

  • Qytetërimi Islam

    Çdo qytetërim, formon tipin e vet njerëzor. Është ai tip njerëzor që shfaq harmoni me veçoritë dhe karakterin e qytetërimit të cilit i përket. Edhe silueta që kanë lënë në horizont shërbimët e të parëve tanë, reflekton mirësi në zemra, ngjall ndjenja të bukura dhe tregon madhështinë e këtij qytetërimi. Ky është një qytëtërim që përfshin të gjitha anët e jetës. Qytëtrimi islam është qytetërim në humanizëm, në moral dhe në përsonalitet.

  • Një këshillë 1001 mësime

    Në këtë libër janë përmbledhur një pjesë e kritereve të rëndësishme Islame, që janë të domosdoshme për një jetë të lumtur. Pothuajse të gjitha temat trajtohen përreth një tregimi apo historie të jetës së pejgamberëve, të sahabëve fisnikë, njerëzve të ditur e miqve të Allahut. Në këtë mënyrë, synohet që me ndihmën e shembujve konkretë të vërtetat të bëhen më të kuptueshme.

  • Pika Eliksiri nga deti i Mesnevisë

    Fryma dhe shpirti që do t’i mbroj individin, familjen dhe shoqërinë me frymën e diturisë, virtytit dhe kulturës shpirtërore (irfan) nuk është fryma e ndërgjegjes egoiste si rezultat i interesit, por fryma e Mevlanasë dhe miqve të Zotit, që kanë fituar thellësi shpirtërore nëpërmjet urtësive të Kuranit dhe Sunetit profetik të lavdëruar për tu bërë në këtë mënyrë mëshira, prehja dhe dielli i lumturisë për njerëzimin.

Kategoritë