-
Djali i Osman Gazit ORHAN GAZI
Osman Gazi ishte Padishahu i dytë i Dinastisë Shtetërore, pra i Shtetit Osman, i cili u përhap në tri kontinente. Orhan Gazi i përfshirë në detyrën që mori nga themeluesi i shtetit, e mbajti me përgjegjësi këtë detyrë dhe që në kohën kur i ati ishte ende gjallë, sulmoi Bursën duke e bërë atë kryeqytet, doli për herë të parë me ushtarët e tij në kontinentin evropian dhe zgjeroi kufijtë e Shtetit Osman duke përfshirë në të edhe rrethinat.
CHF13.90Djali i Osman Gazit ORHAN GAZI
CHF13.90 -
Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1
Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.
CHF11.90 -
Dielli Udhëzues
Mishërimi i moralit, karakterit dhe personalitetit të Muhamedit a.s. është mënyra e vetme për të fituar pozitën e mëkëmbësit të Allahut në tokë. Allahut mund t’i afrohemi vetëm duke ndjekjur rrugën e tij. Atë më së miri e njohin njerëzit e dashur të Allahut, të cilët jetojnë në devotshmëri dhe ndjekin mësimet e tij me përpikmëri.
CHF6.90Dielli Udhëzues
CHF6.90 -
Mësuesi më i përsosur i gjithësisë, mëshira më e madhe hyjnore
Profeti (a.s.), është më i miri, më fisniku i gjithë atyre që kanë qenë dhe do të vijnë, më i mëshirshmi i atyre që qajnë për njerëzimin, një udhërrëfyes i pashoq. Jeta e Profetit (a.s.), i ngjason një kopshti të xhenetit të zbukuruar me të gjitha llojet e luleve e ngjyrave. Ata të cilët e kërkojnë mund të gjejnë trëndafilat më të bukur në atë kopsht. Sa të lumtur janë ata besimtarë të cilët nuk duan kënd tjetër përveç Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe nuk mbjellin lule iluzioni në kopshtet e tyre.
CHF5.90 -
Metodat e edukimit Profetik
Në ajetin e Kuranit thuhet: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur…” (Nahl, 125). Prej gojës së besimtarit duhet të rrjedhë gjithmonë mëshirë. Tek asnjëri prej pejgamberëve të Zotit nuk gjendet një fjalor i vrazhdë në bisedë me njerëzit. Ata në misionin e tyre hyjnor, gjithmonë e kanë paraqitur fenë me shprehjet më të bukura dhe kanë qetësuar zemrat.
CHF5.90Metodat e edukimit Profetik
CHF5.90 -
Hazreti Muhamed Mustafa s.a.v.s. – 1 ( Periudha e Mekës )
Ngaqë Drita Muhammediane është shkaku i të gjithë krijesës, në të vërtetë, është e pamundur të shprehet ashtu siç duhet brenda disa rreshtash të varfër jeta e veçantë dhe e zgjedhur e Hz. Muhammedit (s.a.s.), i cili e pati jetuar atë në atë mënyrë që të bëhej i denjë për t’u quajtur nga Zoti “i Dashuri Im”!
CHF19.90 -
Fshehtësia dhe Urtësia 1, në Gjithësi, në Kuran dhe tek njeriu
Në kohën tonë, kur njerëzit janë bërë si masa (gurësh e drurësh) që merren përpara nga përrenjtë dhe mbyten në rrugicat qorre të lëkundjeve egoiste dhe të filozofive sakate, edhe mendja, edhe zemra janë dobësuar në kthetrat e botëkuptimit material. Për këtë arsye; ne, jemi të detyruar t’u vëmë përsëri veshin këshillave të urta dhe mësimdhënëse të miqve të Allahut dhe të përfitojmë nga aroma e tyre shpirtërore.
CHF19.90 -
Deizmi zvetënimi i mendjes
Allahu i ka dhuruar njeriut një mirësi shumë të madhe: Mendja. Allahu i Madhëruar na ka falur mendjen që të diferencojmë të mirën nga e keqja. Nga kjo varet edhe përgjegjësia e njeriut në aspektin fetar. Pra, vetëm nëse dikush është privuar nga kjo mirësi, nuk është përgjegjës për obligimet fetare.
CHF19.90Deizmi zvetënimi i mendjes
CHF19.90 -
Shoqëria e epokës së lumturisë
Epoka e Lumturisë do të thotë periudha e qetësisë dhe e lumturisë, epoka në të cilën njerëzit kanë qenë më të lumtur. Epoka e Lumturisë është periudha në të cilën zbriti Kurani si udhëzues për mbarë njerëzimin dhe ku nderoi me qenien e tij vetë i Dërguari i Allahut a.s., si mëshirë për gjithë njerëzimin.
CHF6.90Shoqëria e epokës së lumturisë
CHF6.90 -
Bisedë me të rinjë – 12 pyetje dhe përgjigje
Meqë bashkëbiseduesit tanë ishin të rinj na u kërkua që bisedën ta zhvillonim në formë pyetje-përgjigjesh në mënyrë që ata të përfitonin më shumë. Tema kryesore që u trajtua ishte “Çfarë u mësoi Pejgamberite shokëve të tij? Si ua mësoi? Çfarë arriti t’i përcillte umetit (bashkësisë islame)?” dhe pyetje të tjera.
CHF9.90 -
Rinia e përkushtuar ndaj Zotit
Profeti a.s. thotë: “Ditën e Kiametit asnjë rob nuk do të bëjë qoftë edhe një hap pa u pyetur se ku e ka kaluar jetën e tij, se çfarë ka bërë me dijen e tij, se ku e ka fituar dhe shpenzuar pasurinë e tij dhe se ku e ka konsumuar trupin e tij.” (Tirmidhi, Kiamet, 1/2417)
CHF24.90Rinia e përkushtuar ndaj Zotit
CHF24.90 -
Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
Nëse njeriu përjeton gjendjen e qetësisë duke e pastruar zemrën me devotshmëri nga papastërtitë e trupit dhe të egos, ai do të përparojë në horizontin e një meditimi të lartë dhe në thellësitë e kuptimit. Në çdo gjë që sheh, zemra e tij i kujton Allahun dhe kështu forcohet lidhja dhe miqësia e tij me Allahun. Një meditim i tillë, bëhet çelësi më i mirë i besimit.
CHF14.90Gjithësia, Kurani dhe Njeriu
CHF14.90 -
Arsyeja dhe filozofia në këndvështrimin Islam
Arritja e një niveli të lartë zhvillimi shkencor, teknik dhe teknologjik vetëm në saje të respektimit të metodave racionaliste dhe empiriste nga ana e perëndimit, ka krijuar dhe përhapur idenë e gabuar midis popujve myslimanë se zhvillimi është i mundur vetëm përmes filozofisë racionaliste, e cila predikon hyjnizimin e arsyes duke mënjanuar fenë. Libri i ofron lexuesit në mënyrë të përmbledhur qëndrimin e botëkuptimit Islam ndaj filozofisë, qëndrimin e fesë Islame ndaj arsyes dhe racionales.
CHF6.90 -
Shqetësimi për Brezat
Libri Shqetësimi për Brezat trajton problemet e edukimit të rinisë sot dhe përpiqet të japë zgjidhje sipas Kuranit dhe Sunetit për këto probleme.
CHF5.90Shqetësimi për Brezat
CHF5.90 -
Fryma e fundit, nga lulishtja e zemrës
Fryma e fundit është si një pasqyrë pa avull dhe e tejdukshme. Çdo njeri në këtë pasqyrë sheh qartazi gjithë jetën që ka lënë nga pas me të gjitha bukuritë dhe shëmtitë e saj dhe si rezultat fundin që ka përgatitur. Është shumë e rëndësishme të jetohet në atmosferën e frytshme të Kuranit dhe Synetit duke jetuar një robëri me vepra të mira dhe në një drejtim në mënyrë që fryma e fundit të mos jetë një pasqyrë, në të cilën të shohim me pendim fundin tonë.
CHF14.90