-
Studime Osmane
Ky libër është i përbërë nga një koleksion esesh të flber Ortaylı ku ai kryesisht merret me transformimet politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore që Perandoria Osmane ka pësuar në shekujt e saj të fundit. Brenda kornizës së konceptimit të miletit (kombit), i cili ishte unik për perandorinë si një sistem administrimi, ky libër fokusohet në fushat e transformimit, duke përfshirë pengesat e modernizimit, tendencat, strukturat provinciale dhe urbane si dhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.
CHF19.90Studime Osmane
CHF19.90 -
Historia Osmane dhe Institucionet
Shumë libra janë shkruar nga autorë të vendeve perëndimore për Perandorinë Osmane.Libra të tillë përgjithësisht janë të mbushur me paragjykime e pasaktësi edhe pse nuk bazohen në burime dokumentare origjinale.Ndërsa ky libër i Prof.Dr.Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi.
CHF29.90Historia Osmane dhe Institucionet
CHF29.90 -
Vdekje dhe Dëbim, Spastrimi etnik i myslimanëve Osmanë 1821-1922
Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumtimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane. Teksa përllogarisja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse tre milionë myslimanë anadollas kishin vdekur në luftërat gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve? Shumë shpejt zbulova se nuk kishin qenë vetëm myslimanët e Anadollit ata që kishin pësuar një vdekshmëri të lartë. Njëlloj si ata të Anadollit, edhe myslimanët e Europës Juglindore ishin masakruar. Ky hulumtim pati si rezultat librin Vdekje dhe dëbim.
CHF26.90 -
Shteti dhe ekonomia në Perandorinë Osmane
Individët dhe bashkësitë që s’e dinë drejt të kaluarën, s’mund ta jetojnë si duhet të tashmen e as ta ndërtojnë të ardhmen. Kur një popull, si një nga busullat e jetës, e merr shkencën, kjo do të thotë se ka arritur një shkallë të lartë të emancipimit të përgjithshëm, se ka formuar një vetëperceptim, sens communis ose urtësi popullore (folk wisdom) të avancuar
CHF21.90 -
Luftërat Ballkanike – Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane
Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.
CHF49.90 -
Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane – rrënjët e nje kapërcimi historik
Edhe pse epilogu i luftës së Shqipërisë Osmane kundër Shqipërisë Evropiane, do të marrë fund në dobi të kësaj të dytës – dhe kjo do të ndodhë pas ndërhyrjes vendimtare të presidentit amerikan Vilson në Konferencën e Paqes në Paris.
CHF29.90 -
Haremi Perandorak, gratë dhe sovraniteti në Perandorinë Osmane
Ne në Perëndim jemi trashëgimtarë të një tradite të lashtë por akoma të fuqishme të obsesionit me seksualitetin e shoqërisë islame. Haremi është pa dyshim simboli më mbizotërues në mitet perëndimore të sendërtuara përreth motivit të sensualitetit musliman. Për një nënshtetas osman, termi “harem” ka kuptimin e të qenët e ndaluar apo e paligjshme, dhe të qenët sakrale, e padhunueshme, ose tabu. Ky libër ka për ta kufizuar përdorimin e tij në dy kuptime: odat private të një familjeje dhe gratë e një familjeje.
CHF27.90