• Perandoria e së Keqes kundër Djallit të Madh

    Ky libër analizon marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes. Libri nis me ngjarjen famëkeqe të 11 shtatorit dhe pasojat e tij në mendësinë e intelektualëve dhe tërë shoqërisë perëndimore. Autorët shpjegojnë rrënjët e konflikteve ndërmjet dy kulturave: perëndimore dhe asaj islame dhe mënyrën si e shohin njëra-tjetrën pas 11 shtatorit.

    Autorët shqyrtojnë “ngrirjen” ndërmjet dy shoqërive, por edhe krizat e tyre të brendshme.

     

  • Osmanët Perandoria e fundit

    Shteti osman, në kuptimin e vërtetë të fjalës, përbën perandorinë e fundit universale, ndërkombtare, globale. Njohja dhe të kuptuarit e historisë, identitetit osman nuk është një gjë e lehtë, në këtë drejtim duhet njohur dhe hulumtuar rrethinën tonë, pra qytetërimet bazike të botës, duhet analizuar institucionet, botëkuptimin osman. Duke e njohur dhe studiuar osmanliun, do ta duam edhe më tepër vetën, do të jemi më të afërt me historinë tonë. S’ka dyshim se ky libër pretendon t’i dal në ndihmë lexuesit në këtë drejtim, t’i hapë atij horizonte te reja rreth Perandorisë Osmane.

Kategoritë