• Pasimi i rrugës së drejtë në kundërshtimin e banorëve të zjarrit, pjesa e parë

    Përmbajtja e librit: Përngjasimi me ta në atë që nuk është prej sheriatit tonë,  “Festa” është emërtim për llojin në të cilin hynë çdo ditë apo vend në të cilin tubohen, si dhe çdo vepër të cilën e praktikojnë nëpër këto vende dhe në këto kohëra, Festat e mosbesimtarëve janë shumë dhe ato dallojnë, Agjërimi i festave të kafirëve si agjërim i dalluar, Agjërimi i karnavaleve, festivaleve dhe festave të tjera të idhujtarëve, Të gjitha festat dhe kohët e risimtarëve janë të këqija dhe të qortuara, pa marrë parasysh shkallën e qortimit etj……

  • Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, pjesa e parë

    Ky libër është mjaft voluminoz që në vete ngërthen dhe studion shumë çështje të domosdoshme për jetën e praktike të besimtarit islam. Autori me një mjeshtri të lartë profesionale parashtron çështjet qartë dhe bindëshëm duke bashkangjitur edhe argumentin. Përmes shtjellimeve të tematikave të llojllojshme me të cilat ballafaqohet besimtari islam gjatë jetës së tij, autori në mënyrë figurative ndërton një person me bindje dhe besim të thellë në Krijuesin e tij, i zhveshur nga demagogjia por i veshur me petkun e devotshmërisë së moralit të lartë.

  • Dyzet Net, pjesa e parë

    Libri përbëhet prej dyzet ligjëratave të mbajtura në hapësirat e Fondacionit Throni në Tetovë. Tema e ligjëratave është e imponuar nga Kur’ani që do të thotë, temat e ligjëratave janë suret e Kur’anit Famëlartë. Ligjëratat kanë filluar prej sureve të shkurtëra nga fundi i Kur’anit dhe është vazhduar drejtë fillimit të tij. Pasi që botimi i ligjëratave është parapa të botohet shkallë – shkallë, në këtë pjesë janë prezentuar dyzet ligjëratat e para në të cilat është bërë përpjekje të jepen sqarime në lidhje me suret: En-Nas, El-Felek, El-Ihlas, El-Mesed, El-Nasr dhe El-Kafirun.

  • Komentimi i Nesefiut, pjesa e parë

    Komentimi i Nesefiut, pjesa e parë janë suret Fatiha, El-Bekare, Al-Imran, En-Nisa, El-Maide dhe El-En’am. Komentimi i Kur’anit që është burimi kryesor i Islamit, është një punë mjaft komplekse, delikate dhe me përgjegjësi. Është rruga dhe çelësi që hapë thesarin dhe begatitë e Kur’anit, i cili u shpall për ta udhëzuar njerëzimin.

  • Organizimi i jetës – pjesa e parë

    Ajo që do të ju prezentoj, në këtë libër është një projekt që mund të ringjallë shtetet tona dhe të shpëtojë rininë tonë. Ky libër është i tipit praktik, ai është i bazuar në Kur’an dhe sunnet si dhe thënje të shokëve të Pejgamberit a.s. Qëllimi i tij kryesor është: TË I GJALLËROJMË SHTETET TONA. Janë bërë hulumtime në rrugë dhe në rini që të njohtohemi me ëndërrat, shpresat dhe aspiratat e tyre. Do t’u çasemi këtyre çështjeve një nga një në mënyrë metodologjike gjatë këtij libri:

  • Tefsiri i Ibn Kethirit, pjesa e parë

    Sidoqoftë, ky është margaritari i traditës sonë islame, respektivisht, është libri i parë i tefsirit të Ibn Kethirit i përkthyer në shqip, ku përfshihen dy suret hyrëse të Kuranit Fisnik – El Fatiha dhe El Bekare. Shpresojmë dhe lutemi që ky margaritar të jetë dije për zemrat e gjalla, shërim për zemrat e sëmura dhe ngjallje për zemrat e vdekura për të cilat edhe na flet Krijuesi i zemrave nëpërmjet Librit të Tij, të dërguarve të Tij si dhe trashëgimtarëve të tyre në këtë rast të dijetarit të nderuar Ibn Kethirit.

    Me fillimin e botimit të versionit të shkurtuar dhe redaktuar të komentimit të Kuranit nga dijetari erudit Ibn Kethiri, shpresojmë që traditës së nënqiellit tonë i shtohet edhe një minare e lartë nga e cila vijnë thirrjet për shpëtimin e njeriut tonë.

  • Fetva bashkëhore – pjesa e parë

    Fetvatë kanë një pozitë të lartë në fe, për këtë edhe Ibn Kajjimi këtë veprimtari e krahasoi me imzanë-nënshkrimin e vendimeve të Zotit të botëve. Nisur nga kjo, shumë prej dijetarëve të gjeneratave të para, fetvanë e shihnin punë shumë të madhe dhe me përgjegjësi, për këtë edhe i iknin fetvasë apo pyetësin e dërgonin te tjetri. Në mesin e tyre u përhap thënia: “Ai që merr guxim t’i futet fetvasë, ai merr guxim t’i futet zjarrit”. Kjo ishte si rezultat i vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e çështjes dhe për përgjegjësinë e madhe para All-llahut të Madhërishëm.
    Duhet ditur faktin se prej krimeve më të mëdha në Islam është krimi i atyre të cilët thonë për All-llahun atë që nuk e dinë, duke e lejuar në këtë mënyrë të ndaluarën apo duke e ndaluar të lejuarën, duke mos pasur për këtë leje prej All-llahut të Madhërishëm.

  • Fikhu Hanefi pjesa e parë, Ibadat

    Një qasje e re e thjeshtësuar e dispozitave të sheriatit sipas medh’hebit të Imam Ebu Hanifes, krahas citimit të argumenteve nga Kur’ani dhe suneti. Sqarimi i dispozitave të fikut për njerëzit në këtë kohë konsiderohet ndër veprat, ibadetet vullnetare dhe bindjet më të mira.

Kategoritë