-
Uthullëra dhe ujëra
Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.
CHF7.90Uthullëra dhe ujëra
CHF7.90 -
Dielli i dashurisë
Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
CHF19.90Dielli i dashurisë
CHF19.90 -
Një
Një libër me poezi ku trajtohen një sërë temash të caktuara në dobi të shoqërisë .
Poezia e Fatmir MPoeziujës është e shkruar me mendjeprehtësi dhe ndjeshmëri ,sepse ai lëviz në kufijtë e brishtë të talentit.
Ai depërton në poezi ashtu sikur e përjeton realitetin ,me syrin dhe dëgjimin e brendshëm dhe jo
me instrumente të jashtme të përdorura nga të tjerët.CHF16.90Një
CHF16.90 -
AI, AJO DHE DASHURIA
Poezia arabe ka mbartur ndër shekuj një mistikë të shprehur permes përmallimit.
Një libër me poezi kushtuar ndjenjës më mistike,më të brishtë,më magjike ,dashurisë.
Poezia e Mahmud Dervishit vjen si një narracion ,që poeti e asimilon me një fuqi estetike.
Ndërsa Nizar Kabani depërton thellë në temat e dashurisë dhe në botën e gruas.
Poezitë e këtij vëllimi janë një himn i përsosur për dashurinë njerëzore.CHF13.90AI, AJO DHE DASHURIA
CHF13.90 -
Letërsia e Kosovës
Libri i Nysret Krasniqit Letërsia e Kosovës: 1953-2000 trajton një gjysmë shekulli prozë e poezi shqipe të Kosovës. Duke lexuar e interpretuar 50 shkrimtarë, disa syresh klasikë që kanë shkuar në amshim, disa të tjerë klasikë të gjallë, ndonjëherë edhe me vepra të vogla në totalitetin e madh, Krasniqi ka dhënë pamjen e vet të kësaj letërsie.
Ky studim është një ndërmarrje e madhe,një hartë letrare me rezolucion të lartë,falë një pune intensive që ka bërë autori me një dashuri e përkushtim të pashoq.Teksti është shkruar me gjuhën e specialistit,me analizë e argumentim,pa zhargon të tepruar që e bën të kapshëm edhe për jospecialistët,për lexuesit e dashuruesit e letërsisë shqipe.
CHF22.90Letërsia e Kosovës
CHF22.90 -
E pashë hënën e re
Ndër disiplinat që më së shumti studiohej nga shqiptarët në kohën e Perandorisë Osmane është poezia.Shqiptarët u dalluan me një numër të madh poetësh,të cilët e vulosën epokën ku jetuan,duke futur frymë të re dhe duke hapur rrugë të reja.Poetët shqiptarë myslimanë futën një origjinalitet në poezinë osmano-turke.
Në vargun e këtyre poetëve të mëdhenj padyshim është dhe Ali Vezaj.Libri’E pashë hënën e re’.është një përmbledhje poezish që përcjell altruizëm,dashuri e fisnikëri.Libri u dedikohet të gjithë lexuesve,të rastit dhe profesionalistë ,të rinj e të vjetër.
Në këtë vepër, autori nëpërmjet vargjeve mjeshtërisht ofron një thesar të çmuar të poezive që i dedikohen kulturës, historisë e qytetërimit islam.
CHF8.90E pashë hënën e re
CHF8.90 -
Përmbledhje poezish
Letërsia turke ka një veçori interesante apo më mirë të themi një pikë të fortë,që është poezia e dashurisë.Si në të kaluarën,ashtu dhe në ditët e sotme poetët i kënduan dhe i thurën vargje dashurisë ,që shpeshherë arrijnë deri në elozhe.Në këtë tufë poezish do të mund të shihni fuqinë e vargut të dashurisë përballë mallit e vuajtjes.
Në poezitë e Sabahattin Ali dashuria kujtohet përmes lotit dhe mallit.CHF7.90Përmbledhje poezish
CHF7.90 -
-
Juvenilja, poema dhe poezi
Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
CHF9.90Juvenilja, poema dhe poezi
CHF9.90 -
Flakërime dashurie
Për herë të parë vjen një përmbledhje e plotë në shqip e mençurisë poetike të Rumit. Poezia ime është si bukë Egjipti; po kaloi nata nuk hahet dot më. Haje taze, para se pluhuri ta zërë! Vendin e ka në tropikët e vetëdijes, por në këtë botë nga të ftohtit vdes. Si peshku plandoset përdhe një çast për tu bërë tërësisht pa jetë më pas. Nëse e ha duke pandehur për taze do të pikturosh shëmbëlltyra fantazi. Përfytyrimin tënd do kesh përpirë, dhe jo këto fjalë të moçme o njeri.
CHF19.90Flakërime dashurie
CHF19.90 -
Brengë, poezi të zgjedhura
Poezia e tij është përzgjedhur dhe mbledhur nga vetë autori në vëllimin Brengë.
CHF7.90Brengë, poezi të zgjedhura
CHF7.90