-
Atlas themelor i politikës
Atlasi i Politikës prezanton në një menyrë interesante një pamje të përgjithshme të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, shfaqjeve sociale dhe individuale që përcaktojnë jetën e shteteve të ndryshme dhe qyteteve të tyre dhe që përbëjne veprimtarinë politike.
Në mënyre të drejtpërdrejte dhe me realizëm, ky libër trajton format e shumta të organizimit shoqëror që qytetërimet e mëdha kanë ideuar përgjate shekujve, duke hedhur bazat e sistemeve aktuale politike.
CHF14.90Atlas themelor i politikës
CHF14.90 -
Sfidat shqiptare – analiza politike 2007-2014
Pak njerëz në botë e kanë mundësinë të lindin e të shkollohen me një sistem politik, me pas të jenë protagonistë të tranzicionit të atij sistemi dhe më pas të jenë aktorë dhe dëshmitarë të ngritjes së një sistemi krejt tjetër politik. Po nga kta edhe më pak janë ata që, duke qenë dëshmitarë dhe aktorë të drejtpërdrejtë të proceseve nëpër të cilat ka kaluar shoqëria jonë, kanë ditur të mprehin penat e tyre e të derdhin kujtimet në letrat e gazetave a revistave të kohës, me qellimin e vetëm të dokumentimit të ngjarjeve nga një përspektivë më e afërt.
CHF19.90 -
Veprat e mëdha politike
Në këtë vepër, dy autorët kanë realizuar një përmbledhje dhe interpretim të shkrimeve më të rëndësishme politike të njerëzimit duke përjashtuar periudhën e antikitetit. Autorët kanë synuar që vepra e tyre të jetë një udhërrëfyes i dobishëm për të gjithë ata që janë të interesuar në shkencat politike.
Kjo vepër u paraqet lexuesve të gjitha idetë e filozofëve më të shquar qe ata kanë shtruar në shkrimet e tyre. Vepra nis me Makiavelin për të vazhduar me një sërë autorësh të rëndësishëm si: Tomas Hobsi, Monteskjë, Xhon Loku, Tokëvili, Karl Marksi, Fridrik Engels, Leninii, Hajek etj.
CHF24.90Veprat e mëdha politike
CHF24.90 -
Histori pa pranga, shënime historike dhe politike të një nacionalisti
Autori Myrteza Bajraktari në librin e tij me shënime historike dhe politike “Historia pa pranga”, vjen me një këndvështrim të ri të historisë shqiptare, duke u bazuar në parimet nacionaliste.
CHF17.90 -
Xhemijeti dy vëllime
Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.
CHF32.90Xhemijeti dy vëllime
CHF32.90 -
Udhëkryqe politike Shqiptare ( trajtime dhe përjetime )
Ky libër është përmbledhje e shkrimeve, opinioneve dhe mendimeve të autorit, politikanit dhe ish-deputetit Shqiptar Abdi Baleta. Në këtë libër prej më tepër se 400 faqëve mund të gjeni 66 shkrimet e autori. Shkrimet dhe analizat e autorit mbetën dëshmi e gjallë dhe e kristaltë, përmes një qasje paradigmatike mbi trajektorën e zhvillimit politik shqiptar në Shqipri, Kosovë dhe Maqedoni.
CHF11.90 -
Mospajtimet politike ndërmjet sahabëve – Studim rreth pozitës së personave dhe shenjtërisë së parimeve
Lexuesve shqiptar në përgjithësi e sidomos studiuesve dhe hulumtuesve që merren me hulumtimin e çështjeve politike do të preferoja këtë libër për lexim, pasi që do të mund të njihen për së afërmi me mospajtimet politike që kanë ndodh në mes sahabëve (shokëve) , të cilin autori arab Shenkiti e prezanton me një qasje racionale, objektive, reale kundrejt asaj qasjeje të gjer tanishme të njohur në historinë islame, e ashtuquajtur si ” agresivitet emevit” apo “qerbelaizmit shi’it”.
CHF25.90