-
Zemër inteligjente – këndvështrime profetike dhe shkencore
Shkencëtarët e së kaluarës besonin se truri është burimi i të gjitha emocioneve që përjetojmë. Por, është treguar tani se emocionet tona janë shumë më të shpejta sesa procesi ynë i të menduarit dhe ato tejkalojnë procesin e arsyetimit linear të trurit për shkak të shpejtësisë së tyre. Meqenëse proceset e të menduarit të trurit janë shumë më të ngadalta se shpejtësia me të cilën shfaqen emocionet, emocionet nuk mund të jenë rezultat i një procesi normal të të menduarit të trurit.
CHF9.90 -
Udhëzime profetike mbi shërimin e zemrave
Nga Ibn Abbasi [radijallahu anhu] transmetohet të ketë thënë se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën (Sahih el-Buhari)
I Dërguari[sal- alejhi ye sel-lem] ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij se si e përdori.” (Xhamiu Tirmidhi)
Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta, por që realisht ato janë sprova. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për të, atëherë ai nuk do të jetë falenderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.
CHF14.90 -
Ylli flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” (Periudha e Mekës)
Seria e librave “Kur historia profetike më flet”. Sikur krijesat të flisnin, çfar do të thoshin për mëshirën e dhuruar! Paqa mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty! Ne jemi personazhet e historive të rrëfyera në serinë e librave që mbani në duar. Kemi patur nderin që të jemi ndër ato krijesat që kanë qenë bashkëkohëse të Profetit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të. Këtu do të shikoni e do të dëgjoni rrëfimet tona rreth asaj që kemi dëgjuar e parë në kohën e Muhamedit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi profetit tonë të dashur.
CHF2.90