-
Në tokën e tjetrit
Një top që ngjitet përkohësisht dhe ulet në tokë po brenda një përkohësie të brishtë.Pas kësaj brishtësie kohore, a ndoshta më i brishtë se koha,
një djalosh,bile fëmijë më tepër,një botë e pasur e lidhur ngushtësisht pas argëtimit që krijon ky top,(simbol i plotisë).
I shtyrë nga dëshira për lojën me topin,ky djalosh ndërmerr një aventurë fort pak të dëgjueshme.CHF9.90Në tokën e tjetrit
CHF9.90 -
Çarli përshndërrohet në pulë
Çarli Megafa ka një sekret të pabesueshëm . . .Mund të shndërrohet në kafshë. Në çdo lloj kafshe, madje:në plesht, në pëllumb, madje edhe në rinoqeront.
CHF18.90Çarli përshndërrohet në pulë
CHF18.90 -
Ajo që gjeti vetveten
Ky libër është një stuhi e jashtëzakonshme ndjenjash.
Nilyfere është personazhi kryesor e cila e gjeti vetveten dhe dashurinë e saj të vërtetë në fund të një sprove shumë mësimdhënëse
dhe të vështirë të jetës.Tani Nilyfere ka lënë gjurmë në botën tonë si ‘Ajo që gjeti vetveten’ në emër të të gjithë atyre që kërkojnë vetveten.CHF13.90Ajo që gjeti vetveten
CHF13.90 -
Ajo që kërkon vetveten
Ky libër është një rrëfim i ngjarjeve tronditëse që përjetoi një vajzë me bukuri legjendare në rrugën e famës.Historia e shkatërrimit në kthetrat e kolapsit ndërkohë që thurte ëndrrat për t’u bërë princeshë në botën marramendëse me kurorat që vinte në kokë pas konkurseve të bukurisë.
Ngjarjet misterioze që përjetoi,përpjekja për ta gjetur përsëri vetveten dhe dashuria e pastër në shpirtin e saj qëndrojnë në thelb të librit.
Libri flet për traditën, moralin, famën, tradhtinë, dashurinë dhe nga gjithë kjo tregon se fundi është që pa mbështetjen te Zoti, njeriu nuk vlen asgjë.
CHF11.90Ajo që kërkon vetveten
CHF11.90 -
HYRREMI Konkubina Moskovite
Konkubina moskovite Hyrrem një grua që ecën në rrugën e rrezikshme nga haremi në sulltanat.
Libri ‘HYRREMI’ nga autorja Demet Altinyeleklioglu është roman i bazuar në fakte historike dhe në disa personazhe reale ku autorja jonë, Demet Altinyeleklioglu shpjegon një histori të mrekullueshme të Hyrrem-it të prodhuar nga vetë imagjinata e saj. Ajo ringjall atmosferën, erën, ngjyrën, strukturën dhe hartën emocionuese të sarajit të shekullit të 16-të dhe padyshim edhe lënien gjurmë, sidomos në gjysmën e parë të shekullit të 16-të, të Lordit osman Sulltan Sulejmanit të madhërishëm.
CHF29.90HYRREMI Konkubina Moskovite
CHF29.90 -
Lumturia martesore
Ky roman flet për dashurinë dhe martesën e një vajze të re shtatëmbëdhjetëvjeçare, Masheçkës, me Sergej Mihailliçin, një burrë shumë më të madh në moshë, mik prej kohësh i babait të saj të ndjerë. Pas një lidhjeje romantike disi të trazuar, ata martohen bashkë dhe shpërngulen te shtëpia e Mihailliçit.
Me kohë, Masheçka zbulon se jeta martesore dhe ndjenjat e saj për burrin janë më të ndërlikuara nga ç’kishte menduar dhe kanë të bëjnë fare pak me nocionet e saj të mëparshme e paksa naive për martesën, prandaj edhe titulli ka një ton ironik, “Lumturia martesore”.CHF14.90Lumturia martesore
CHF14.90 -
Krahët e fluturës, një tregim mbi kalimin e vështirësive
Ky roma më ndihmoi të dilja nga vendi i fajit që vendosa vetë, si një grua e divorcuar së shpejti. Fatima është një grua e re, e cila e gjen veten të vetme dhe të humbur, pas divorcit. Ajo është duke luftuar për të gjetur vendin e saj në jetën e saj, në familjen e saj dhe në botë. Ajo po lufton si një grua, si myslimane dhe si një qenie e thjeshtë njerëzore.
CHF9.90 -
Shkolla
Ky libër flet për një realitet kohor e letrar, që ndryshe i përket gjinisë së prozës, ku brenda veprës së autorit ka kujtime të pastërta e të rralla të një kohe të përjetuar. Autori nuk i është përmbajtur teorisë së gjinisë letrare. Pra, ai ka dashur t’i përjetësojë të afërmt e tij, duke shkruar për gjyshin dhe për të afërmit tjerë. Ma vonë, këtë brumë e ka kthyer në roman historik, pra në kujtime të drejtpërdrejta që afrohen me ngjarjet e ndonjë kronike letrare. Vlerat tjera estetike duken përmes gjuhës dhe të folmes së asaj kohe. Këtu ka ngjarje të interesante dhe të drejtpërdrejta. Mandej vërehet qartë liria e mendimit dhe e shprehjes. Këtu mbisundon bota e një kohe, e cila është e veçantë me të gjitha kahjet e jetës. Por, aty ka edhe botë njohëse me diskursin fetar”.
CHF14.90Shkolla
CHF14.90 -
Isabela
Isabela është një e krishterë në Spanjën Andaluziane. Pas një bisede që ndëgjon ndërmjet dy muslimanëve i lind dyshimi mbi vërtetësinë e fesë së krishterë. Ajo ia nis dhe lexon mbi Islamin, diskuton me prifterinjët dhe familjarët e saj mbi Biblën dhe vërtetësinë e saj.
CHF9.90Isabela
CHF9.90 -
Maria
Historia e një vajze gjermane se si e pranon Islamin, nga urrejtja që ka për muslimanët dhe Islamin të cilën urrejtje e ka nga rrethi shoqëror ku jeton dhe paragjykimet e tyre, deri te admirimi dhe pranimi i Islamit nga ana e saj. Problemet që i dalin asaj nga shoqëria dhe në veçanti nga familja e saj e sidomos nëna e saj që në asnjë mënyrë nuk mund ta pranoj që vajza e saj e ka pranuar Islami.
CHF9.90Maria
CHF9.90 -
Si mundët të na lëndonit
Fjala që dëgjova ndërsa po kaloja nga lugina e të çuditshmëve. Të gjithë thoshin njëherësh, si mundët të na lëndonit? Kam parë me mijëra trëndafila të këputur e të hedhur. Kam parë tulipanë të shitur shumë lirë, Kam parë të rinjë e të moshuar të zhgënjyer, Pyetën edhe ndërsa qanin, si mundët të na lëndonit?
CHF14.90Si mundët të na lëndonit
CHF14.90