• Qytetet e Shqipërisë

    Personaliteti intelektual i Sami Frashërit ka një karakter shumëpërmasor dhe shfaqet në një moment thelbësor të ngjizjes morale dhe afirmimit politik si të kombit shqiptar ashtu dhe të atij turk . Kombe të cilët ishin në procesin e shndërrimit nga faktorë natyrorë , etnikë dhe historikë , në faktorë politiko – kom bëtarë . Dhe ky proces domosdoshmërisht kërkon , krahas dhe përtej faktorëve natyrorë e historikë që e dallojnë atë kundrejt të tjerëve , një lëvizje iluministe politiko – kulturore që shërben , ashtu si fryma për trupin fizik të një gjallori , për t’i dhënë vetë dijen dhe kuptimin identitar trupës shoqërore , si dhe për të shënuar kthesën historike në jetën kombëtare . Lëvizje të tilla promotore i kanë dhënë fizionominë spika tëse shumë kombeve europianë , dhe është fryma iluministe ajo që i dha identitetin politik kombëtar francezëve , ashtu si Risorxhi mento italianëve

  • Mençuri nga Personalitete

    Jeta është e shkurtë për ti provuar të gjitha vetë, ndaj mëso nga eksperiencat e të tjerëve. Në këtë libër janë të mbledhura mençuri nga Personalitetet të ndritura gjatë shekujve.

Kategoritë