-
Fuqia e inteligjencës shpirtërore
Shumica e njerezve ngatërrojnë konceptin e shpirtërores me fenë, kur në fakt ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Shpirtëror është të pasurit një lloj transparence që në këtë libër do ta quajmë “inteligjencë shpirtërore”. Kur një person e zotëron këtë inteligjencë shpirtërore, ai bëhet më i aftë për të përceptuar një pamje universale apo “një pamje të plotë” për veten dhe për universin më gjerësisht, si dhe për pozitën dhe qëllimin e ekzistencës së tij në këtë univers.
CHF8.90 -
Shërbimi shkalla më e lartë e përsosjes shpirtërore
Mëshira është fryti i parë i besimit.Një zemër pa mëshirë e ka humbur cilësinë dhe ndjeshmërinë njerëzore dhe e ka çuar dëm ndërgjegjen.
Fjala “bismilah”, e cila është fillimi i çdo pune të mirë dhe Fatihaja, që është surja e parë e Kuranit të Madhëruar,
fillon me emrat “Rrahman” dhe “Rrahim”, që shprehin mëshirën dhe dhembshurinë e Allahut.Edhe jetët e pejgamberëve,të sahabëve dhe dijetarëve
të nderuar janë të mbushura plot me ndodhi që shprehin mëshirë. Ndërsa një nga shfaqjet më të përsosura të mëshirës është
“dhurimi” prej të gjitha mirësive që zotërojmë, si pasuria, jeta, dija, urtësia, aftësia dhe koha.CHF6.90 -
Në brendësinë tënde, kërkime për njeriun – të dhëna shkencore dhe shpirtërore
Në brendësinë tënde vjen si orvatje për të ofruar ekstrakte njohurie të rrjedhshme e delikate. Ndonëse ato janë rezultat i qindra orëve lexim të hollësishëm të operacioneve kërkimore, për të sjellë harmoni mes fesë dhe jetës, ato janë po aq shkencore, psikologjike e racionale sa edhe religjioze, shpirtërore, jetësore të përbotshme, me një qasje përfshirëse të dokumentuar.
CHF14.90 -
Tryeza shpirtërore – vetëm islami është rruga e drejtë dhe e vërtetë
Me ardhjen e Muhamedit a.s., ndryshoi e tërë bota dhe tere kahjet e jetës morën një karakter tjetër. Ndryshoi besimi, edukata, morali, principet e përgjithshme të jetës. Që tani e tutje po fillonte të këndellej e tëre ekzistenca. Besimi në Allahun, udhëzonte jetën duke besuar sipas mësimeve qe i zbritën Muhamedit a.s. Besimi në Allahun është çështja e parë e jetës por gjithsesi duhet të jete e qarte se ai besim duhet të ndërtohet mbi parimet e shëndosha, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, e kurrsesi nuk mund të jete shije personale e kujtdo qofte. Allahu duhet të besohet vetëm sipas mësimeve qe Ai i ka zbritur dhe nëpermes Muhamedit a.s. ua ka bërë të qarta mbare njerëzimit.
CHF21.90 -
Çelësi i suksesit, një libër që prek ambicien dhe zgjon energjinë shpirtërore
Një libër që prek ambicien dhe zgjon energjinë shpirtërore.
CHF6.90