-
Fijet e shpirtit
Besniku i pa me mendje se si dy burrat me veladonë të zezë u larguan, ndërsa tërë hapësira e mendjes së Besnikut u ndriçua një një dritë jashtëtokësore. Duke u mbështjellë i tëri nga ajo dritë, ai ndjeu plagët t’i thaheshin dhe pikëllimi t’i avullohej. Po e ndjente trupin t’i çlirohej nga shtrëngimi i plagëve. Të gjitha këto figura që po më shfaqen ne kujtesë janë personazhe të historisë e të besimit tonë. Ato lëvizin nëpër kujtesën time lirisht dhe po më tregojnë rrugën. Kjo është rrjedha e fatit të njerëzimit nëpër kohë, një rrjedhë e harruar, por që zbulohet në çaste të caktuara. Ne çaste të caktuara po, po në çfarë çastesh?
CHF5.90Fijet e shpirtit
CHF5.90 -
Shpirti – err-Rruh
Lexues i nderuar! Libri Err-Rruh i Ibn Kajjimit është libri më i mrekullueshëm në temën e tij, i veçantë, i pazëvendësueshëm, i paparë në të kaluerën dhe në të tashmen me një qasje të tillë. Ai solli para lexuesit 21 studime rreth shpirtit, e pothuajse nuk mbeti që të shtohet diç më shumë. Ky libër mund të jetë edhe një studim tepër i nevojshëm për botën bashkëkohore intelektuale, e cila dëshiron të thellohet në brendinë njerëzore, në komponentët në të cilët është krijuar njeriu, ndërsa shpirti është esenca e njeriut, pa të nuk ka jetë. Por, ky libër është edhe përgjigje për shumë pyetje rreth shpirtit, të cilat mund t’i shtrojnë dijetarët islamë dhe, thënë shkurtë, është zgjidhje e shumë problematikave të hershme e bashkëkohore shpirtin.
CHF24.90Shpirti – err-Rruh
CHF24.90 -
Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
CHF24.90Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
CHF24.90